1. Që i përgjigjet numrit njëqind në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim, në një seri etj. Kilometri i njëqindtë. Dita e njëqindtë. Kabina e njëqindtë.
2. përd. em. f. Një nga të njëqind pjesët e barabarta, në të cilat është ndarë një e tërë. Një e njëqindta.
3. bised. Që i përgjigjet një numri shumë të madh, por të papërcaktuar. Ia thanë (e paralajmëruan) për të njëqindtën herë.
4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
5. si em. f., vet. ~AT (të). Periudhë prej njëqind vjetësh si moshë. I mbushi (i ka kaluar) të njëqindtat.