1. Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Organet mashkullore. anat.
2. Që është vetëm për meshkuj; kund. femëror.
3. Që është veçori e seksit mashkullor, që ka tiparet e cilësitë e një mashkulli, i tillë si prej mashkulli. Zë mashkullor. Fytyrë mashkullore. Grua tepër mashkullore.
4. bot. Që ka vetëm thekë (për lulet). Lule mashkullore.
5. biol. Që nuk pjell ose nuk lind, shterpë (për femrat e frymorëve); që nuk lidh kokrra (për bimët ose pemët). Dhi (lopë, dele) mashkullore. Grua mashkullore.
6. Që nuk prodhon (për tokën). Tokë mashkullore.
7. gjuh. Që i përket gjinisë mashkullore. Emër mashkullor.
8. let. Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.
Vajzë mashkullore krahin. vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si djalë. Gjinia mashkullore gjuh. kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor mashkullor ose një send që nga ana gramatikore merret si mashkull; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.