1. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore) që ndodhet afër folësit ose së bashku me të; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore, në numrin njëjës, që përmendet në çastin kur flasim ose që është përmendur pak më parë; kund. ai. Ky këtu. Ky libër (laps, stilograf).
2. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ai. Nga ky ose nga ai kënd vështrimi. Në këtë ose në atë rast. Në këtë ose në atë lëmë. Në këtë ose në atë anë.
3. Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën që shënohet nga emri, që është përmendur pak më parë ose në çastin kur flasim; kund. ai. Këtë vit. Këtë dimër. Këtij behari. Në këtë çast.
4. Përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar një frymor, një send etj. me një cilësi a tipar të caktuar, që është përmendur pak më parë ose për të cilin po flitet. Punëtori është ky.
5. bised. Përdoret para një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim të tij. Ky farë djali. S'e kuptoj çfarë kërkon ky djalë.