1. Shqyrtoj edhe një herë me kujdes një punë për të parë në ç'gjendje është, si është kryer puna, si janë zgjidhur çështjet e veçanta, për të vërtetuar përpikërinë e një përfundimi etj.; rishikoj me vëmendje faktet, dokumentet, gjendjen etj. për të nxjerrë në shesh të vërtetën; ushtroj kontroll mbi dikë a mbi diçka. Kontrolloj llogarinë. Kontrolloj cilësinë (sasinë) e punës. Kontrolloj biletat. Kontrolloj si shfrytëzohet koha e punës.
2. I bëj një provë nxënësit për të parë sa ka mësuar, si i ka bërë detyrat etj., i kërkoj të më thotë atë që ka mësuar. Kontrolloj njohuritë (dijet).
3. Vizitoj një të sëmurë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, aftësinë e tij për punë, nëse është shëruar plotësisht etj. Kontrolloj zemrën. Kontrolloj fëmijën.
4. Shoh një vegël, një makinë, një aparat etj. nëse është në rregull, si punon etj. Kontrolloj makinën (orën, peshën).
Nuk e kontrollon (dot) veten nuk është në gjendje të zotërojë veten, nuk di çfarë bën, s'është në vete; nuk përmbahet dot.