Yndyrë e trashë, që nxirret duke rrahur qumështin e bagëtive. Gjalpë i njomë (i freskët). Gjalpë i tretur (i shkrirë). Gjalpë i kalbur gjalpë që e ka zënë mirë kripa. Gjalpë brumës. Gjalpë lope (deleje, dhie). Gjalpë me kripë (pa kripë). Bukë me gjalpë. Qyp (kade) me gjalpë. Tret (shkrij) gjalpin. Lyej me gjalpë. Skuq me gjalpë.
Si (thika) në gjalpë pa asnjë pengesë e vështirësi, me lehtësi, si në vaj. Gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet) fj. u. shih te BIE I. Gjalpë (dhjamë, djathë i mirë) në lëkurë të qenit shih te QEN,~I. E ka (shkon, është) gjalpë e vaj me dikë ka marrëdhënie shumë të mira me dikë, i ka punët mirë me të, e ka grurë. E ka mjaltë e gjalpë (mjaltë e sheqer, mjaltë e qumësht) me dikë shih te MJALT/Ë,~I. Kërkon petulla me gjalpë shih te PETULL,~A. Bar gjalpi shih te BAR,~I I.