GISHT m.
1. Secili prej pesë zgjatimeve të lëvizshme në fund të çdo dore ose të çdo këmbe të njeriut; secila prej pesë pjesëve të dorezës, që mbulon këto zgjatime të duarve të njeriut. Gisht i shkurtër (i gjatë, i hollë, i trashë). Gishti i madh (i vogël, i mesëm). Gishti tregues (gishti i shëllirës). Gishti i unazës. Gishti i këmbëzës gishti i pushkës, gishti tregues. Gishti i veshit gishti i vogël i dorës. Gishtat e dorës (e këmbës). Gishtat e dorezave. Kyçet e gishtit. Mollëza (maja) e gishtit. Shenjat e gishtërinjve. Me të pesë gishtat. Lëviz gishtat. Ngre (çoj) gishtin. Vinin gishtin. Vinin shenjën e gishtit në letër (në vend të nënshkrimit). Prek (tregoj) me gisht. Numëroj me gishta.
2. Secili prej zgjatimeve fundore te putrat e disa kafshëve dhe te këmbët e disa shpendëve. Gishtat e majmunit (e maces). Gishtat e gjelit.
3. tek. Pjesë e një mekanizmi, që ka trajtën e një kunji të kthyer në majë. Gishti i autokombajnës. Gisht prej çeliku.
4. bised. Masë gjatësie ose vëllimi afërsisht sa trashësia e një gishti të dorës; masë a sasi shumë e vogël. Tre gisht i gjatë (i gjerë, i artë). Dy gisht ujë (verë). Dy gisht letër.
5. vet. Vijat e ngjyrave të ndryshme që ndërthuren në një pëlhurë të endur; ujëset.
6. fig. bised., përb. Vegël. Ka qenë gisht i sulltanit (i Turqisë). Ishte gisht i fashistëve. Ishte gisht i beut.
b) dyshoj për dikë. U vranë me gisht u përleshën keqas e u gjakosën; u vranë e u therën, u bë gjaku deri në gju. Zgjat gishtërinjtë (krahët, duart) keq. shih te ZGJAT. I ra me gisht të madh një pune e bëri shpejt e shpejt sa për të kaluar radhën, e bëri shkel e shko. E di (e njoh) në majë të gishtave e di shumë mirë diçka. Për dy gisht ballë shih te BALL/Ë,~I. Eci në majë të gishtave eci ngadalë e lehtë, pa u ndier. Erdhën (dolën) gisht pas gishti njëra çështje nxori tjetrën, dolën me radhë njëra pas tjetrës. Sa t'i futësh gishtat në sy shih te SY,~RI. Janë sa gishtat e dorës janë fare pak, numërohen me gisht. Janë si gishtat e dorës janë të lidhur, të bashkuar fort njëri me tjetrin. Është me gjashtë gishta shih te GJASHTË. Është për të lëpirë gishtat shih te LËPIJ. I dha një gisht mjaltë dikujt i dha një ryshfet të vogël dhe e bëri për vete, e ëmbëlsoi me një peshqesh të vogël, i dha një kockë. Japin e marrin me gishta janë të zgjuar e të shkathët, e kuptojnë njëri-tjetrin vetëm me shenja. E ka unazë në gisht shih tek UNAZ/Ë,~A. E lau me majë të gishtit një punë shih te MAJ/Ë,~A. Nuk luan as gishtin e dorës (e këmbës) shih te LUAJ. Mbeti (ngeli) me gisht në gojë
a) mbeti pa asnjë mjet jetese, pa gjë, duarthatë; mbeti pa asnjë ndihmë e përkrahje; s'i mbeti asgjë nga ato që kishte ose s'i takoi asgjë nga diçka që u nda midis disa vetave;
b) mbeti i habitur nga diçka e papritur;
c) mbeti i turpëruar. E mban (e ka) gishtin në këmbëz (rri me gisht në këmbëz) shih te KËMBËZ, ~A. Mbeti si gisht i lëpirë shih te LËPIRË (i, e). E rrëzoi (e hodhi) me një gisht e rrëzoi shumë lehtë, pa përdorur fare forcë. E sjell (e luan) në majë të gishtit (të gishtave) dikë e vërtit nga të dojë e si të dojë, e sjell si lodër në duart e veta. I vë gishtin kokës (vë gishtin në kokë) shih te KOK/Ë,~A. Vë gishtin (dorën) në plagë shih te PLAG/Ë, ~A. E vura gishtin në tëmth shih tek TËMTH,~I. S'e vë as në majë të gishtit dikë as që mund të krahasohet me mua; nuk hahet dot ai me mua, s'dua t'ia di fare për të. Nuk i vjen (nuk i afrohet) as te gishti (as te thoi) i këmbës është shumë prapa tij, qëndron shumë më poshtë se ai, as që mund të krahasohet me të (për nga cilësitë e mira, për nga zotësia, trimëria etj.). S'janë të gjithë gishtërinjtë njësoj s'janë të gjithë njerëzit njësoj nga vetitë, nga aftësitë, nga sjelljet etj. Po i dhe (po i zgjate) gishtin, të merr (të rrëmben) dorën e shfrytëzon ndihmën, përkrahjen që i jep a një lëshim të vogël që mund t'i bësh për të nxjerrë përfitime të reja, për të rrëmbyer prej tjetrit më shumë sesa i takon, për të kërkuar lëshime gjithnjë e më të mëdha. Kam (marr, jap, ha) një majë gishti shih te MAJ/Ë,~A. Lëpi mjaltin, po mos e ha gishtin! fj.u. shih te MJALT/Ë,~I. E mban gishtin (dorën) në çark të pushkës shih te ÇAR/K,~KU. Mbyte në një gisht (pikë, lugë, gotë, filxhan) ujë mospërf. shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) në një (në dy) gisht ujë është shumë i zoti, të merr gjak në vetull. Mos e prek në bisht, se te ha në gisht! fj.u. shih te BISHT,~I. Vëri gishtat (majat) nga ke thembrat! shih te THEMB/ËR,~RA. Lule gishti bot. luletogëz.