Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
WiktionaryFjalori e Lirë
Kërkoni

diafragmë

Nga Wiktionary

DIAFRAGMË f.

1. anat. Cipë e hollë muskulore, që ndan zgavrën e kraharorit nga zgavra e barkut (te njeriu dhe te kafshët gjitare), mish i varfër; organ a pjesë e një organi në trajtën e kësaj cipe, që ndan dy hapësira. Lëvizjet e diafragmës. Diafragma e hundës. Diafragma e veshit.

2. spec. Cipë a pllakë e hollë që ndan dy hapësira; membranë. Diafragma e telefonit.

3. opt. Mekanizëm i posaçëm që kufizon hyrjen e tufës së rrezeve të dritës në objektivin e një mikroskopi, e një aparati fotografik etj. Diafragma e aparatit. Hapja e diafragmës. Zvogëlon (zmadhon) diafragmën.

Marrë nga "https://sq.wiktionary.org/w/index.php?title=diafragmë&oldid=107098"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2026 Movatter.jp