Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
WiktionaryFjalori e Lirë
Kërkoni

burg

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Burgm.sh. -

  1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar ngagjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit.Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu.
  2. krahin.Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish.Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).
  3. shihburgim,~i 2.Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
  4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve.Burg fashist. Burg popujsh.
  5. Errësirë e madhe,terr i madh.U bë (është) burg.
  6. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.
  • Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta.Ia bëri udhën (rrugën) burg
a) ia zuri dritën e s'e lë të shohë udhën;
b) ia errësoi punën e s'e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t'ia mbajë.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
Marrë nga "https://sq.wiktionary.org/w/index.php?title=burg&oldid=123069"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp