barm.sh. -
- bot.Bimë zakonisht njëvjeçare, me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë tëgjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim përkafshët;përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë;lëndinë.Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar.
- fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka farekripë.
- Bar helmues shfaqje e mbeturinave ose e ndikimeve të një ideologjie të huaj e reaksionare; mbartësi i një ideologjie të huaj e reaksionare. Bar i keq të meta, vese e koncepte të dëmshme që pengojnë mbarëvajtjen e punës; ai që ka këto të meta, vese e koncepte. Me bar e me gjethe me të gjitha ç`kam; kokë e këmbë. E bëri bar e rrënoi, e shkretoi, e la pa gjë prej gjëje. E hëngri barin (livadhin, çairin) shih te HA. Nuk ha bar (kashtë)shih teha. E ka mbuluar bari (ia ka mbuluar varrin bari) ka vdekur prej kohësh, prej kohësh nuk është më. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe, në sy) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti. I mbiu bari në faqe ka shumë kohë që po pret. Ç'i shtie bar! përb. ç'ia var, mos u merr me të! E bëri të hante barpërb. e vuri poshtë, e mposhti. Fluturon me një fije bar përçm. i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. E ha barin pa shkopkeq. shih teshkop,~i. I dha barin e ballkotit dikujtshih teballkot,~i. Mbledh me bar blete mbledh në shtëpi një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke i joshur me diçka. Kërkon gjilpërën (qimen) në bar (në kashtë, në mullar)shih tegjilpërë,~a. E la tokën bar e la tokën djerr, pa punuar. Zë peshk në bar është shumë i shkathët, është shumë i zoti, bën të pamundurën. Më zuri goja bar (erë) jam fare vetëm, s'kam me kë të ndërroj dy fjalë. I vajti bari sa hanxharishih tehanxhar,~i. I zëntë shtëpia (oborri) bar! mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë, u shoftë megjithsej, iu shoftë pragu. S'di gomari ç'është barimospërf. shih tegomar,~i. Prit gomar të mbijë bar!shih te gomari. S'e lë hunda të hajë (të kullotë) bartall. shih tehundë,~a. Zog bari zool.shih tezog,~u.
IIm.sh. -
- Lëndë e përgatitur posaçërisht për mjekimin a parandalimin e njësëmundjeje ose për shërimin e një plage,ilaç; bimë ose pjesë e një bime, e përgatitur në një mënyrë të caktuar, që përdoret për mjekime.Bar qetësues (mjekues, nxitës). Bar i hidhur. Bar pluhur (me kokrra). Bar kundër gripit (kundër helmimit). Bar plakash. Recetë barnash. Shishe me bar. Pi barin. I jap një bar.
- Lëndë kimike, zakonisht helmuese ose meerë të keqe, që përdoret për të zhdukur a për të larguar insektet e kafshët e dëmshme.Bar mole (lëkurësh) naftalinë. Bar pleshtash. Bar tartabiqesh. Bar morri. Bar miu (minjsh).
- fig. Mjet a mënyrë që ndihmon për të kapërcyer një fatkeqësi, për të dalë nga një e keqe a vështirësi ose për të harruar një hidhërim etj.Kërkon barin. Ia gjeti barin. S`ka bar për këtë.
- Bar djathi farë djathi që bëhet nga mullëza e qengjit; farë djathi. Bar dhëmbësh pastë dhëmbësh. Bar kulaçi sodë buke.
IIIm.sh. -Lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.Bar veror.
IVm.sh.fiz. - Njësi e matjes sështypjesatmosferike.Shtypje një bar.[1]
- ↑Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0