Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
WiktionaryFjalori e Lirë
Kërkoni

a

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Alfabeti :A |B |C |Ç |D |DH |E |Ë |F |G |GJ |H |I |J |K |L |LL |M |N |NJ |O |P |Q |R |RR |S |SH |T |TH |U |V |X |XH |Y |Z |ZH-

A II lidh.

  • 1. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Sot a nesër. Shpejt (herët) a vonë. I vogli a i madhi. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s'bën? Vjen a s'vjen? E di a s'e di?
  • 2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s'e ka ditur, a e ka harruar.
  • 3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo. Këndonte a s'këndonte. Qante a s'qante. Binte a s'binte shi.
  • Pak a shumë shih te PAK.

A III pj.

  • 1. Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit a të dyshimit që nënkupton a jo. A do të vish? A më kupton? A e mban mend? A je mirë? A ka? A mos e di? A thua? A ka gjë më të rëndë? A nuk e di ti? A do të vijë ajo ditë? A je, si je? pyetje, që përdoret në vend të përshëndetjes, kur takohen dy veta.
  • 2. Përdoret në krye të njërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve. Pyete, a do të bëhet tani mbledhja, apo u shty. Shih a erdhën, apo s'duken ende.
  • 3. Përdoret zakonisht në fund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qesëndi, zemërim, miratim etj.; ë. Nuk e paske, a? Po lahet, a? S'e dashka, a?
  • 4. Përdoret zakonisht në fillim të fjalisë për të theksuar përçmimin, qesëndinë ose ironinë; ama. A, për ujë që qenka! A, për burrë që qenka!
  • A thua se ... sikur.

A IV pasth.

  • 1. Përdoret për të shprehur habi kur ndodhemi papandehur përpara një të papriture; ah. A, kush qenka!
  • 2. Përdoret për të theksuar shprehjen e gëzimit të kënaqësisë, të miratimit etj.; ah. A, sa e bukur qenka!
  • 3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. A, sa më dhemb! A, në të zënça!
  • 4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. A, mos e pyeti. A, jo, nuk jam në një mendje me ty. A, këtë dashke ti!
  • 5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonisht të afërt a të njohur, me fjalë a me shprehje që kanë ngjyrime emocionale. Mirë, a derëbardhë! Ç'u bëre, a i vrarë! Mirë, a të keqen nëna!
  • 6. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. A, po, m'u kujtua.


Në gjuhët tjera

[redaktoni]

Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Anglisht -a
Gjermanisht -a
Frëngjisht -a
Polonisht -a
Japonisht -a
Hollandisht -a
Italisht -a
Suedisht -a
Portugalisht -a
Spanisht -a
Kroatisht -a
Arabisht -a
Greqisht -a
Boshnjakisht -a
Persisht

Rusisht
Kinezisht -a
Finlandishte -A
Norvegjisht -a
Esperanto
Danisht -a
Sllovakisht -a
Hebraisht
Çekisht -a
Hungarisht -a
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht -A

Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht -a
Indonezisht -a
Bullgarisht
Turqisht -a
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht -a
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Marrë nga "https://sq.wiktionary.org/w/index.php?title=a&oldid=149206"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp