COVID-19 është një pandemi ende në zhvillim e sipër që nisi në vitin 2019 në rajonin e Uhanit në Kinë. Simptomat e zakonshme përfshijnë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Për sa kohë virusi është rreth nesh dhe popullsia nuk ka imunitet dhe nuk ekziston vaksinim apo terapi kuruese, një përqindje e lartë - ekspertët thonë 60% deri në 70% e popullsisë - do të infektohen, për aq kohë sa situata mbetet e pandryshuar.[1]
Dhe meqë ra fjala,virusi. Ata po punojnë fort. Duket se në prill, e keni parasysh, teorikisht, kur bëhet pak më ngrohtë, ai mrekullisht ikën. Shpresoj të jetë e vërtetë.[2]
Gjendje e çuditshme por e detyrueshme për t'u mbrojtur nga korona dhe për të mos u kthyer në transportues dhe në transferues i një halli të madh në trupin e të afërmve dhe, ruajnaZot, i vetë vdekjes së atyre që mund të na afrohen.[3]
Edi Rama, referuar masave të ndërmarra për mbrojtjen ndaj epidemisë.
Si mundemi ne t'i frikemi kështu një grimce pafundësisht më të vogël se një grimcë rëre dhe t'i harrojmë kreshnikët e maleve apo trimat e luftrave prej të cilëve ne rrjedhim dhe të cilëve u këndojmë këngë apo u bëjmë nderime? E pra ja që korona nuk bën shaka.[4]
Edi Rama, referuar masave të ndërmarra për mbrojtjen ndaj epidemisë.
Kjo epidemi, e cila po prek të gjitha kontinentet dhe po godet në të gjitha vendet evropiane, është kriza më e rëndë shëndetësore që ka goditurFrancën në një shekull.[5]
I kam bërë një mesazh ministres që më ka gati për çdo gjë. Ne kemi bërë shkollë për mjekësi, kemi bërë një betim, i kemi shërbyer këtij populli për 50 vjet, tani që situata na kërkon ne, tani duhet të shkojmë. A thamë që është luftë? Do të shkojmë në luftë![6]
Ylli Ziçishti, referuar thirrjes së qeverisë për vullnetarë nga mjekët në pension për luftimin e COVID-19.
^Doyle Mcmanus (26 shkurt 2020)."Trump's dangerous message on coronavirus" [Mesazhi i rrezikshëm i Trumpit për virusin koronar].Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më3 mars 2020.