Yoko Kanno(菅野 よう子,Kanno Yōko?, lindur më 18 mars, 1963) është një kompozitore dhe muzikante japoneze e njohur më mirë për punën në këngët e prapavijës së filmaveanime, serive televizive, filmave, video lojërave, dhe reklamave televizive.
I përketMeow on the Bridge (zyra muzikore) dhe Captain Duckling Records (etiketa muzikore). Ajo ka lindur nëSendai, Prefektura Miyagi, Japoni. Ajo ka shkruar kompozime përCowboy Bebop,Darker than Black,Macross Plus,Turn A Gundam,The Vision of Escaflowne,Ghost in the Shell: Stand Alone Complex,Wolf's Rain,Kids on the Slope dheZankyō no Terror, dhe ka punuar me regjisorëtYoshiyuki Tomino,Shinichirō Watanabe dheShōji Kawamori.[1] Kanno ka kompozuar gjithashtu muzikë për artistët e muzikës Maaya Sakamoto dhe Kyōko Koizumi. Ajo luan në tastierë dhe është vokalistja kryesore eSeatbelts, të cilët performojnë shumë nga kompozimet dhe muzikat e Kanno.
Yoko Kanno lindi më 18 mars 1963 në Sendai, Japoni. Përvojat e saj më të hershme me muzikën vijnë nga pjesëmarrja në kishë me prindërit e saj.[2] Ajo studioi tastierë nga një moshë e re, piano në shtëpinë e saj dhe organo në kopshtin e fëmijëve. Në shkollën fillore, ajo filloi të merrte pjesë në konkurset e kompozimit, por në shkollën e mesme, Kanno filloi të interesohej më shumë nëletërsi sesa në muzikë.[2]
Pas shkollës së mesme, Kanno studioj në Universitetin Waseda ku u diplomua në letërsi. Në kohën e saj të lirë, ajo do të transkriptonte muzikë për grupe të ndryshme studentësh në Waseda. Prindërit e Kanno, e kishin lejuar atë vetëm të dëgjonte muzikë klasike, dhe ishte gjatë kësaj kohe që Kanno, u njoh me ritmin nga një mik i saj që luante bateri në një grup shkollor.
Temat e prapavijave muzikore të Yoko Kanno përfshijnë "Kiseki no Umi" (Lodoss War), "Voices" (Macross Plus), "Tank!" (Cowboy Bebop), "Yakusoku wa Iranai" (Escaflowne), "Gravity" (Wolf's Rain), "Inner Universe" (Ghost in the Shell: Stand Alone Complex) dheGhost in the Shell: Stand Alone Complex O.S.T.
Ajo ishte anëtarja kryesore e grupit të quajturSeatbelts, i cili u riorganizua në vitin 2004 për të kompozuar prapavijën muzikore të video lojësCowboy Bebop tëPlayStation 2, e lëshuar në Japoni në vitin 2005.
{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!){{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)