Kjo është një faqe e përgjithshme mirëpritëse për vizitorët në Wikipedia. Për kontribuesit ambiciozë, shihni edhe këtë
udhëzues.
"Imagjino një botë në të cilën secilit person të vetëm në planet i jipet qasje e lirë shumës e të gjithë dijes njerëzore. Kjo është se çka po bëjmë."—Jimmy Wales Wikipedia është njëprojekt për të krijiuar njëenciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj vullnetarë nga e tërë bota. Wikipedia është një faqeWikiWiki. Kjo do të thotë se kushdo mund të ndryshojë vetë çdo faqe, me përjashtim të atyre që janë të mbrojtura nga administratorët për shkak tëvandalizmit(shikonifaqet e mbrojtura). Klikoni thjesht mbi lidhjenRedakto, e cila zakonisht gjendet lart në anën e djathtë të çdo faqeje.
Hapat e para për krijimin e një enciklopedie të lirë në gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni amerikan i ashtuquajturWikimedia Foundation. Varianti shqiptar i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën:http://sq.wikipedia.org.
Gjithçka tek Wikipedia është nënliçensënGNU Free Documentation License (GFDL). Kontribuesit mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për t'u përdorur dhe redaktuar sipas kushteve tëGFDL. Shikoni edhe faqen mbitë drejtat e autorit.