Kjo është njëfaqe informative. Nuk është ndonjë prejpolitikave dhe udhëzimeve të Wikipedias, por ka për qëllim të përshkruajë ndonjë aspekt të normave, zakoneve, hollësive, apo praktikave të Wikipedias. Mund të reflektojë nivele të ndryshme tëmarrëveshjes dheshqyrtimit. |
Mbrojtja nga ndryshimet në pritje është një mjet për të shtypur e zvogëluar vandalizmin e shqetësime të ndryshme të përsëritura në Wikipedia. Ai lejon një përdorues i mbështeturnë besim të mirë të modifikojë një shqyrtim. Ky mjet, i destinuar për redaktimin artikujve që modifikohen nga përdorues të rinj ose të paregjistruar, mund të përdoret si një alternativë mbrojtjeje për të lejuar përdoruesit e paregjistruar dhe të rinj të modifikojnë faqet dhe i fsheh ato nga shumica e lexuesve derisa të kontrollohen nga një kontrollues i Wikipedia-s. oseadministrator.
Kur 1 faqe në pritje redaktohet nga njëredaktues i paregjistruar (i quajtur gjithashtu "redaktues IP") apo njëpërdorues i ri, redaktimi nuk duket dhe nuk shfaqet menjëherë te lexuesi në Wikipedia derisa të shqyrtohet dhe kontrollohet nga nga një redaktues që gëzon priviligjet e kontrolluesit.
Këto ndryshime mund të shihen në historikun e faqeve me shënimin "rishikim në pritje". Kur artikulli rishikohet dhe shfaqet për publikun e gjerë, përdoruesit e regjistruar shohin rishikimin e fundit të artikullit me të gjitha ndryshimet e aplikuara. Kur redaktorët që nuk janë rishikues bëjnë ndryshime në një artikull me ndryshime të pashqyrtuara në pritje, modifikimet e tyre gjithashtu shënohen si "rishikim në pritje" dhe nuk shihen nga shumica lexuesve derisa të rishikohen.
Si përdoruesit e regjistruar ashtu edhe ata të paregjistruar që klikojnë në opsionin "redakto këtë faqe" modifikojnë versionin e fundit si zakonisht.
Ndryshimet në pritje mund të përdoren për të mbrojtur artikujt nga vandalizmi, shkeljet e politikës së biografive të personave që jetojnë dhe shkeljet e të drejtave të autorit.
Administratorët përdorin mjete të ndryshimeve në pritje për faqet që janë subjekt i vandalizmit të vazhdueshëm, shkeljeve të politikës së biografive sidomos për njerëz që jetojnë ose futjes së përmbajtjes që shkel të drejtën e autorit. Mbrojtja nga ndryshimet në pritje nuk duhet të përdoret si masë parandaluese kundër shkeljeve që nuk kanë ndodhur dhe as nuk duhet të përdoret për t'i dhënë priviligje përdoruesve të regjistruar ndaj përdoruesve të paregjistruar në mosmarrëveshjet e përmbajtjes.
Përveç kësaj, administratorët mund ta zbatojnë mbrojtjen e përkohshme të ndryshimeve në pritje në faqet që janë subjekt vandalizmi ose ndërprerjes së rëndësishme, por të përkohshme (për shembull, për shkak të vëmendjes së medias), kur bllokimi i përdoruesve individualë nuk është një opsion i mundshëm. Ashtu si me format e tjera të mbrojtjes, afati kohor i mbrojtjes duhet të jetë proporcional me problemin.
Procesi i shqyrtimit të artikujve ka për qëllim të kontrollohet sa më shpejt dhe të sigurojë që modifikimet nuk përmbajnë:
Kontrolluesit janë përdorues me përvojë, të cilëve u jepet aftësia për të pranuar ndryshimet e përdoruesve të tjerë. Ata kanë një nivel të ngjashëm besimi me ata që rikthehen, kurse administratorët kanë të drejtën e recensuesit. Kontrolluesit duhet ta njohin vandalizmin, të jenë të njohur me politikat e përmbajtjes, siç është politika për artikuj biografikë dhe të kenë një nivel përvoje në redaktimin e Wikipedia-s. Rekomandohet leximi i udhëzuesit të rishikimit, ku procesi i rishikimit dhe pritshmëritë për një recensues janë të detajuara.
Kontrolluesit dhe administratorët do të shohin një baner të verdhë të listës vëzhguese në listën e vëzhguese sa herë që ka një modifikim në pritje për rishikim.
Pranimi i një modifikimi nga një kontrollues nuk është një miratim i modifikimit. Ai tregon se redaktimi është kontrolluar për probleme të dukshme si më sipër.
Më poshtë është një listë e diskutimeve dhe sondazheve të kaluara në lidhje me veçorinë Ndryshimet në pritje: