Artikujt e përkryer janë artikuj të vlerësuar nga komuniteti i Wikipedia-s shqip si ndër më cilësorët. Ata përmbushin
standarde të larta në përmbajtje, burime dhe materiale multimediale dhe shërbejnë si shembuj për artikujt e tjerë. Për të marrë këtë vlerësim, një artikull duhet të kalojë përmes
procesit të kandidimit. Artikujt e përkryer ekzistues që nuk i përmbushin më kriteret mund të
rivlerësohen për të siguruar cilësinë e tyre të vazhdueshme.
Një yll i artë (
) në cepin e sipërm djathtas të një artikulli tregon se ai është njohur si i përkryer nga komuniteti. Gjithashtu, nëse një artikull është vlerësuar në këtë mënyrë në një gjuhë tjetër, ylli i artë shfaqet pranë asaj gjuhe në shiritin anësor.
Aktualisht, Wikipedia shqip ka104.692 artikuj, nga të cilët43 janë cilësuar si të përkryer(0.04%).Është vetëm1 kandidaturë e hapur dhe15 artikuj janë në proces rivlerësimi(0.29%).