Një faqe dorëshkrimi veterinar nga shek. XIV Një ekzaminim i syrit të macës nga një veterinar
Veterinaria është dega emjekësisë që merret me parandalimin, kontrollin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe dëmtimeve tekafshët. Së bashku me këtë, ajo ka një rëndësi të madhe për mbarështimin dhe rritjen e kafshëve,blegtorinë,zooteknikën, shumimin, hulumtimet përkatëse shkencore mbi ushqimin dhe zhvillimin e produkteve. Shtrirja e mjekësisë veterinare është e gjerë, duke mbuluar të gjitha llojet e kafshëve, të zbutura dhe tëegra, me një gamë të gjerë kushtesh të cilat mund të prekin specie të ndryshme.
Mjekësia veterinare praktikohet gjerësisht, si me ashtu edhe pa mbikëqyrje profesionale. Kujdesi profesional drejtohet më së shpeshti nga një mjek veterinar (i njohur gjithashtu si një veteriner, mjek i kafshëve ose kirurg veterinar), por edhe nga punonjës paraveterinerë të tillë si infermierë ose teknikë veterinarë. Kjo veprimtari mund të përfshijë edhe profesionistë dhe specializantë të tjerë si p.sh. fizioterapeut apostomatolog i kafshëve,nallban (mbathës kuajsh), etj..
Shkenca veterinare ndihmon edhe shëndetin e njeriut përmes monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve zoonotike (sëmundje infektive që transmetohet nga kafshët tek njerëzit), sigurisë ushqimore dhe indirekt përmes aplikimeve njerëzore nga kërkimet themelore mjekësore. Ato gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e furnizimit me ushqim përmes monitorimit dhe trajtimit të shëndetit të bagëtisë dhe shëndetit mendor duke mbajtur kafshët shtëpiake të shëndetshme dhe me jetë të gjatë. Shkencëtarët veterinarë shpesh bashkëpunojnë meepidemiologë dhe shkencëtarë të tjerë të shëndetit ose të natyrës, në varësi të llojit të punës. Shikuar nga aspekti etik, veterinerët zakonisht janë të detyruar të kujdesen për mirëqenien e kafshëve. Veterinerët diagnostikojnë, trajtojnë dhe ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të sigurta dhe të shëndetshme.