
Rumania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në botë – në vitin 2009 ajo prodhoi rreth 610.000 tone tëverës. Në vitet e fundit, Rumania ka tërhequr shumë biznesmen evropianë dhe blerës të verës, për shkak të çmimit të volitshëm të vreshtave dhe verës krahasuar me vende e tjera si Franca, Gjermania, dhe Italia.[1]

Rumania ka një nga traditat më të hershme në botë për bërjen e verës, vreshtaria e saj daton që para 10000 vjetësh.[2] Për shkak të verërave të nxehta dhe të thata, lokacioni është mjaft i suksesshëm dhe vreshtat lulëzojnë. Që nga mesjeta, verë është pije alkoolike tradicionale e rumunëve.
Më vonë, gjatëmesjetës, saksonët që emigruan në Rumani, sollën fara të ndryshme të rrushit gjerman. Gjithsesi, nga shekulli i 19-të, shumica e këtyre u zëvenësuan me rrush ngaEvropa Perëndimore.[3]
Në vitet e 1880-ta, filoksera (një lloj insekti që sulmon rrënjët e vreshtave) arriti në Rumani ngaAmerika Veriore. Filokserat spastruan shumicën e vreshtave nëEvropë, duke përshirë edhe Rumaninë. Eventualisht, shumë nga vreshtat rumune u zëvendësuan nga ato të importuara ngaFranca dhe kombe të tjera siMerlot,Chardonnay, dhePinot noir.
Në vitin 2008, Rumania ishte në vendin e 12-të për nga prodhimi i verës në botë,[4] dhe, në vitin 2009, në vendi e 11-të.

{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!){{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!){{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!){{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)