Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Vangjush Furxhi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Page version status

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqeje

This is thestable version,checked on12 janar 2026.1 pending change awaits review.

StatusiKthjellët

Vangjush Furxhi (Korça, 24 mars 1943;Tiranë më 26 gusht 2001) ishte aktor i famshëm shqiptar.

Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorinEsat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gjatë karrierës së tij artistike interpreton një sërë rolesh në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi, ku mund të përmendim rolin e Arifit në filmin "I Teti në bronx" (Viktor Gjika, 1970), Peliçeli tek "Malet me blerim mbuluar" (Dhimitër Anagnosti, 1971), Kiço tek "Njeriu i mirë" (I.Muço, K. Mitro 1982), Besian Vorpsi tek "Të paftuarit" (Kujtim Çashku, 1985), si edhe rolet e spikatura në filmat televizivë: Xanini tek "Plumba perandorit" (Mevlan Shanaj, 1980), Latif Bora "Agimet e stinës së madhe" (Albert Minga, 1981). Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit.Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Padiskutim është një nga aktoret me te mirë shqiptar. Ndahet nga jeta në vitin 2001.

Filmografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

1-Të paftuarit (1985) Besian Vorpsi

2-Vendimi (1984) Telegrafisti

3-Shirat e vjeshtës (1984)..........Astriti

4-Dora e ngrohtë (1983) Hetuesi

5-Era e ngrohtë e thellësive (1982) Sekretar Mihali- film televiziv.

6-Njeriu i mirë (1982)......Kiço

7-Shokët (1982) Bujari, Sekretari i Partisë

8-Agimet e stinës së madhe (1981)....Latif Bora

9-Gëzhoja e vjetër (1980).... Kryehetuesi

10-Plumba perandorit 1980

11-Kur zbardhi një ditë (1971)

12-Malet me blerim mbuluar (1971)..... Peliceli

13-I teti në bronx (1970)............ Arifi

14-Montatorja (1970) .................Agimi

15-Oshëtimë në bregdet (1966)

Referimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

    Lidhje të jashtme

    [Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

    Yje të skenës - VANGJUSH FURRXHI (1943-2001) - (shiko në youtube)

    Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Vangjush_Furxhi&oldid=2888528"
    Kategoritë:

    [8]ページ先頭

    ©2009-2026 Movatter.jp