Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Ura e Mirkadimit

Coordinates:23°32′53″N90°28′38″E / 23.548080°N 90.477274°E /23.548080; 90.477274
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e Mirkadimit
Map
General information
ClassificationMonument
ManagementDepartamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit

Ura e Polghatës oseUra e Mirkadimit është një monument i vjetër mbi kanali i Mirkadimit, e vendosur në një vend të quajtur Rampal në rrugën Abdullahpur të fshatit Panam Polghata, upazila Tonxhibari e distriktit të Munshiganxhit, që është njëmonument arkeologjik në divizionionin e DhakësBangladesh.[1]

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Ana tjetër e urës

Data e saktë e ndërtimi të urës nuk dihet, por besohet se është ndërtuar mes viteve1757 dhe1800 nga Mir Xhumla gjatëPeriudhës Mogule. Banorët vendas e njohin atë si Ura e Polghatës. Banorët vendas tregojnë shumë legjenda dhe mite për të, p.sh.: se ajo është ndërtuar nga zogj-xhinde, se ajo është ndërtuar në sekret, se atë e ndërtuan qënie të padukshme gjatë natës së Baisakhi Purnimas etj.[2]

Gjatë Periudhës Mogule, në Bengal u ndërtuan shumë ura. Mir Xhumla, subahdari (guvernatori) i Bengalit gjatë mbretërimit tëAurangzebit ndërtoi dy ura për të përmirësuar komunikimin ngaFortesa e Idrakpurit në Fortesën e Musa Khanit në Dohar. Njëra prej tyre është Ura e Mirkadimit, ndërsa tjetra është "Ura Talta", që u hodh në erë nga një bombë angleze gjatëLuftës së Dytë Botërore.[2]

Përshkrimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Tabela e Departamentit të Arkeologjisë te ura

Fshati Panam Polghata ndodhet në upazilën Tonxhibari, gjendet 8 km (5.0 mi) në veri-perëndim të qytetit të Munshiganxhit. Ura e Mirkadimit gjendet në fshatin Panam Polghata në kanalin e Mirkadimit, hendekut kufitar të qytetit të vjetër të rrënuar tëBikramapurit. Ajo ka saktësisht të njëjtën pamje siUra e Panamit e vendosur nëSonargaon, megjithëse Ura e Mirkadimit është më e gjatë. Ajo është 52.42 m (57.33 yd) e gjatë[3], 30 ft (9.1 m) e lartë dhe 16.6 ft (5.1 m) e gjerë. Trashësia e mureve të urës është shumë e madhe, 5.5 ft (1.7 m).[2]

Ajo ka tre harqe, ku harku i mesëm është më i madh. Përmes këtij harku mund të kalojnë akoma varkat. Gjatë stinës së shirave, uji poshtë urës arrin deri në strukturën e urës, ndërsa në stinën e thatë, pjesa e poshtme e saj e këmbëve të saj del në sipërfaqe. Për ndërtimin e saj është përdorur gëlqere surki. Modeli i saj është modifikuar mjaft për shkak të rinovimit në kohë të ndryshme të saj. Tashmë ura mirëmbahet nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.[4]

Galeri Pamjesh

Shiko gjithashtu

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Khandakar Mahmudul Hasan (2018).Prachin Banglar Anache Kanache (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 176.
  2. ^abcS. M. Eftakher Alam; Shahriar Hasan Mridha Ratul (prill 2020)."Establishment of Historical Bridges in Bengal: Alignment Exploration with Contextual Geography".Interantional Journal of Engineering, Applied and Management Sciences Paradigms (IJEAM) (në anglisht).54 (11): 11–29.ISSN 2320-6608.
  3. ^Khandakar Mahmudul Hasan.Banglar Purakirtir Shondhane (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 63.
  4. ^"Top 5 Historical Bridges in Bangladesh".bd-info.com (në anglisht). 16 maj 2023.[lidhje e vdekur]

Bibliografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka media në lidhje meUra e Mirkadimit.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ura_e_Mirkadimit&oldid=2764614"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp