Në mesin e shekullit XIV,osmanët filluan të bashkojnëAnadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën eEvropës juglindore, Azisë perëndimore dheAfrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re.Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimit (1520–1566) tësulltanSylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe pati ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heqë dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma eTanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave dhe të ndalojë shpërbërjen e perandorisë.[21] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u pezullua nga sulltanAbdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer ngaxhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit,Bullgaria shpalli pavarësinë dheAustro-Hungaria aneksoiBosnjën dhe Hercegovinën.Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit për të filluarLuftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës sëterritoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndajmyslimanëve osmanë nëGadishullin Ballkanik që ngaLufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtin e shtetit osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, të cilët vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore nëLuftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërbë në disa shtete të reja.[22]
Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur ngaMustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundraFuqive Aleate pushtuese, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[23]
Fjalë grekeTourkia (greqisht:Τουρκία) është përdorur ngaperandori bizantinKonstandini VII Porfirogjeni në librin e tij "Mbi administratimin e Perandorisë" (latinisht:De Administrando Imperio),[29][30] edhe pse ai me fjalën "turq" gjithmonë ai iu referuamagjarëve.[31] Në mënyrë të ngjashme edhe Perandoria mesjetare Hazare, një shtet turkik në brigjet veriore tëDetit të Zi dheLiqenit Kaspik, njihej siTourkia ("Vendi i turqëve") në burimet bizantine.[32]Perandoria Osmane shpesh njihej siTurqi osePerandoria Turke në mesin e bashkëkohësve evropian të saj.[33]
Turqia është një vend që shtrihet në dy kontinente në atë Evropian dhe Aziatik. Është i rrethuar nga veri me Detin e Zi, nga jugu me Detin Mesdhe dhe perëndim me Detin Egje. Në veriperëndim ndodhetDeti Marmara. Teritori aziatik i Turqisë kufiziohet me Gjeorgjinë, Armeninë dheAzerbajxhani në verilindje; Irani në lindje, Iraku dheSiria në jug. Teritori europian kufizohet me Greqinë e Bulgarinë.
Në Turqi mbizotëron vargmali euroaziatik që shtrihen nga lindja a perëndim: me malinPontici dhe përfundon me malin Tauro. Maja më e lartë është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag, Karabuk e Bozdaglar.
Lumi më i rëndësishem është Tigri e Eufrat, të cilit i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz.
Vendi ndahet në tre zona klimaterike: Klima është oqeanike në bregdetin e Detit të Zi, subtropikale në Mesdhe dhe Egje bregdetit dhe kontinentale në të brendshme (Rrafshnalta e Andollidës). Cilësohet me reshje të vogla dhe me mungesë të ujit.
Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendërballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I, që udhëhoqi nga 1299-s deri në 1326-n, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo Perandorinë Osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. SulltanMehmedi II që udhëhoqi nga 1451-1481 arrin të marrë në dorëKostandinopojën (Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa SulltanSelimi I që udhëhoqi perandorin nga 1512-a deri në 1520-n, e ngriti Stambollin në qendër të perandorisë së vet dhe pas pushtimit tëSirisë dheEgjiptit (Misirin) në 1517-n e merr edhe nderin eKalifit.
Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-a (deri në 1566-n) gjatë viteve 1526-1541 pushton pjesën më të madhe të Hungarisë dhe në 1529-n e rrethon Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia,Mesopotamia,Arabia,Tripolitania,Tunizia dheAlgjeria.
Me hyrjen në luftë tëRusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorinë Austro-Hungareze, sundimi osman fillon të lëkundet në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në Perandorinë Osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë siserbët, bullgarët dhe ortodoksët greqishtfolësit të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë.Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë në 1878-n, Pasha i Egjiptit gjithnjë e më shumë i ikën ndikimit tëSulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i armenëve, të cilin sulltani e zgjidhi me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli,Libi) në 1911/1912-n. Dhe së fundi nëBallkan, lufta e I ballkanike e ngushton sundimin Osmanë nëTrakinë lindore (Rumelinë).
Reforma eXhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I botërore, perandoria hyn në luftë në anën e boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18-n prapë në lindje paraqitet problemi i armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) në 1920-n kufiri i perandorisë ngushtohet në Anatoli dhe i duhej ta njihte sundimin grek të Izmirit. MirëpoMustafa Qemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të forcave çlirimtare turke e dëboi ushtrinë e grekëve dhe aleatët në 1921/22-n nga Azia e Vogël dhe mePaqen e Luzianës (Lausanne) në 1922-n përfundon sundimi i sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi VI).
Në 1923-n thirret republika dhe president i parë i saj shpalletMustafa Qemal Ataturku, ndërsa në 1924-n shpallet i pavlefshëm edheHilafeti. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën II botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurt të 1945-s, gati pas përfundimit të luftës. Në 1952-shin anëtarësohet nëNATO dhe në 1955-n së bashku me Britaninë e Madhe,Irakun,Iranin dhePakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959-s vendos një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.
Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti iBagdadit, në 1959-n formohet CENTO. Në vitin 1960, ndodh një puç ushtarak dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-s, në 1965-n vjen qeveria e S. Demirelit, të cilën në 1971-shin armata turke e detyron të japë dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimit të gjendjes së jashtëzakonshme (shtetrrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake në 1974-n dhe 1980-n. Në 1982-shin, populli miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe në 1983-shin mbahen zgjedhjet e lira.
Gjatë vitit 1974, pas konfliktit në Qipro, trupat turke marrin nën mbrojtje pjesën veriore. Luftimi iPartisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merr përmasa më të gjera dhe në 1999-n, kapet udhëheqësi i kësaj partieA. Yçalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.
Tendencat për një republikëislame të toleruar gjatë qeverisjes sëNexhmetin Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politikën me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993-shi deri në 2000-shin president i shtetit ishte Demireli dhe nga 2000-shi A. N. Sezeri, nga 1999-a kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Sot Turqia eshte Republikë Parlamentare.
Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jofederal dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.[34] Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht:belediye meclisi) për vendimmarrje në çështjet bashkiake.
Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81provinca për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë nëqarqe, me një total prej 923 qarqesh.[35] Turqia gjithashtu është e ndarë në 7rajone dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.
Turqia ka mbi 74 milion banorë prej të cilëve 78% janë turq, 11% kurdë, dhe pjesa tjetër arabë, armenë e popuj ballkanik në perëndim. Feja dominuese është feja islame me 99% të popullsisë. Gjuha zyrtare e Turqisë ështëturqishtja, një gjuhë turke e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë.[36] Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen siturq.[36] Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë,ortodoksët greqishtfolësit,hebrenj) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë,arabë,shqiptarë,boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë).[36] Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë.[11] Shumica e banorëve të Turqisë janëmyslimanësynitë, ndërsaalevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur ngatë krishterët dhehebrenjtë.[11]
Midis 1923-shit dhe 2018-s, Turqia ishte një demokraci përfaqësuese parlamentare. Një sistem presidencial u miratua me referendum në vitin 2017; sistemi i ri hyri në fuqi me zgjedhjet presidenciale në 2018-n dhe i jep presidentit kontroll të plotë të ekzekutivit, duke përfshirë fuqinë për të nxjerrë dekrete, për të emëruar kabinetin e tij, për të hartuar buxhetin, për të shpërndarë parlamentin duke thirrur zgjedhje të parakohshme dhe për të bërë emërime në burokracia dhe gjykatat. Zyra ekryeministrit është hequr dhe kompetencat e saj (së bashku me ato të kabinetit) i janë transferuar presidentit, i cili ështëkreu i shtetit dhe zgjidhet për një mandat pesëvjeçar me zgjedhje të drejtpërdrejta.[37]Rexhep Taip Erdoan është presidenti i parë i zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë.Kushtetuta e Turqisë rregullon kuadrin ligjor të vendit. Ai përcakton parimet kryesore të qeverisjes dhe e vendos Turqinë si një shtet unitar të centralizuar.
Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti, ndërsa pushteti legjislativ i është dhënë parlamentit njëdhomësh, të quajturAsambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Gjyqësori është nominalisht i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi, por ndryshimet kushtetuese që hynë në fuqi me referendumet në 2007, 2010 dhe 2017 i dhanë pushtet më të madh presidentit dhe partisë në pushtet për emërimin ose shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ngarkohet me vendimin mbi konformitetin e ligjeve dhe dekreteve me kushtetutën. Këshilli i Shtetit është gjykata e zgjidhjes së fundit për çështjet administrative dhe Gjykata e Lartë e Apelit për të gjitha të tjerat.
Bujqësia veçohet me kultivimin e drithërave dhe panxharsheqerit; për eksport kultivohet rrushi, pemët jugore, mëndafshi,duhani, lajthitë dheçaji. Blegtoria veçohet me kultivimin e dhenëve dhe dhive.
Nxirren xehja eqymyrit, nafta, xehja e kromit,bakrit dhe baryt. Industria veçohet për sektorin e ushqimit, hekurit eçelikut, tekstilit dhe në jug e perëndim edhe industria kimike.
Eksporti karakterizohet me eksportimin e produkteve bujqësore dhe xeheve në vendet partnere kryesore si Gjermania, ShBA-ja dheArabia Saudite.
Rrjeti i komunikacionit është i gjithanshëm, rrugë dhe hekurudha moderne, porte detare të njohura nëMersinë, Stamboll dhe Izmir, ndërsa në Ankara, Stamboll, Izmir dheAntali janë portet ajrore ndërkombëtare më të njohura.
^"Türkiye Cumhuriyeti Anayasası" (në turqisht).Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Arkivuar ngaorigjinali më 1 korrik 2020. Marrë më1 korrik 2020.3. Madde: Devletin Bütünlüğü, Resmi Dili, Bayrağı, Milli Marşı ve Başkenti: Türkiye Devleti, ülkesi ve milletiyle bölünmez bir bütündür. Dili Türkçedir. Bayrağı, şekli kanununda belirtilen, beyaz ay yıldızlı al bayraktır. Milli marşı "İstiklal Marşı" dır. Başkenti Ankara'dır.
^Zdanowski, Jerzy (2014).Middle Eastern Societies in the 20th Century (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 11.ISBN978-1443869591.The Republic of Turkey lies on two continents. Approximately 97% of it is in Asia, in the geographical regions known as Asia Minor and the Armenian Upland. The remaining 3% of Turkey is in Europe, on the Balkan Peninsula.
^National Geographic Atlas of the World (në anglisht) (bot. 7th). Washington, D.C.:National Geographic. 1999.ISBN0-7922-7528-4. "Europe" (pp. 68–69); "Asia" (pp. 90–91): "A commonly accepted division between Asia and Europe ... is formed by the Ural Mountains, Ural River, Caspian Sea, Caucasus Mountains, and the Black Sea with its outlets, the Bosporus and Dardanelles."
^Stiner, Mary C.; Kuhn, Steven L.; Güleç, Erksin. "Early Upper Paleolithic shell beads at Üçağızlı Cave I (Turkey): Technology and the socioeconomic context of ornament life-histories".Journal of Human Evolution (në anglisht).64 (5): 380–398.doi:10.1016/j.jhevol.2013.01.008.ISSN0047-2484.PMID23481346.
^Casson, Lionel (1977)."The Thracians"(PDF).The Metropolitan Museum of Art Bulletin (në anglisht).35 (1): 2–6.doi:10.2307/3258667. Arkivuar ngaorigjinali(PDF) më 3 maj 2019. Marrë më10 janar 2017.
^Roderic H. Davison; Review "From Paris to Sèvres: The Partition of the Ottoman Empire at the Peace Conference of 1919–1920" by Paul C. Helmreich inSlavic Review, Vol. 34, No. 1 (Mar. 1975), pp. 186–187
^Scharlipp, Wolfgang (2000).An Introduction to the Old Turkish Runic Inscriptions. Verlag auf dem Ruffel., Engelschoff.ISBN 3-933847-00-1, 9783933847003.