Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Tukididi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thukididi (Thucididis,greqisht Θουκυδίδης,Thoukydídēs, rreth460 p.e.s. -400 p.e.s.)[1] ishte historiani i parë i vërtetë, nëse merret seHerodoti është babai i Historisë.

Biografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Tukididi lindi nëAthinë rreth vitit460 p.e.s. dhe vdiq pas vitit400 p.e.s.. Në vitin424 p.e.s. Thukididi ishte komandant i një njësie detare athinase, që gjendej pranë ishullitThasos. Si komandat i kësaj njësie ai kishte për detyrë mbrojtjen eAmfipolit, i cili ra, dhe për këtë shkak ai u dënua nga athinasit në mungesë me vdekje. Nga këtu jetoi në mërgim deri në vitin404 p.e.s. kur u kthye në Athinë.

Thukididi ka shkruarHistorinë e luftës së Peloponezit, së cilës ia ka kushtuar tërë jetën. Si një historian i vërtetë, ai nuk i përshkruan ngjarjet në bazë të perëndive e mrekullirave, siç e bënin paraardhësit e tij, por në bazë të një kriteri shkencor. Ai thekson thënie të personave që kishin ndikim në ngjarje. Kjo e bëri atë shembull për historianet e mëvonshëm të antikitetit, të cilët e çmuan lart punën e tij.

Ilirët në veprat e Thukididit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Thukididi në veprën e tij ku përshkruan ngjarjet e luftës ai përshkruan po ashtu edhe luftën civile tëEpidamnit, në vitin436 p.e.s. dhe ndërhyrjen e fisit ilir tëtaulantëve në këtë luftë.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Baku, Pasho, red. (2011). "Tukididi".Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 942.OCLC 734077163.{{cite encyclopedia}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
Nga Greqia
Nga Roma
Nga Egjipti
Nga Kisha
Nga Iliria
Nga Vende tjera
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Tukididi&oldid=2648130"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp