Tomas More (7 shkurt 1478 - 6 korrik 1535) ishte avokat anglez, autor dhe politikan. Ai ishte këshilltarë iHenrit së VIII dhe Lord Chancellorit prej tetorit 1529 e deri me 16 maj 1532.
Ai gjithashtu shkroi një libër "Utopia" i cili u publikua më 1516, një libër i cili ka të bëj për filozofinë politike nëgjuhën latine. Tomas More lindi nëLondër, ai kishte katër fëmijë. Emrat e tyre ishin Margaret, Elizabeta, Cicely dhe Xhoni. Ai ishtekatolik.
Tomas More lindi më 7 shkurt 1478 në Londër, ishte biri i John Mores. Ai ishte i edukuar në shkollën St.Anthony. Nga viti 1490 deri më 1492, ai i shërbeu John Mortonit dhe Lord Chancellorit. Në vitin 1492, ai fillonte të studjonte në Oxford dhe morri edukimin klasike. Ai studjonte në Tomas Linacre dhe William Gorcyn, ai u bë i aftë në gjuhën latine dhe greke.
Në vitin 1505, ai u martua me Jane Colt. Ajo ishte 5 vjet dhe 1 muaj më e re se burri i saj. Sipas Erasmusit, Tomasi dëshironte t'a edukonte gruan e tij më mirë se si ishte edukuar në shtëpinë e saj. Tomasi dhe Jane kishin katër fëmijë para se Jane vdiq në vitin 1511.