Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Stupa (arkitekturë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stupa në Gotemba të Shizuokas nëJaponi

Njëstupa (nga sanskritishtja स्तूप, "pirg, mal"; në gjuhën pali - thūpa, cetiya; në kinezisht - 窣堵坡 (Sūdǔpō); në japonisht - 舎利塔 (Sharitō); koreanisht Soldopha; mongolisht Суварга (Suvarga); në gjuhën sinhala dagoba; në gjuhën tibetiane མཆོད་རྟེན་ (chöten); në tajlandisht สถูป , เจดีย์ (s̄t̄hūp, cedīy̒);[1] në vietnamisht Phù đồ) është një strukturë si kodrinë ose gjysëm-sferike që mban reliket (śarīra – zakonisht mbetjet e murgjëve budistë bhikkhu ose bhikkhuni) dhe të përdorura si një vend meditimi. NëTajlandë janë të njohura edhe sichedi.[2]

Përshkrimi dhe historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Stupa DhamekSarnath shënon vendin kuBuda kreu predikimin e tij të parë

Stupat e kanë zanafillën nga tumat para-budiste në të cilat, në pozicion të ulur,[3] varroseshin śramaṇat të quajturachaitya.[4] Pas parinirvana-s së Budës, mbetjet e tij u dogjën (kremuan) dhe hiri u nda dhe u varros nën tetë tuma me dy tuma të tjera që mbyllnin hirnoren (urna) dhe thëngjijtë. Dëshmitë më të hershme arkeologjike për praninë e stupave budiste datojnë nga shekulli i IV p.e.s. në Indi. Shkrimet budiste pohojnë se stupat u ndërtuan të paktën një shekull më herët. Ka gjasa që përpara kësaj kohe, stupat të ndërtoheshin me materiale jo rezistente si druri ose madje thjeshtë si kodër-varre, rreth të cilave dihet pak, veçanërisht pasi nuk ka qenë e mundur të identifikoheshin dhjetë monumentet zanafillore. Megjithatë, disa stupa më të vona, si nëSarnath dheSanchi, duket se ishin zbukurimet të tumave të hershme. Dëshmitë më të hershme të stupave monastike datojnë që nga shekulli i II p.e.s.. Këto janë stupa që u ndërtuan brenda komplekseve monastike budiste. Këto stupa kopjonin stupat më të vjetra të bëra me tulla të pjekura dhe dru në gurë.Sanchi,Sarnathi,Amaravathi dheBharhuti janë shembujt të stupave që ishin prej guri që imitonin pjesët e mëhershme prej druri.Stupa u stërhollua me përhapjen eBudizmit në vendet e tjera aziatike duke u bërë, për shembull nëTibet chörten[5] dhepagodaAzinë Lindore.[6] Pagoda ka forma të larmishme që përfshijnë edhe stile në formë kambane dhe piramidale. Në kontekstin perëndimor, nuk ka një dallim të qartë midis stupës dhe pagodës. Në përgjithësi, megjithatë, "stupa" përdoret për një strukturë budiste të Indisë ose tëAzisë Jug-lindore ndërsa "pagoda" i referohet një ndërtese në Azinë Lindore që mund të ketë funksion laik.Stupat u ndërtuan nëSri Lanka menjëherë pas Devanampiya Tissas së Anuradhapuras të konvertuar në budist. Stupa e parë që u ndërtua ishte Thuparamaya. Më vonë, shumë të tjera u ndërtuan përgjatë viteve, disa siJetavanaramayaAnuradhapura që është një nga strukturat më të larta të botës së lashtë.

Stupa eSanchit, që përmbante reliket e Budës është stupa më e vjetër e njohur

Dëshmitë më të hershme arkeologjike për praninë e stupave budiste datojnë nga fundi i shekullit të IV p.e.s. në Indi,Sanchi,Sarnathi,Amaravathi dheBharhuti janë disa nga stupat më të vjetra të njohura. Stupa më e lartë në botë ështëPhra Pathommachedi në provincën Nakhon Pathom nëTajlandë, në një lartësi prej 120.5 metrash[7] Lugina e Swatit bujt një nga stupat e ruajtura më mirë në Shingardar afërGhalegayt dhe një tjetër stupa gjendet afërBarikotit dheDharmarajikaTaxilaPakistanit. Distrikti Swat është një vend i vogël me një numër të madh stupash të lashta.NëSri Lanka, qyteti i lashtë iAnuradhapuras përfshin disa nga stupat më të larta, më të lashta dhe të ruajtura më mirë në botë, siRuëanëelisaya.Stupat më të stërholluara janë ato të shekullit të VIII tëBorobudurit në Java tëIndonezisë. Tarraca e sipërme e rrumbullakët me radhë stupash në formë kambane përmanin imazhe budiste që simbolizonin Arūpajhānan, sferën e pa-formësisë. Vetë stupa kryesore është e zbrazët, duke simbolizuar përsosmërinë e plotë të ndriçimit. Ajo është pjesa kurorëzuese e monumentit, ndërsa baza është një strukturë piramidale e përpunuar me galeri të zbukuruara me baso-relieve të skenave të marra nga tekstet budiste që paraqesin jetën eSiddharta Gautama Budës. Arkitektura unide dhe domethënëse eBorobudurit është shpallur trashëgimi botërore ngaUNESCO si tempulli më i madh budist në botë dhe një nga më madhështorët,[8][9][10]

Tipet e stupave

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Stupat në formë kambane tëBorobudurit

Të ndërtuara për një larmi arsyesh, stupat budiste janë klasifikuar në bazë të formës dhe funksionit të tyre në pesë tipe:[11]

  • Stupa e relikeve, në të cilën janë groposur reliket ose mbetjet e Budës, dishepujve të tij ose shenjtëve.
  • Stupa e objekteve, në të cilën objektet e groposura janë ato që i përkisnin Budës ose dishepujve të tij, si ena e lupjes, veshjet ose shkrime të rëndësishme budiste.
  • Stupa përkujtimore, e ndërtuar për të përkujtuar ngjarjet në jetën e Budës ose dishepujve të tij.
  • Stupa simbolike, simbolizon aspektet e teologjisë budiste, për shembull,Borobuduri është konsideruar si simbol i "Tre Botëve (Dhatu) dhe fazat shpirtërore (Bhumi) një një karakter Mahayana tëBodhisattvas.[11]
  • Stupa kushtimore, të ndërtuara për të përkujtuar vizitat ose për të arritur përfitime shpirtërore, zakonisht në sitin e stupave të shquara që vizitohen rregullisht.
Pamje e kompleksitWat Phra Kaewi nga veri-lindja, kompleksi tempullor i Budës së smeraldt me stupa

Simbolizmi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

"Forma e stupës përfaqëson Budën, të kurorëzuar dhe të ulur në një posturë medituese mbi një fron luanor. Kurora e tij është majëza e kullës; koka e tij është katrori në bazën e majëzës; trupi i tij është forma e vazos; këmbët e tij janë katër shkallët e tarracës së poshtme; dhe baza është froni i tij".[12]

Pesë elementet e dlira

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse të pa përshkruara në ndonjë tekst tibetian mbi simbolizmin e stupas, stupa mund të përfaqësoi edhe pesë elementet e dlira:[13]

  • Baza katrore përfaqëson tokën;
  • Kubeja gjysëm-sferike ose vazua përfaqëson ujin;
  • Majëza konike përfaqëson zjarrin;
  • Ombrella e sipërme e zambakut dhe gjysëm-hëna përfaqësojnë ajrin;
  • Dielli dhe pika e shkrirjes përfaqësojnë elementin e hapësirës;

Ndërtimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Për të ndërtuar një stupa, është e nevojshme ceremonia e kalimit nga një mësues budist (Lama).[14] Se çfarë lloj stupe të ndërtohet në një zonë të caktuar vendoset bashkarisht me musuesin që asiston në ndërtim. Disa herë tipi i stupës së zgjedhur është i lidhur drejtëpërdrejtë me ngjarjet që kanë marr udhë në zonë.[14]

Ndarja e relikeve të Budës, muzeu i tempullit Zenyōmitsu,Tokyo
Relike të Budës ngaStupa e Kanishkas në Peshavar, Pakistan. Këto relike të mbijetuara tashmë janë të strehuara në Mandalay tëBurmas

Të gjitha stupat përmbajnë një thesar të mbushur me objekte të ndryshme. Një pjesë e madhe e thesarit mbushet me oferta stupash të vogla kushtimore prej balte të quajturatsatsas në gjuhën tibetiane. Krijimi i tipeve të ndryshme të tsatsa-ve është një ceremoni më vete. Në këto stupa të vogla balte futen mantra të shkruara në letër dhe të rrotulluara në rrotulla të holla.[14] Duke mbushur thesarin, vendoset një shtresë tsa-tsash dhe hapësira e zbrazët e mbetur mbushet me rërë të thatë. Në sipërfaqen e re që shfaqet krijohet një tjetër shtresë, deri sa e gjithë hapësira e një thesari të jetë plotë.[14]Numri i tsatsave është i varur nga madhësia si e thesarit ashtu dhe e tsatsave, pasi ai duhet të mbushet plotësisht. Për shembull, Stupa Kalachakra në Spanjën jugore ka afërsisht 14,000 tsatsa në brendësi.[14]Në thesar vendosen gjithashtu edhe xhevahire dhe objekte të tjera të çmuara, megjithatë nuk është e nevojshme që xhevahiret të jenë të shtrenjta, pasi vlera simbolike konsiderohet më e rëndësishme sesa vlera monetare.[14] Besohet se sa më shumë objekte të vendosen në stupa, më e fortë do të jetë energjia e stupës.[14]

Një element shumë i rëndësishëm në çdo stupë ështëPema e Jetës. Është një shtyllë druri e mbuluar me gurë të çmuar dhe mijëra mantra që vendoset në kanalin qendror të stupës.[14] Vendosja bëhet gjatë një ceremonie oseinicimi, ku pjesëmarrësit mbajnë shirita shumë-ngjyrësh të lidhur me Pemën e Jetës. Bashkarisht, pjesëmarrësit bëjnë urimet e tyre pozitive dhe të fuqishme, që ruhen në Pemën e Jetës. Në këtë mënyrë stupa ngarkohet dhe do të filloi të funksionoi.[14]

Ndërtimi i një stupe konsiderohet skajshmërisht mirëbërëse, duke lënë gjurmë karmike shumë pozitive në mendje. Përfitimet e ardhshme nga ky veprim do të rezultojnë në rilindje fatmira. Rezultati do të jenë përfitimet fatmbara të përbotshme si lindja në një familje të pasur, duke pasur një trup të bukur, një zë të këndshëm, të jesh tërheqës dhe të sjellësh gëzim për të tjerët ashtu dhe të kesh një jetë të gjatë dhe të lumtur, në të cilën dëshirat përmbushen shpejt.[15] Në nivel absolut, personi do të jetë i aftë gjithashtu të arrijë ‘‘ndriçimin’’, qëllimin eBudizmit shpejtë.[15]Duke shkatërruar një stupa nga ana tjetër, konsiderohet një veprim skajshmërisht negativ, i ngjashëm me vrasjen.[16] Një veprim i tillë shpjegohet se krijon gjurmë karmike negative masive, duke çuar në probleme masive në të ardhmen. Thuhet se ky veprim do ta lerë mendjen në gjendjen e paranojës pas vdekjes, duke çuar në në rilindje fatkeqe.[16]

Stupat tibetiane

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Tetë stupat e mëdha

Budizmin Tibetian ka tetë lloje të ndryshme stupash, secila e lidhur me ngjarje të rëndësishme në jetën eSiddharta Gautamas.[13]

Stupa Lule Zambaku

E njohur edhe si "Stupa e Zambakëve të grumbulluar" ose "Lindja e Sugata Stupas", kjo stupa i referohet lindjes së Siddharta Gautamas të quajturBuda. "Në lindje Buda kreu shtatë hapa në secilin nga katër drejtimet"[13] (Lindja, Jugu, Perëndimi dhe Veriu). Në çdo drejtim lulëzuan zambakët, duke simbolizuar brahmavihara-t: dashurinë, dhembshurinë, gëzimin dhe përmbajtjen. Katër hapat e bazës së stupës janë rrethore dhe janë të dekoruara me dizajne petalesh zambaku. Me raste ndërtohen shtatë hapat e zambakëve të grumbulluar. Këto i referohen shtatë hapave të para të Budës.[13]

Stupa e Ndriçimit në ishullin Ogoy nëRusi
Stupa e Ndriçimit

Njihet edhe siStupa e Nënshtrimit të Mara-s dhe simbolizon arritjen e ndriçimit në moshën 35-vjeçare ngaSiddharta Gautama nën pemën bodhi nëBodh Gaya, ku ai nënshtroi joshjet e botës dhe sulmet e shfaqura në formën e Maras.[13]

Stupa e Shumë Dyerve

Njihet gjithashtu edhe siStupa e Shumë Portave. Pas arritjes së ndriçimit, u dha mësim ndjekësve të tij të parë në një park drerësh afërSarnathit. Seria e dyerve në çdo anë të hapave përfaqësojnë mësimet e para: Katër të Vërtetat Fisnike, Gjashtë Pāramitāt, Rruga e Tetë-fishtë Fisnike dhe Dymbëdhjetë Nidānat.[13]

Stupa e Zbritjes nga Mbretëria e Zotit

Në moshën 42 vjeçare, Buda e kaloi një verë i tërhequr në Parajsën Tushita, ku nëna e tij ishte rilindur. Në mënyrë që ti shpërblente mirësinë e saj ai i mësoi dharman rimishërimit të saj. Banorët vendorë ndërtuan një stupa si kjo nëSankassa në mënyrë që të përkujtonin këtë ngjarje. Kjo stupa është e karakterizuar nga prania e një projeksioni në çdo krahë që përmban një shkallë të trefishtë.[13]

Stupa e Mrekullive të Mëdha
Stupa pranë Pallatit Potala nëLhasa, Tibet

E njohur gjithashtu edhe siStupa e Zaptimit të Tirthika-ve. Kjo stupa i referohet mrekullive të ndryshme të realizuara nga Buda kur ishte 50 vjeç. Legjenda tregon se ai i mposhtimarat dhe heretikët duke i sfiduar ata në debate intelektuale dhe gjithashtu duke kryer mrekulli. Kjo stupa u ngrit nga mbretëria Lichavi për të përkujtuar këtë ngjarje.[13]

Stupa e Ripajtimit

Kjo stupa përkujton zgjidhjen nga Buda të një debati midis sangha-ve. Një stupa në këtë dizajn u ndërtua në mbretërinë e Magadhas, ku ndodhi ripajtimi. Ajo ka katër shkallë tetë-këndore me faqe të barabarta.[13]

Stupa e Fitores së Plotë

Kjo stupa përkujton zgjatjen e sukseshme nga Buda të jetës së tij me tre muaj. Ajo ka vetëm tre hapa, që janë rrethore dhe të pazbukuruara.[13]

Stupa e Nirvanas

Kjo stupa i referohet vdekjes sëGautama Budës, në moshën 80 vjeçare. Ajo simbolizon përthithjen e plotë të Budës në gjendjen më të lartë të mendjes. Ajo është në formë kambane dhe zakonisht është e pa zbukuruar.[13]

Stupa Kalachakra

Lloji i nëntë i stupës ështëStupa Kalachakra, simbolizmi i të cilës nuk është i lidhur me ngjarje të jetës së Budës, por me simbolizmin e Kalachakra Tantras, e krijuar për të mbrojtur kundër energjive negative.[17]

Referimet në kulturën popullore

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Te seriaTintin in Tibet, 'Captain Haddockut' i thuhet që në një chorten (‘’stupa’’ në gjuhën tibetiane) njerëzit duhet të ecin majtas kur kalojnë një, pasi duke ecur djathtas çlirohen demonët. Ky është një trillim i autorit të serisë.

Galeri imazhesh

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Stupa e madhe në Sanchi, Indi, ndërtuar nga Ashoka (shekulli i III-I p.e.s.).
    Stupa e madhe nëSanchi, Indi, ndërtuar nga Ashoka (shekulli i III-I p.e.s.).
  • Stupa e rrethuar nga katër kolona të kurorëzuara me luanë, shekulli i II i e.s. Gandhara, Pakistan.
    Stupa e rrethuar nga katër kolona të kurorëzuara me luanë, shekulli i II i e.s. Gandhara, Pakistan.
  • Stupa e Shingardarit, lugina e Swatit.
    Stupa e Shingardarit, lugina e Swatit.
  • Stupa Amlukdara, afër Barikotit në Swat.
    Stupa Amlukdara, afërBarikotit në Swat.
  • Dro-dul Chorten - Gangtok, Sikkim.
    Dro-dul Chorten - Gangtok, Sikkim.
  • Stupa e madhe në Sanchi.
    Stupa e madhe nëSanchi.
  • Stupa Dhamek e Sarnathit.
  • Sëayambhunathi, i njohur edhe si tempulli i Majmunit, një kompleks i lashtë fetar në majë të kodrës në Luginën e Katmandusë së Nepalit.
    Sëayambhunathi, i njohur edhe si tempulli i Majmunit, një kompleks i lashtë fetar në majë të kodrës në Luginën e Katmandusë sëNepalit.
  • Stupa Kathesimbhu, Thamel, Katmandu.
    Stupa Kathesimbhu, Thamel, Katmandu.
  • Boudhanathi, një nga vendet më të shenjta të Budizmit në luginën e Katmandusë.
    Boudhanathi, një nga vendet më të shenjta të Budizmit në luginën e Katmandusë.
  • Ruwanwelisaya në qytetin e shenjtë të Anuradhapuras në Sri Lanka.
    Ruwanwelisaya në qytetin e shenjtë tëAnuradhapurasSri Lanka.
  • Stupa e Jetavanaramayas në Anuradhapura, struktura më e madhe në botë prej tullash
    Stupa eJetavanaramayasAnuradhapura, struktura më e madhe në botë prej tullash[18]
  • Stupa kryesore e Borobudurit, struktura më e madhe budiste në botë, Java, Indonezi.
    Stupa kryesore eBorobudurit, struktura më e madhe budiste në botë, Java, Indonezi.
  • Rrënojat e një ndërtimi gjysëm të skalitur në shkëmb dhe gjysëm të ndërtuar me tulla i Maha Chaityas në Bojjannakonda, Andhra Pradesh, Indi.
    Rrënojat e një ndërtimi gjysëm të skalitur në shkëmb dhe gjysëm të ndërtuar me tulla i Maha Chaityas nëBojjannakonda, Andhra Pradesh, Indi.
  • Stupa e Madhe e Dharmakayas në qendrën malore të Shambhalas, Colorado, Sh.B.A.
    Stupa e Madhe e Dharmakayas në qendrën malore të Shambhalas,Colorado, Sh.B.A.
  • Stupa e stilit kmer brenda pallatit mbretëror në Phnom Penh, Kamboxhia.
    Stupa e stilit kmer brenda pallatit mbretëror në Phnom Penh,Kamboxhia.
  • Veçori të ndryshme arkitekturore që përfshijnë Pagodan Shwedagon dhe stupat e ngjashme në stilin mon në Yangon, Myanmar.
    Veçori të ndryshme arkitekturore që përfshijnëPagodan Shwedagon dhe stupat e ngjashme në stilin mon në Yangon,Myanmar.
  • Phra Sri Ratana Chedi brenda Wat Phra Kaewit, në Bangkok, Tajlandë.
    Phra Sri Ratana Chedi brendaWat Phra Kaewit, në Bangkok, Tajlandë.
  • Tempulli Dagoba e Bardhë (Baita Si), i quajtur edhe Miaoying Si, në Pekin, Kinë.
    Tempulli Dagoba e Bardhë (Baita Si), i quajtur edhe Miaoying Si, nëPekin, Kinë.
  • Model i një stupe në Quaid-i-Azam University Campus në Islamabad, Pakistan.
    Model i një stupe në Quaid-i-Azam University Campus në Islamabad, Pakistan.
  • Evoluimi i Stupas Butkara në Pakistan, përgjatë periudhave mauryane, Indo-greke, Indo-skithiane dhe kushane.
    Evoluimi iStupas Butkara në Pakistan, përgjatë periudhave mauryane, Indo-greke, Indo-skithiane dhe kushane.
  • Një stupa në Tempulli i Artë Dambulla, Sri Lanka.
    Një stupa nëTempulli i Artë Dambulla, Sri Lanka.
  • Stupa Tissamaharama përmes fushave të orizit në Tissamaharama, Sri Lanka
    Stupa Tissamaharama përmes fushave të orizit në Tissamaharama, Sri Lanka

Shiko edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Google Translate forum: What Phonetic System does Google Translate use for Thai
  2. Encyclopedia.com, referuar James Stevens Curl:A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture; 2000, publikuar fillimisht nga Oxford University Press
  3. "Buddhist Art and Architecture: Symbolism of the Stupa / Chorten". 14 gusht 2006. Arkivuar ngaorigjinali më 7 mars 2023. Marrë më7 janar 2013.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  4. "THE BUDDHIST STUPA: ORIGIN AND DEVELOPMENT". 13 janar 2005. Arkivuar ngaorigjinali më 3 prill 2015. Marrë më7 janar 2013.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  5. "Stupa - Bhutanese, Nepalese, Tibetan Style Chortens or Stupa is the symbol of enlightened mind". Bhutan Majestic Travel. 17 janar 2013. Arkivuar ngaorigjinali më 31 dhjetor 2012. Marrë më17 janar 2013.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  6. The Columbia Encyclopedia; Sixth Edition, Columbia University Press
  7. "Kopje e arkivuar". Arkivuar ngaorigjinali më 22 mars 2016. Marrë më8 korrik 2016.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. "Largest Buddhist temple". Guinness World Records. Marrë më27 janar 2014.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  9. Purnomo Siswoprasetjo (4 korrik 2012)."Guinness names Borobudur world's largest Buddha temple". The Jakarta Post. Marrë më27 janar 2014.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. "Borobudur Temple Compounds".UNESCO. Marrë më28 dhjetor 2008.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  11. 12Le Huu Phuoc:Buddhist Architecture; mars 2010, Grafikol, kontrolluar më 8 dhjetor 2011, isbn 978-0-9844043-0-8, fq. 140
  12. "Introduction to stupas". stupa.org. Marrë më18 prill 2009.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  13. 1234567891011Robert Beer: The Encyclopedia of Tibetan Symbols and Motifs; 2004, Serindia Publications Inc.;ISBN 1-932476-10-5
  14. 123456789"Miracle Stupa - Stupa". stupa.pl. Marrë më18 prill 2009.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  15. 12"Benefits Resulting from the Building of Stupas". stupa.org. Marrë më18 prill 2009.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  16. 12Lopon Tsechu Rinpoche:The Four Thoughts which Turn the Mind from SamsaraArkivuar 3 mars 2009 tek Wayback Machine; Budhism Today, Vol.5, 1998
  17. "Kalachakra Stupa". karmaguen.org. Arkivuar ngaorigjinali më 5 dhjetor 2008. Marrë më8 korrik 2016.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  18. "ANCIENT STUPAS IN SRI LANKA – LARGEST BRICK STRUCTURES IN THE WORLD"(PDF). stupa.org. Marrë më29 korrik 2011.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)

Bibliografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje meStupa.

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Stupa_(arkitekturë)&oldid=2863512"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2026 Movatter.jp