Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Stambolli

Coordinates:41°00′49″N28°57′18″E / 41.01361°N 28.95500°E /41.01361; 28.95500
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaStamboll)
Stambolli
İstanbul
Stambolli is located in Earth
Stambolli
Stambolli (Earth)
Coordinates:41°00′49″N28°57′18″E / 41.01361°N 28.95500°E /41.01361; 28.95500
ShtetiTurqiaTurqia
RajoniMarmara
ProvincaStambolli
Selia provinciale[a]Cağaloğlu, Fatih
Distriktet39
Government
 • TypeMayor–council government
 • BodyKëshilli Bashkiak i Stambollit
 • KryetariEkrem İmamoğlu (CHP)
 • GuvernatorAli Yerlikaya
Area
 • Urban
2.576,85 km2 (994,93 sq mi)
 • Metro
5.343,22 km2 (2.063,03 sq mi)
Highest elevation537 m (1.762 ft)
Population
 (31 dhjeror 2020)[4]
15.462.452
 • Rank1-rë në Turqi
 • Urban
15.149.358
 • Urban density5.879/km2 (15.230/sq mi)
 • Metro density2.894/km2 (7.500/sq mi)
Time zoneUTC+3 (TRT)
Kodi postar
34000 deri 34990
Area code(s)+90 212(Ana evropiane)
+90 216(Ana aziatike)
Vehicle registration34
GDP (Nominal)2019[5]
 - Gjithsej$237 miliardë
 - Per capita$15,285
IZHNJ (2019)0.846[6] (shumë lartë) ·1
GeoTLD.ist,.istanbul
Websiteibb.istanbul
www.istanbul.gov.tr

Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht siIstanbul (nëturqisht:İstanbul,IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dheporti më i madh iTurqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit tëlashtë grekeBizant, quajtur kështu ngaBizas eMegaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq.Halic) në hyrjen jugore të ngushticës sëBosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidhDetin e Zi në veri meDetin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente,Evropë (Thrakës Lindore) dheAzi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq.Eminonu dheFatih ),Bejollu (turq.Beyoglu) me rrethin eGalatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërtaziatik të Bosforit.

Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme:Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e sajPerandorisë Bizantine (324 -1453), Perandorisë jetëshkurtërLatine (1204-1261) dheOsmane (1453 -1922). Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 ngaUNESCO. Disa nga monumentet janë XhamiaAjasofja,Topkapë,Xhamia e Sulejmanit I dheXhamia e Sulltan Ahmetit. Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.

Emërtimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti u emërua nga themelimi i tij në 658/7 pes deri në 330 pas Krishtit,Bizantion. Në vitin 196 pes, për një periudhë të shkurtër, mori edhe emrinAugusta Antonina nga perandoriSeptim Severi, në nder të birit e tij Antoni.PerandoriKostandinë i I në inagurimin e 332-it e emërojiNova Roma (Roma e re), por ai nuk mbizotëroji, ashtu qyteti u bë shumë shpejt i njohur siKostandinopojë (qyteti i Kostandinit), i quajtur pas themeluesit të tij. Dorëzuar nga historianiSokrati, emri "Roma e re" u sanksionua me ligj dhe duket se pasqyrohet një paralele retorike mesRomë-s dhe Kostandinopojës. Emra të tjerë që i referohen janë:Basilevousa (Mbretëresha e qyteteve),Megalopolis (Qyteti i madh) dheEptalofos (sepse është e ndërtuar në mes të shtatë kodrave). Ndërkohë i bëhet referencë edhe siAnthousa (E lulëzuara) ngaFlorentia.

Kostandini I

Emri ndërkombëtar i qytetit sot ështëIstanbul, u riemërua zyrtarisht nga Republika Turke në28 mars të vititë1930. Etimologjia e fjalës nuk është e njohur me siguri. Më e pranuar është ideja që vjen nga fjalët grekeεις την πόλη (is tin Poli = në qytet). Konsiderohet gjithashtu sepse banorët e saj e quajnin thjeshtPoli (Qyteti)[7], si ajo shpesh thiret nga grekët. Emri Stamboll, së bashku me variacioneIstinmpol [Istinbol] oseIstanmpol (Istanbol) janë përdorur gjatë sulltanatit tëSelxhukve, dhe gjatë periudhës së hershme Otomane. Shqiptimin i emritεις την πόλη (Istinboli) i certifikuar sipas burimeve nga fundi i shekullit të 14-të. Sipas një versioni tjetër, fjala Stamboll rrjedh nga fjalaIslampoul (Islambul), dmth qyteti iIslam-it, ndonëse kjo hipotezë vjen në kundërshtim me faktin se përdorejë edhe para Perandorisë Osmane. Emri Kostandinopojë [scr. në قسطنطينيه turqisht, Konstantiniyye] ishte në përdorim paralel me variantinIstanbul, sidomos në dokumentet zyrtare osmane, veprat letrare, dhe numizmatike. Qe në përdorim më shumë në qarqet e dijetarëve, ndërsa në komunikimin e përditshëm dominonte varianti Stamboll.

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Bizanti (658 pes - 46 pes)

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Kostandinopoja u themelua në qytetin e lashtëBizantio (edheBizantis), emri i cili i referohet emrave traqiot[8]. Në librin historikë "Geographic" tëStramon-it, lexhojëm se qyteti u themelua në vitin658/7 pes me kolonistë nga Megara, të udhëhequr ngaBizas, prej të cilit u emërua. Heroi mitik Bizas është biri i Mbretit Nisos nga Megara ose biri iPoseidonit dheKeroessas[9] (vajza eIos dheZeusit), të cilën nëna e lindi në Bririn e Artë. Një tjetër version tregon se Bizas është biri i Semestras[8]. Bizas raportohet bashkë me Andevët në libraΠαραστάσεις σύντομοι χρονικαί (Shekulli 8-9.) dhe supozohet se një kombinim i mundshëm i dy emrave çoi në emrinBizantion[8].

Sipas mitit themelues të Bizantit, siç na dorëzohet ngaStraboni, kolonët ndoshta ndoqën orakullin ngaOrakulli i Delfit i cili u kërkoi atyre që të ndërtonin qytetin e tyre kundër qytetite e 'verbër'. Si banorë të verbër queshin ata të Kalqedonisë, të cilët kishin themeluar qytetin e tyre në bregun e kundërt aziatike të Bosforit, pa kuptuar avantazhet e shquar të vendit. Një avantazhë i rëndësishëm i lokacionit, në krahasim me atë të Kalqedonisë, ishte mundësia më e madhe e mbrojtjes, sepse akropoli i Bizantit në bashkimin e Bririt të Artë dhe Bosforit, mbrohej pothuajse plotësisht nga deti, me përjashtim vetëm pjesën perëndimore, por për të cilën ishte e mundur për të ndërtuar mure. Bizanti u rrit shpejt, ndërtoj territoret të fortifikuara dhe zurri bregdetin e Azisë. Si pasPausanias, ishte një nga qytetet më të mira të fortifikuara të antikitetit[10]. Informacion historik rreth Bizantit gjithashtu rrjedhin ngaHerodoti. Tirani i qytetit, mbështeti së bashku me gjeneralët e tjera greke mbretin PersDari në fushatën e tij kundërSkythianve. GjatëRevolcionitë Jon-it u pushtua nga forcat greke.

Në kohët klasike, pas fitores së Grekëve nëLuftëratë Mediane, Bizanti u pushtua nga fituesi iBetejës së Plataeas gjeneraliPausanias[11], i cili, pas një marrëveshjeje meKserksi-n mbeti komandant i qytetit, para se të ndiqej nga athinasit[12]. Bizanti ishte anëtar iligës Deliane dhe aleatë iAthinës, gjatëLuftës së Peloponezit (431-405 BC) doli fillimisht me athinasit. Më411 pes dezertoi nga aleanca athinase dhe vitin e ardhshëm u pushtua ngaKlearchus gjeneralin spartan, i cili pretendoi nevojën për të parandaluar dërgimin e grurit në Athinë ngaDeti i Zi[13]. Rrethohet përsëri në 409 pes nga athinasit, të udhëhequr ngaAlkibiadhi dhe kur Klearchos u largua nga qyteti, disa bizantinë hapën portat për të hyrë athinasitë[14], të cilët, më në fund, pas një beteje brenda mureve pushtuan qytetin. Pas disfatës së Alkibiadhit nëAegospotami, athinasit nënshkruan një traktat paqeje sipas të cilës duhej të largoheshin nga Bizanti. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Bizantit që e kishin tradhtuar qytetin, duke dorëzuar atë në duart e Alkibiadhit, u larguan, por më vonë morën nënshtetësin athinase për homazhe[15]. Prania spartane në qytetë përfundoi rreth390 pes, kurgjenerali athinasThrasyvulos restauroji Bizantin në sferën e ndikimit athinase, megjithatë ka pasur kriza në marrëdhëniet midis dy qyteteve, si në357 pes, kur Bizanti u bashkua me forcat eMausolus-it.

Gjatë përhapjes sëPhilipit të II të Maqedonisë, Bizanti nënshkruan një traktat paqeje me mbretin e Maqedonisë. Megjithatë ai e rrethoi qytetin në vitin341 pes, pas mohimit të Bizantit të kthehej kundër Athinës. Banorët atributuan shpëtimin e tyre në një mrekulli e perëndeshësHekati, siç dëshmohet ngastatuja e ngritur në nder të saj, por edhe nëmonedhat bashkëkohore. Gjysmëhëna e përshkruar në monedha Bizantine u bë simbol i qytetit, e cila ka mbijetuar deri sot me miratimin e flamurit tëRepublikës Turke[16]. Në fakt, Bizanti u mbështet nga athinasit dhe disa qytete të tjeragreke[17].Gjatë mbretërimit tëAleksandrit të Madh, qyteti mbajti një status autonomie të privilegjuar. Gjatë fushatës së Aleksandrit nëDanubit, ata e mbështetën atë duke dërguaranije[18]. Pas vdekjes së tij, bizantinët, edhe pse ata fillimisht mbështetënAntigonus-in e III Doson, përfundimisht mbetën neutral në betejën e tij me Kasandrin dhe Lysimakun[19]. Në279 pes, qyteti u detyrua të paguante taksa të rënda prejGalatasve. Në vitet që pasuan bizantinët kërkuar për të zgjeruar dominimin e tyre, kryesisht nëpërmjet kontrollit të tregtisë.

Periudha romake

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Kostandinopoja

Gjatë periudhës së sundimit romak, Bizanti gëzonte fillimisht privilegje si një qytetë i lirë, sepse luajti një rolë të rëndësishëm në luftën kundërthrakëve. Për shembull, perandoriKlaudio caktoji një pesëvjeçar imuniteti[20], ndërsa si na dorëzoen nga letrat ePlinit e Ri,Trajani shfuqizoji në rastin e Bizantit kultin perandorak[21]. Megjithatë, këto privilegje o hoqën gjatë perandorisë sëVespasian-it,i cili uli Bizantin në njëprovincë romake të përbashkët. Në fund të shekullit të dytë, gjatë luftës civile midis perandoritSeptimios Severus (b. 193-211) dhe pretendentin e fronitNiger Peskeniu, Bizanti u rreshtua me këtë të fundit. Severus-i bëri një rrethim sistematike të qytetit, të cilin përfundimisht mori në vitin196 m.e.s. U deshën tre vjetë betejash, të shoqëruar nga shkatërrimi i plotë i qytetitë dhe ndëshkimin e ashpër të banorëve. Pozita e Bizantit ishte e qartëstrategjike, Severus më vonë filloji rindërtimin e qytetitë, i cili mbaroji nga biri i tij Antoninus, u ngritën mure të reja që dyfishuan madhësinë e saj[22], ndërsa gjithashtu jep privilegje të cilat ai kishte hequr më parë. Ndër ndërtesave më të rëndësishme përfshijnëbanjot në shenjtëroren eZeusi-t me emrinZeuxippe,teatri dheKarusel dhe u rinovua dheStrategion-i. Gjatë të njëjtës periudhë, qyteti u quajt përkohësishtAugusta Antonina në nder të birit të Severus.

Bizantinët jetuan një tjetër fatkeqësi, kurGaliinos (b. 254-268) shkatërroi fortifikatatë, të cila më vonë u ri-ndërtuan ngaDiokleciani. Gjatë kësaj periudhe, bastisje fisnore egotëve sollën Bizantin disa herë në mbrojtje, por, pa goditje të rëndësishme.Licinius shkoji atje pas humbjes së tij nga Kostandini nëHrysoypoli. Ky i fundit e ka ndjekur atë përfundimisht duke e detyruar atë që të dorëzohet. Kreu një rrethimi të qytetit, të cilin mori në shtator të324. Duket se Kostandini kuptoji avantazhet të konsiderueshme të vendndodhjes së Bizantit, kështu që vendosi të transferojë kryeqytetin e Perandorisë Romake aty.

Kryeqyteti i Perandorisë Romake (330-1204)

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi qeveritarTetrarchy (p.sh. 293-324), ndër të tjera, u karakterizua nga praktika e krijimit të vendeve të rezidencës së perandorit. Qytetet që u themeluan ose ri-themeluan si rezidencat perandorake, zakonisht ndërtoeshin këto objekte të rëndësishme, si pallate, mausoleum apo hippodrom. Për shembull, perandoriMaksimian (b. 285-310) sundoi nëMediolanum (Milano moderne), ndërsaDiokleciani krijojiNikomidia ose (Izmit) modernë.Kostantini i Madh zgjodhi Bizantin si kryeqytet, me sa duket kishte kuptuar pozicionin strategjik të saj. Themelimi i Kostandinopojës u identifikua me fillimin e një projekti shumë të mëdha urbane, me rreze të gjatë. Qyteti u zgjerua duke përfshirë në zonën e Bizantit prej rreth 5000hektarë, kryesisht pa të ndërtuara[23]. Njëkohësisht, muret e reja filluan të ndërtoheshin nga Kostandini dhe mbaruan ngaKonstantius (337-361), janë ekstrapoluar pesëmbëdhjetë herë në krahasim me muret e vjetra të Severus-it[24]. Inagurimi i qytetit u festua me madhështi më11 maj330 dhe u quajtditëlindja e Konstandinopojës. Duke i uruar të rriteshin vendbanimet e qytetitë, deri në vitin361 u siguroi furnizimin e lirë të bukës për njerëzit që ndërtonin shtëpinë e tyre atje ("panes aedium"). Përveç kësaj, disa shtëpi janë ndarë për zyrtarët e lartë të gjykatës dhe financoheshin drejtpërdrejtë ngathesari perandorakë[25]. Së shpejti rritja e popullsisë së qytetit ka arritur në një pikë të tillë, që u eliminuan masatë e cila favorizuan ndërtimin.

image_map topografike e Kostandinopojës gjatë periudhës bizantine.

Rrethuar nga shtatë kodra, Kostandinopoja, si Roma, ishte e ndarë në 14 rrethe. Qendra e vjetër së Bizantit, atrium, së bashku me hipodrom-in aty pranë, u ripërcaktuan arkitektonikishtë dhe u quajtënAugusteum, në nder të nënës së Kostandinit (Flavia Iulia Helena Augusta). Aty degëzoj rruga (Via Egnatia), duke të çuar deri te porta e parë e Artë. Të githa u financuan nga taksa e re (agora) e Kostandinit. Në anën perëndimore të Augusteon qëndronte tempulli i Thias Sofias (Θείας Σοφίας), të përkushtuar përAgia Sofia, dhe në lindje u ngritë ndërtesa e parë e Senatit Ekumenik. Në lindje të hippodromit ishte pallati perandorak, i cili deri në shekullin e 6 nuk pësoji asnjë ndryshim të rëndësishëm.Roma e re e Kostandinit, që nga dita e inaugurimit të saj, ishte zyrtarisht një qytetëkrishterë[26],por fillimisht në lidhje me vendet e shenjta të fesë greko-romak vetëm disa ndërtesa të krishterë ishin ngritur.[27]Veshur me shkëlqim, Kostandinopoja kishte të gjitha elementet e prosperitetit urbane, favorizuar bashkimin kulturorë, arkitekturorë dhe artistik në mes lindjes dhe perëndimit. Ishte gjithashtu një qendër kishtare, që nga viti 381 është Selia e Patriarkut Ekumenik[28].Zgjerimi i konsiderueshëm i qytetit nisi nga perandoriTheodosi II (408-450), nën mbikëqyrjen e prefektitë së LindjesPretoria Anthemios, i cili mund të përshkruhet, themeluesi i dytë i Kostandinopojës[29]. Pjesa perëndimore e kryeqytetit u rritë në njëmilje romake[29], ndërsa niveli i përgjithshëm i brendshëm u dyfishua[30]. Siguria është përforcuar memesopirgjet (kulla të ulta) ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërsa miratoi edhe një plan novator për muret, që sot njihen siMuret e Theodositë. Ndërhyrjet inovative përfshinin ndërtimin e mureve të dyfishta, nga ana e brëndshme. Të cilët përbënin mbrojtjen kryesor. Ishin afërsisht 11 metra të lart dhe të përforcuar me kulla afërsisht 20 metra, të vendosur në intervale të rregullta prej rreth 65 metra. Gjatë perandorisë sëJustinianit I (527-565), Kostandinopoja mesjetar arriti kulmin e saj, me një popullsi që arriti përafërsisht 500.000 banorë[28] dhe përbënte një mozaik komuniteteve me karakteristika të ndryshme. Në këtë periudhë u përpoq një riorganizim i ri i peisazhit urban të kryeqytetit, siç duhej në bazë të rrethanave, duke pasur parasysh shkatërrimin nga zjarri i vitit532 dhe ngjarjet erevoltës Nika (greqishtστάσης του Νίκα = stasis tu Nika). Në planin e ri urbanistik u përfshinë ridefinimet e pozicioneve dhe projekteve të pushtetit dhe, fiximi i karakteristikave arkitekturore që vitrinojnë qytetin si një kapital i botës krishtere[31]. Kontributi i veçantë i Justinian-it I ka qenë ngritja e disa manastireve dhe kishave, një nga më mbresëlënëset është Ajasofia.[32]542 në qytetë u përhapmurtaja e cila thuhetë se shkaktoi vdekjen e tre të pestave të popullsisë dhe shënoi një periudhë e rënies e Kostandinopojës[28]. Periudha nga shekulli i 7-të deri në të 9-in ishte në përgjithësi një fazë kritike në historinë e qytetit, i cili u rrethuaru ngapersët dheavarët (626)arabët (674 - 78 dhe 717-18),bullgarët (813, 913),rusët (860, 941, 1043) dhe Pechenegs-ët (1090-1091), duke adresuar gjithashtu epidemitë dhe konfliktet e brendshme.

image_map e Pallatit të Madh të Kostandinopojës. Hipodromi, Hagia Sophia, Hagia Irene, dhe ndërtesa të tjera. Paraqitja e ndërtesave të kompleksit të pallatit janë bazuara në referenca letrare dhe historike, sotë janë aktualisht të mbuluara nga ndërtesat e tjera.

Periudha Latine (1204-1261) dhe shërimi bizantine

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1203, nënKryqëzatën e Katërt, ishte rrethimi i parë i Kostandinopojës nga kryqtarët në mënyrë për të rivendosur Isaak II në fron. Në13 prill1204, sulmuan edhe plaçkitën qytetin. Perandori i ri u zgjodhBaldvini i Flanders. Periudha e instalimit kalimtar tëPerandorisë Latine (1204-1261) karakterizohet si më shkatërruese në historinë e Kostandinopojës[28] veçanërisht plaçkitja e qytetit si paprecedent[33]. Informacione indikative në tempuj, shkatërrimi dhe grabitjet në pallate, monumente marrëm ngaWilliam de Villehardouin (1160-1213 per) nga historiani dhe dëshmitar okularNikita Choniati[34]. Mjaft vende të kultit u dhanë për doktrinën romake, për klerin frankë dhe venedikt, dhe, në përgjithësi, u përpoq për të krijuar doktrinën latine para metropolitëOrtodoksë.[35] Priftërinjtë Latinë nga Franca, Flandera dhe Italia, morën përsipër operimin e kishave të qytetit. Në të njëjtën kohë, u zgjerua katërta veneciane, dhe mori karakter të veçantë kolonie jashtë shtetit[35], ndërkohë që ndodhi edhe eksodi masiv i elementit grek. Shpopullimi i përgjithshëm nuk u ekulibruar nga emigracioni latine, i cili filloi në vitin 1204[36]. Në 1261, Kostandinopoja u rimor ngaMichael VIII Palaeologu (1259-1282) dhe në dekadatë pasuese u tentua një program i ri rindërtim, duke sinjalizuar një ndryshim në konfigurimin e peisazhit urban. U Promovuan masa specifike për kthimin e popullatës së periferisë dhe përgjithësisht përkrahinimi, veprime këto për të rivendosur imazhin e qytetitë. U Promovuan akoma edhe vepra mbrojtëse, të cilat konsiderohen si të nevojshme, duke pasur parasysh situatën shumë të keqe në të cilën gjëndën muret e qytetit, si pasojë të mungesës së kujdesit në vitet e mëparshme[37].

Skeda:1204 alosi-ths-polhs.jpeg
Rënja e Kostandinopojës nga latinët

dinastin e Paleologove, qendra politike e Kostandinopojës u zhvendos në Blachernai. Gjatë shekujve në vijim,Perandoria Bizantine ishte tkurrur tashmë në një pozitë të pasigurt, duke marr kërcënime të shumta nga Perëndimi dhe nga Azia e Vogël, me daljen graduale të osmanëve si fuqi dominuese në rajon. Pavarësisht ndërtesave në fund të shekullit të 13-të dhe në fillim të 14-të, Kostandinopoja mbeti dekadente, plot gërmadha dhe zona të mëdha të shkatërruar[28]. Udhëtari në periudhën 1432-1433,Bertrand de la Brokier përshkruan se hapësirat boshe të qytetit, të cilatë, shtrihen në një zonë të madhe krahisimisht me ato që kishin ndërtuar[38].

Perandoria Osmane

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Jean Chartier,Rrethimi i Konstandinopojës, shekulli 15., Bibliothèque nationale de France. Manuscript Français 2691 folio CCXLVIv

Në prill 1453 nisirrethimi i Kostandinopojës ngaosmanët të udhëhequr nga sulltaniMehmedi II. Kjo si pasoi e një përpjekje të dështuar për të marrë qytetin në 1422 nga sulltaniMurati II. Pavarësisht dallimeve të rëndësishme të vërejtura në burimet mesjetare, ushtria osmane duket shumë superiore numerikisht[39]. Sulmi përfundimtar, në të cilinë u vra perandori i fundit bizantinKostandini XI Paleologu filloj më29 maj dhe, pavarësisht rezistencës së mbrojtësve, osmanët hynë në qytet dhe e pushtuan. Kjo u parapri nga një rrethimë total prej 54 ditëve[40]. Pas tre ditëve plaçkitjes të qytetitë, Sulltani, kufizoji shkatërrimin e mëtejshëm të kryeqytetit të ardhshëm të tijë. HistorianiMichael Duka thotë se Mehmedi rezervoji për vete ndërtesat dhe muret e qytetit, duke lënë mallrat e mbetura, robërit dhe plaçkën në dispozicion të ushtrisë (Shih Michael Duka Historia Byzantina faq.281). Sullatni urdhëroi që të pushojë plackitja dhe, krehu hyrjen ceremoniale dhe madhërishëme në qytet. Mehmed II u përpoq për të forcuar popullsinë e qytetit. Domosdoshmërisht lëvizi banorë nga zonat të tjera që ai i kishte pushtuar, siPeloponezi,Selaniku dhe nga ishujt grekë.[41] Para largimit të tij nga Kostandinopoja, lëshoji firman për të lëvizur familjetmyslimane, kristiane dheçifute, nga rajoni iRumelit-ë dheAnadollias. Nga Michael Duka lexojm:Urdhëroji për të lëvizur pesë mijë familje deri në shtator 1453. ShkoHistoria Byzantina, CSHB, Vol. 20, Bonn, faq. 313. Emigrimi i detyruar shërbente një shumëllojshmëri të gjerë të nevojave sociale, politike dhe ekonomike, të tilla si restaurimin i prosperitetit i një qyti parë dekadente, për të krijuar pasuri dhe për të parandaluar kryengritjet nga komunitetet e izoluara. Sipas regjistrimit të vitit 1477, në Stamboll të numëruara në atë kohë ishinë 16.324 familje duke mos përfshirë ushtarë, studentët dhe skllevë.

Shqetësim i Sulltan Mehmetit II ishte edhe ndërtimi i qytetit, rindërtimi i mureve, duke krijuar një pozicion të fortifikuar (Yedikule), si dhe ndërtimin e pallatit në qendër të qytetit. Për këtë projekt përdori robërit grekë, dëmshpërblimi ishte fitorja e liris së tyret[42]. Përveç nga pallati, ndoshta ndërtesa më e rëndësishme e ngritur nga pushtuesit osmanë ishte Xhamia e Sulltanit, ndërtuar në periudhën1462-1470, por u shkatërrua nga një tërmet në1766. Mjaftxhami madhërishëm gradualisht ndihmuan tek stili arkitektonik i Stambollit. Administrativisht, qyteti osman ishte i ndarë në katër seksione: Qendra e Stambollit (Stambolli) dhe tre rrethet, të Galata-s të Eyup (Hashashi) dhe Ouskountar (Scutari). Ristrukturimi i Stambolli-të otomanë u bazua në përgjithësi në besimin se aji duhej të udhëhiqejë nga fryma eIslami-të, edhe karakterin e një qyteti të shenjtë islamik. Në përgjithësi, në vitet e ardhshme, qyteti përjetoi një periudhë të gjatë zhvillimi, me përjashtim vetëm fatkeqësitë natyrore - kryesisht zjarret dhe tërmetet - dhe epidemitë që goditën në kalimin e kohës. Programmi i gjerë i ripopullimin dhe ndërtimit, hodhi themelet për transformimin e qytetit dezertuar një herë në një kryeqytet universale perandorake, i cili ndryshon në karakterin dhe pamjen me atë bizantin korrespondentin e tijë kryesorë[43]. GjatëSulejman madhështoritë, arriti zenitin e famë e saj[44].

Në fillim të shekullit të 19-të që daton një tjetër zhvillim të rëndësishëm në historinë e Stambollitë, ndërthurur me epokën eTanzimatit, dmth Riorganizimi i Perandorisë Osmane, e cila u shoqërua me trazira të rënda, të tilla si masakra ejeniçerëve në hipodromin në1826. Ndërsa rasti iRevolucioni grek i 1821 për herë të parë autoritetet osmane urdhërojnë ekzekutimin e menjëhershëm të personave të cilët luajtën një rol të fortë, të tillë siPatriarku ekumenik dhe Interpretuesi i madhë, ose me përndjekje kundër komuniteti grek të qytetit . Shekulli i 19 është i karakterizuar përgjithësisht si periudhë gjatë së cilës mundohetë transformimi i qytetitë në një kapital të stilit perëndimor. Më1870 shtrihet në Stamboll hekurudha Europian, ndërsa të tjera infrastruktura publike përfundojë deri në fund të shekullit të 19-të. Ndërsa, deri në fillim të shekullit të 20-të, të tilla si tuneli nëntokësor në mes Galata-s dhe Beyond-es, stacioni i energjisë elektrike dhe rrjeti telefonik. Rreth të njëjtës periudhë, dhe derisa shpërtheuLufta e Parë Botërore, popullsia myslimane e qytetit është rritur ndjeshëm nga 385.000 në vitin1885 në 560,000 në vitin1914[45].

Historia moderne

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1908 qyteti u pushtua nga ushtria e lëvizjesxhonturqit dhe SulltanAbdul Hamid II ' shfronësohet. Revolucioni iTurqve të Rinj ka përshpejtuar procesin e përshtatjes së qytetit të standardeve perëndimore[46], e cila kishte filluar në vitin 1839 nga SulltaniAbdylmexhit I, reforma të quajturTanzimatit. Gjatëlufterave ne Ballkan (1912-1913), u pengua kapja nga ushtriabullgare , e cila u ndalua në periferi të qytetit. Në kohën eLuftës së Parë Botërore ishte në foreclosure dhe në fund të luftës u vu nën pushtimin britanike, franceze dhe italiane deri në1923[28]. Me ngrritjen eAtaturku, sulltani Otoman i fundit, Mehmed VI, la qytetin në vitin 1922. Në të njëjtën kohë, Kostandinopoja humbi hegjemoninë e saj për më shumë se një mijëvjeçar, si kryeqytet e Republikës së Turqisë e porsakrijuar u shpallAnkara. Deri në fillimin të viteve 1920, popullsia e Kostandinopojës kishte rënë në mënyrë drastike, duke arritur nivelin më të ulët në njëqind vitetë e fundit[47]. Mbeti e padëmtuar gjatëLuftës së Dytë Botërore nga qëndrimi neutralë iTurqi-së. Si pasojë, popullsia ka bërë rritje shumë të madhe, për shkak të lëvizjes së madhe të popullsisë rurale në qytet për të gjetur punë. Nga ana tjetër, komuniteti grek i qytetit u tkurr gërryer në mënyrë dramatike nga përndjekjet e njëpasnjëshme, më i shquari prej tyreshtator 1955. Stambolli u transformua me ndërtimin eurës e Bosfor-it (1973), e cila bashkoji lagjet europiane dhe aziatike nëpërmjet një rrjeti të autostradës së re, duke lejuar lëvizjet e mëdha të emigrantëve ngaAnadollia. Shpërthimi i popullsisë që ka ndodhur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, u shoqërua me problemet e mbipopullimit dhe ndotjes.[28].

Një pamje panoramike e Stambollit ngakulla e Gallatës

Struktura urbane

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Stambolli është qyteti më i madh nëTurqi me rreth 14,000,000 banorë të vendosur pikërisht në veri 41paralele dhe është i ndarë në tri fusha kryesore. I parë është në thelb të qyteti i vjetër - i njohur si Stambolli [Stambolli] - i shtrirë në gadishullin historik trekëndësh të Bizantit dhe përfshin zonatEminonu dheFatih. E vendosur në jug tëGolden Bay në anën ashtuquajturit Evropiane, dhe është pjesa më e populluar e qytetitë. Gadishulli është i rrethuar nga Deti Marmara në jug, dhe Ngushticën e Bosforit në lindje. Ndërtuar mbi terrenin kodrinor, i ndarë në rrethe të shumta. Të shtatë kodrat që dhanë emrinë Eptálofos jan të ndara nga lugina të vogla, ndërsa në maja qëndrojnë xhamitë e mëdha.

Zona e dytë kryesore e Stambollit është e vendosur në veri / lindje të Bririt të Artë, edhe në pjesën evropiane të qytetit, dhe përfshin rrethet historikeBeyoglu dheBesiktas. Dallohet nga ndërtesat e saj moderne dhe në veçanti zona e Beyoglu karakterizohet si Stambolli modernë. Dy zonatë, jan të ndara nga Briri i Artë, dhe bashkohen nga dy ura:Ura e Gallatas dheUra Ataturku. Gallata ishte një qendër e rëndësishme tregtare të kryeqytetit, në shtëpi për tregtarë dhe bankierë.

Zonë e tretë kryesore llogariten periferitë në anën aziatike të Bosforit, duke përfshirë edhe zonatSkutari (Chrysopolis lashtë, nëturqishtUskudari) dheKalqedonisë (në turqisht "Kadikoy"). Shkodra shquhet për xhamitë e saj të shumta. Në kufijtë të gjerë të komunës së Stambollit gjithashtu mbulonPrigiponisia (në turqishtëAdalar), një grup prej nëntë ishuj të vegjël në detin e Marmarasë dhe përafërsisht 18 deri 25 km në juglindje të qendrës së qytetit.

Klima

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pranverë
    Pranverë
  • Verë
    Verë
  • Vjeshtë
    Vjeshtë
  • Dimër
    Dimër


Stambolli
Diagrami klimatik (Ndihma)
JSHMPMQKGSHTNDH
 
 
101
 
9
3
 
 
81
 
9
3
 
 
70
 
11
4
 
 
45
 
17
8
 
 
36
 
21
12
 
 
38
 
26
16
 
 
39
 
28
19
 
 
46
 
29
19
 
 
63
 
25
16
 
 
101
 
20
12
 
 
109
 
15
9
 
 
125
 
11
5
Temperatura në°C, Reshjet nëmm
Burimi: Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik, Daten: 1929-2000[48], Date: 1970-2011[49]; weather.com[50];wetterkontor.de
Stambolli - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
JanarShkurtMarsPrillMajQershorKorrikkGushtShtatorTetorNëntorDhjetor
Temp. Maks. (°C)8,79,111,216,521,426,028,428,525,020,115,311,1Ø18,4
Temp. Mini. (°C)2,92,83,97,712,016,018,518,715,512,08,55,3Ø10,3
Reshje (mm)100,980,969,645,435,537,539,046,362,9100,7108,6124,7Σ852
Ditë me shi (d)2,63,34,46,68,910,811,711,38,56,24,62,3Σ81,2
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
8,7
2,9
9,1
2,8
11,2
3,9
16,5
7,7
21,4
12,0
26,0
16,0
28,4
18,5
28,5
18,7
25,0
15,5
20,1
12,0
15,3
8,5
11,1
5,3
JanShkuMarPriMajQerKorGushShtaTetNënDhje
R
e
s
h
j
e
100,9
80,9
69,6
45,4
35,5
37,5
39,0
46,3
62,9
100,7
108,6
124,7
JanShkuMarPriMajQerKorrGushShtaTetNënDhje


Burimi: Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik, Daten: 1929-2000[48], Date: 1970-2011[49]; weather.com[50];wetterkontor.de

Edukimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në Stamboll bazohen disa prej institucioneve kryesore të arsimit të lartë dhe të mesëm në Turqi, publike dhe private.Universiteti i Stambollit, i themeluar në 1453, është institucioni më i vjetër arsimor në Turqi dhe një nga më të vjetër në botë dhe ishte gjithashtu qendëra e vetme e arsimit të lartë në themelimin e Republikës së Turqisë[51]. I famshëm është edheUniversiteti Teknik i Stambollit,i orientuarnë shkenca politeknik. Universitete të tjera të shquara publike janUniversiteti i Bosforit,Shkolla e Arteve të Bukura Mimar Sinan,Universiteti Teknik Yildiz dheUnivesiteti i Marmara. Universitetet private më të shquara jan:Koç,Sabanxhi dheBilgi. Shumica e shkollave të mesme dhe universiteteve private, mësimi bëhet në gjuhënanglishte,Gjuhën franceze oseGjermanisht. Institucionet të shquar i arsimit të mesëm publikLiceu Gallata Saraj (Galatasaray Lisesi), i themeluar në 1481 dhe, është institucioni i dytë më i vjetër arsimor në vend, të njohura ndërkombëtarisht të shkollave të mesme publike është akoma Erkek Stambolli, dhe privatekolegj Robert.

Kultura

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Stambolli është qendra më e rëndësishme kulturore dhe artistike në Turqisë. Ideja për mbledhjen dhe ruajtjen e antikave u rrit në qytet gjatë mesit të shekullit të 19-të, me themelimin e muzeut të parë të tillë, e ndjekur nga standardet evropiane. Në vitin 1876, vilaTsinili (në turqisht "Çinili Köşk") në pallatin "Topkapi" u shndërrua në një muze arkeologjik, nën drejtimin e Philippe Anton Ntetier. U pasua ngaOzman Hamdibej, i cili organizoi dhegërmimet arkeologjike të para në qytetë[52]. Muzeu aktual Arkeologjik i Stamboll,i cili përfshin gjithashtu koleksionetë artitë islamik, është një ngaMuzetë më të mëdhenjë në botë dhe ka më shumë se 1.000.000 ekspozita[53], nga zona gjeografike eMesdheutBallkanitLindjes e MesmeAfrikës së Veriut dheAzisë Qendrore. Në historinë e kohëve të fundit, jeta artistike e Stambollit ishte nën ndikimet e konsiderueshme evropiane, me reformën historikeTanzimatit. Konceptet evropiane të artit dhe mësimdhënies filluan të miratohen në vitin 1883 me themelimin e Akademisë Imperial të Arteve të Bukura nga Hamdi, përgjatë vijave të institucioneve të tjera evropiane si shkollë arti në Paris. Akademia Imperial ishte epiqendra e jetës artistike të qytetit, dhe deri më 1932 ishte e vetmja qendër arti me një orientim europian në Turqi[52].

Në shekullin e 20-të, numri i piktorëve dhe skulptorëveturke që u trajnuan nëEuropë ritet, ndërsa artistët evropianë vazhduan të vizitojën Stambollin dhe për të marrë pjesë në organizimin e akademis. Në të njëjtën kohë, arti evropian promovoi në nivel kombëtar për më shumë sesa format tradicionale të artit, të tilla sikaligrafia arabe, e cila u godit me miratimin ealfabetit latin në vitin 1928. Monumentet dhe koleksionet e qytetit revitalizuar kurAnkaraja u deklarua si kryeqyteti i Turqisë. Në vitin 1924, koleksionet e pasura të Topkapi u bërën të disponueshme për publikun, ndërsa në vitin 1935 Hagia Sofia u shndërrua në një muze. Një program ambicioz restaurimi iManastiri Hora, me restaurimin e famshmemozaik, zgjati nga 1948 deri më 1958, kur edhe ajo u shndërrua në një muze.

Muzeu i Artit Modern në Stamboll (turq.İstanbul Modern Sanat Müzesi) filloi në vitin 2004 dhe tani pret projekte të mëdha tëArtit Modern, pikturës, skulpturës dhe fotografisë. Lëvizja eModernizmit forcohet fillimisht në vitin 1937 me themelimin e Muzeut të Pikturës dhe skulpturës nëPallatin Dolmabahçesë. Arti ifotos bëri paraqitjen e tij në Stamboll në fillimet e viteve 1840, operacion i seminarit fotografisë së parë nga Kargopoulos (1850) dhenga francezi Shebaa Pascal (1857)[52].

Si teatëri i pari i vërtetë osman, u regjistruar Teatri Frencez (në turqisht "Franciz Tiyatrosu"), i ndërtuar në 1840 në Beyoglu nga Tzoustiniani i cili ishte me origjinë italiane. Në të njëjtën kohë, prodhimet teatrale, siOpera, janë të kryera në fërngjisht, për audiencë të përzier, e përbërë nga osmane dhe të huaja[54]. Në vitin 1844, adresa e tij u ndërmor nga aktori me origjinë nga Syros dhe biznesmen Mihail Naum, ashtu teatri morri emrin Naum. U Shkatërrua nga një zjarrë në 1846 dhe u restaurua me një kontribut prej Sulltanit[55] opera dhe vepra të tjera vazhduan të luheshin në njëjtë teatër deri më 1870, kur aji u shkatërrua një herë të dytë nga zjarri. Me reformat e Tanzimatit, u shfaqën më shumë hapësira teatrale. Teatrit i parë me shfaqje në gjuhenë osmaneturke, i quajtur Theater osman (turq.Tiyatro-i Osmani), u themelua në vitin 1867 dhe operohet deri 1885 kur ai o dogjë[54]. Gjithashtu opera private kishte nëDolmabahçesë pallatin e Sulltanit, me projekte, kryesisht në repertorin italian deri në 1864. Prodhime operistike janë paraqitur ende, nga 1889 deri në 1908, në një teatër i themeluar ngaAbdul Hamid IIPallatin Yildiz. Opera e re komunale fillon të veprojë në vitin 1968 si pjesë e Pallatit të Kulturës Stamboll (turq.Istanbul Kültür Sarayi), megjithatë u shkatërruar nga zjarri dy vjet më vonë. Teatri u hap përsëri në vitin 1977 siQendra Kulturore Ataturk (turq.Atatürk Kültür Merkezi). Në programin vjetor i orkestrës popullore bashkëkohore simfonike të Stambollit përfshijnë të paktën një opera turke[55].

Qyteti organizon disa ekspozita të dukshëm dhe festivale ndërkombëtare, të tilla siStamboll Bienale, festivali ndërkombëtar ifilmit, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Festivali Ndërkombëtar i Xhazit. Në vitin 2010 u bëKryeqyteti Evropian i Kulturës, së bashku mePecs (Hungari) dheEssen (Gjermani).

Monumentet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Hagia Sofia sotë
Xhamia Blu

Në qytetin e vjetër dhe rajoninEminonu (turq. Eminönü) është e famshëmaTopkapi Saraj, e cila ishte vendi i qëndrimitë zyrtar i sulltanëve të Perandorisë Osmane. Më tej në veri është Muzeu Arkeologjik dhe në lindjeTsinili belveder e cila sot strehon muzen e qeramikës. Në distancë të vogël nga Topkapi dominonHagia Sofia (turq.Ayasofya Müzesi) me katër minare pranëhipodromimit i Konstandinopojës (At Meydanı) sot është një park publik dhe gjithashtu i quajtur Sheshi Sultan Ahmet. Në zonë qëndrojn obeliskët eTheodosius A ' dhe iKostadin VII, dheKolona Gjarprin. Në hyrje veriore të hipodrom është ndërtuar shatërvan i ashtuquajtur gjerman, me elemente të arkitekturës neo bizantine, dhuratë e qeverisë gjermane për të përkujtuar vizitën e perandorit Wilhelm II në qytet. Kundër shatërvanit, dhe në jugperëndim të Shën Sofisë, është xhamia e Sulltan Ahmetit, e njohur zakonisht siBlue Mosque, e cila është një nga kryeveprat e arkitekturës islame. Xhami e rëndësishme është edhe ajo eSuleiman, dedikuar përSuleiman I madhështori. në Veri të Shën Sofisë ështëkisha e Shën Irini, me arkitekurë tipike Romakebazilikë, e cila gjithashtu funksionon si një muze. Në lagjenEdirne Kapu (turq.Edirnekapı), rreth 150 metra ngaMuret Theodosian, ështëManastiri CHORA (Xhamia Carrillo), që i përkaset monumenteve më të rëndësishme tëartitë bizantin, të Periudhës e mesëme dhe të vonëtshme të saj. Tempuj të tjerë të rëndësishme janëPammakaristos Manastiri (Xhamia Fethiye- tani pjesë e monumentit është një muze me mozaike të rëndësishme), afërPatriarkanas Ekumenike, dheManastiri i Shën Sergjit dhe Bacchus (Agiasofia Küçük Xhami). Me interes të veçantë janë edhe dy tregje: Egjiptiani Misiria tsarsi (turq.Mısır Çarşısı) dhe Pazari i mbuluar (turq.Kapalıçarşı)e cila me një sipërfaqe prej afro 200,000 metra katror është një nga tregjet më të mëdha në botë[56].

Monumente kryesore gjënden edhe në qytetin modern, kufizohet me zonën eBeyoglu (lagja e vjetër Pera).Ura e Galatas lidh këtë zonë të qytetit të vjetër dhe në rrethin eGalatas dominonKulla e Gallatës (turq.Galata Kulesi), afërsisht 70 metra. Fokusi i qytetit modern ështëSheshi Taksim, ose Sheshi Pavarësia ,me klube nate të shumta. Në lagjen e Harbije (turq.Harbiye), një distancë relativisht të shkurtër nga sheshi Taksim, ështëMuzeu Ushtarak (turq.Askeri Müze), me ekspozita nga të gjitha periudhat e historisë ushtarake të Turqisë. Në Beyoglu është grumbulli i Kiliç Ali Pashës (turq.Kılıç Ali Paşa Külliyesi), i cili perfshin njexhami,medrese,banjëturke, njëmauzole të vogël (tyrbja) edhe shatërvan, ndërtuar me urdhër tëKiliç Ali Pasha. Ndoshta monumenti më i rëndësishme është pallatiDolmabahçesë, së bashku me xhaminë me të njëjtin emër. Pallate të mrekullueshme janë edhe pallatiBeylerbey, në lagjen me të njëjtin emër, dhe pallatiKioutsiouksou në Beikoz, të vendosura në anën aziatike të Bosforit, si pallatet eYildizBeshiktash dheÇiragan mes Beshiktash dhe lagjen e sajOrtakoi.

Vlen të përmendet edhe kështjella përgjatë Bosforit, të dominuara ngaRumeli Hisar në Turqinë Evropiane, dhe Kalaja e Anadollit oseAnadolu Hisar në bregun aziatike.

Sporti

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në Stamboll,futbolli,basketbolli dhevolejbolli janë sportet më të popullarizuara. Klube të mëdha sportive të qytetit janëBesiktas,Galatasaray dheFenerbahce. Në basketboll, suksese tregojnë klube siEfes Pilsen dheFenerbahce Ulker, ndërsa klubet e volejbollit të shquar janë Eczacıbaşı, Vakıfbank dhe Fenerbahce.

Stadiumi me kapacitet më madhë në qytetë ështëAtaturku Olympic Stadium dhe shërben atletikën dhe ndeshjet e futbollit, është identifikuara me pesë yje sipas standarteve tëUEFA-s.Në 2005 mori pjesë finalja e madhe eUEFA Champions League, ndërsa në stadiumin e Fenerbahçe,Shukru Saraxhoglu, u zhvillua në vitin 2009, finalja e fundit tëKupës UEFA, përpara se të zëvendësohej ngaUEFA Europa League. Vendet kryesore sportive janë ende stadiumi Sinan Erdem (turq. Sinan Erdem Olimpik Spor Salonu), si dheArena Abdi Ipekci e cila priti finalen e Kampionatit Europian të Basketbollit në vitin 2001.

Qyteti gjithashtu organizonë ngjarje në motorsport, si kampionatinF1, kampionatin MotoGP , kampionatin (WTCC), etj, nëIstanbul Park i cili u hap në vitin 2005. Cdo vit zhvillohet maratona ndërkombëtare eEurasia-s.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Leximi i mëtejshëm

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çelik, Zeynep.The Remaking of Istanbul: portrait of an Ottoman city in the nineteenth century, University of California Press, 1986
  • Freely, John.The Companion Guide to Istanbul and Around the Marmara', Vol. I, Companion Guides,Boydell & Brewer Ltd, 2000
  • Gilles, Pierre [Petrus Gyllius].The antiquities of Constantinople [De topographia Constantinopoleos] (μτφρ. John Ball), London: 1729
  • Lewis, Bernard.Istanbul and the Civilization of the Ottoman Empire Centers of Civilization, University of Oklahoma Press, 1972
  • Necipoğlu, Nevra (ed.). Byzantine Constantinople: Monuments, Topography and Everyday Life, Brill Academic Publishers, 2001
  • Shaw, Ezel Kural.History of the Ottoman Empire and modern Turkey, Cambridge University Press, 1977

Shënimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Ku ndodhet zyra e guvernatorit.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^"YETKİ ALANI" (në turqisht). Istanbul Buyuksehir Belediyesi. Arkivuar ngaorigjinali më 6 prill 2020. Marrë më4 shkurt 2020.
  2. ^Provinca Stamboll = 5,460.85 km²
    Sipërfaqja Tokë = 5,343.22 km²
    Liqeni/Pellgu = 117.63 km²
    Evropë (25 distrikte) = 3,474.35 km²
    Azi (14 distrikte) = 1,868.87 km²
    Urban (36 distrikte) = 2,576.85 km² [Metro (39 distrikte) – (Çatalca+Silivri+Şile)]
  3. ^"İstanbul'un En Yüksek Tepeleri".Hava Forumu (në turqisht). Hava Durumu Forumu. 15 prill 2020.
  4. ^"The Results of Address Based Population Registration System, 2020" (në turqisht).Instituti i Statistikave të Turqisë. 31 dhjetor 2020. Marrë më5 shkurt 2021.
  5. ^"Kişi başına GSYH ($) (2019)".Turkish Statistical Institute. Marrë më30 janar 2021.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  6. ^"Sub-national HDI – Area Database – Global Data Lab".hdi.globaldatalab.org (në anglisht).
  7. ^Adrian Room,Placenames of the world, McFarland, 2006, σ. 177
  8. ^abcAlexander P. Kazhdan (ed.),The Oxford Dictionary of Byzantium, Vol. I, Oxford University Press, USA, 1991, λήμμα "Byzantion", σ. 344
  9. ^Προκόπιος,Περί Κτισμάτων, Α. 5
  10. ^Παυσανίας,Ελλάδος περιήγησις, 4.31.5
  11. ^Θουκυδίδης, 1.94
  12. ^Θουκ. 1. 128-131
  13. ^Ξενοφών,Ελληνικά, 1.1.35
  14. ^Διόδ. Σ., 66.4-6
  15. ^Ξενοφών, 2.2.1
  16. ^William Smith,Dictionary of Greek and Roman geography, Vol. I, Boston: Little, Brown and Co., 1854, σ. 658
  17. ^Διόδ. Σ., 16.77.2
  18. ^Αρριανός,Αλεξάνδρου Ανάβαση, 1.3.3
  19. ^Διόδ. Σ., 19.77.7
  20. ^Smith, ό.π., 658
  21. ^Πλίνιος,Επιστολές
  22. ^Michael R. T. Dumper and Bruce E. Stanley (ed.),Cities of the Middle East and North Africa: a historical encyclopedia, ABC-CLIO, 2007, σ.181
  23. ^Concina, 15
  24. ^Ζώσιμος, ΙΙ.30-31
  25. ^Concina, 16
  26. ^J. B. Bury,History of the Late Roman Empire, Macmillan & Co., London: 1923, σ. 74
  27. ^Concina, 24
  28. ^abcdefg"Istanbul." Encyclopædia Britannica. 2009. Encyclopædia Britannica Online. 10 Apr. 2009
  29. ^abJ. B. Bury, ό.π. 70
  30. ^Concina, 28
  31. ^Concina, 33-34
  32. ^Michael Maas (εκδ.),The Cambridge Companion to the Age of Justinian, Cambridge University Press, 2005, σ. 79
  33. ^Steven Runciman,A History of the Crusades, Vol. III, Cambridge Univeristy Press, 1995, σ.123
  34. ^Nicetas Choniata,Historia,C.S.H.B., Bonn, 1835, σσ. 757-63
  35. ^abConcina, 62
  36. ^Necipoğlu, 280
  37. ^Necipoğlu, 290
  38. ^Bertrandon de La Brocq́uière (μτφρ. Thomas Johnes),The Travels of Bertrandon de La Brocq́uière, to Palestine: And His Return from Jersulem Overland to France, During the Years 1432 & 1433, J. Henderson (εκδ.), 1807, σ. 220
  39. ^βλ. Bartusis, Mark C.,The late Byzantine Army: Arms and Society, 1204-1453, University of Pennsylvania Press, 1997, σσ. 129-132
  40. ^Shaw, 57
  41. ^Μιχαήλ Κριτόβουλος, βλ. H.G. Beck, A. Kambylis, R. Keydell (ed.),Critobuli Imbriotae historiae, Corpus Fontium Historiae Byzantinae, Vol. 22, Berlin: W. de Gruyter 1983, σ.83
  42. ^Halil Inalcik, "The Policy of Mehmed Towards the Greek Population of Istanbul and the Byzantine Buildings of the City", Dumbarton Oaks Papers, vol. 23, 1969-1970, pp. 229-249
  43. ^Γερασίμου, Σ., «Η επανοίκηση της Κωνσταντινούπολης μετά την Άλωση», στο Κιουσοπούλου, Τ. (επιμ.),1453: Η Άλωση της Κωνσταντινούπολης και η μετάβαση από τους μεσαιωνικούς στους νεώτερους χρόνους (Ηράκλειο 2005), σελ. 3-21.
  44. ^Lewis, 105
  45. ^Alan Duben, Cem Behar,Istanbul Households: Marriage, Family and Fertility, 1880-1940, Cambridge University Press, 2002, σ. 25
  46. ^Duben, Behar, ό.π., σ. 26
  47. ^Duben, Behar, ό.π., σ. 23
  48. ^Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik."Klimainformationen Istanbul". World Meteorological Organization. Arkivuar ngaorigjinali më 7 qershor 2013. Marrë më2012-06-08.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  49. ^Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik."Jährlicher Gesamtniederschlag von Istanbul".Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik. Arkivuar ngaorigjinali më 1 shkurt 2013. Marrë më2012-06-20.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  50. ^weather.com."Monatliche Klimastatistiken für Istanbul". Marrë më2009-07-01.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  51. ^İ.Ü. Bilgisayar Bilimleri."History of Istanbul University (Turkish)". Istanbul.edu.tr. Marrë më2009-06-20.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  52. ^abcPaul Magdalino, et al. "Istanbul." Grove Art Online.Oxford Art Online. 2009
  53. ^Υπουργείο Πολιτισμού και Τουρισμού Τουρκίας
  54. ^abShaw, 129
  55. ^abFaruk Yener. "Istanbul." The New Grove Dictionary of Opera. Ed. Stanley Sadie. Grove Music Online. Oxford Music Online. 2009.
  56. ^Peter Coleman,Shopping environments: evolution, planning and design, Architectural Press, 2006, σ.23

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka media në lidhje meCategory:Istanbul.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Stambolli&oldid=2651384"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp