Nefizike dhekimi,spini është një tipimpulsi këndor me tipare jo klasike, i cili konsiderohet si veti themelore e trupit në ndryshim ngamomenti këndor orbital, i cili jep lëvizjen eqëndrës së masës rreth një pike të jashtme. Spini i një thërrmije në thelb përfaqëson drejtimin e rrotullimit të saj rreth një boshti të caktuar, i cili në vetvete mund të përdoret për të përcaktuar magnetizimin e vetë thërrmijes.[1] Edhe pse kjo veti speciale shpjegohet vetëm në mekanikën kuantikerelativiste tëDirakut, ajo luan nje rol shume të rëndësishëm edhe në mekaniken kuantikejo-relativiste, psh., vetia përcakton strukturën e atomit.
Nemekanikën klasike, cdomoment këndor i spinit për nje trup lidhet ne menyre te drejtperdrejte me rrotullimin perreth vetes, psh,rrotullimi i trupit rreth qendres se mases se vet. Per shembull,spini iTokës është i lidhur me rrotullimin e saj te përditshëm rrethboshtit polar. Nga ana tjeter, momenti kendororbital i Tokës është i lidhur me lëvizjen e sajvjetore rrethDiellit.
Në të vërtetë, në teorite klasike nuk ka një analog te drejtëpërdrejtë te vetisë vetjake te grimces qe ne mekaniken kuantike merr emrinspin. Koncepti i kesaj vetije jo klasike te therrmijave elementare u propozua ne 1925 ngaRalph Kronig,George Uhlenbeck, dheSamuel Goudsmit; duhet thene se emri kryesor qe lidhet me fenomenin espinit ne fizike eshteWolfgang Pauli.