Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Vehbi Neziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vehbi Neziri është Doktor i Shkencave Kompjuterike me një histori të pasur të kontributit në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit.[1]

Biografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet themelore, Master dhe të doktoratës i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Karriera e Vehbiut është një rrugëtim i suksesshëm në fushën e zhvillimit softuerik dhe të teknologjisë së informacionit. Në periudhën 2001-2003, punoi zhvillues softueri në Qendrën e Prodhimit të Dokumenteve. Ndërsa në vitet 2003-2007, ai përfshihet në projektin “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, ku kontribuoi në zhvillimin e Korrektuesit të Gjuhës Shqipe, të Fjalorit Elektronik Shpjegues, të Kullës së Shqipes dhe të Fjalorit të Termave të Informatikës. Gjatë kohës 2005-2007, ai udhëhoqi menaxhimin e lokalizimit të produkteve të Microsoft-it në gjuhën shqipe. Vitet 2007-2014 shënojnë vazhdimësinë e Vehbiut si zhvillues softueri dhe specialist i bazave të të dhënave në UNOPS, dhe udhëheqës i Divizionit të Zhvillimit të Softuerit në Agjencinë Kosovare të Pronës. Nga viti 2012, është ekspert i jashtëm për kualifikime profesionale në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve. Në 2014, ai filloi të punojë në kompaninë kanadeze FreeBalance, e cila për Qeverinë e Kosovës ofron Sistemin për Menaxhimin e Financave Publike. Në fushën e arsimit, Vehbiu si asistent mësimi në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës në vitet 2012-2016, ka mbajtur lëndët në fushën e Programimit dhe Strukturave të të Dhënave. Nga viti 2018, është ligjërues në Kolegjin UBT (Universiteti i Biznesit dhe i Teknologjisë) për lëndët e Programimit, Strukturave të të Dhënave, Bazave të Dhënave dhe Inxhinierisë Softuerike. Vehbiu është bashkëpërpilues i korpusit njëqindmilionsh të gjuhës shqipe, bashkëdizajnues i tagerit dhe i lematizuesit të gjuhës shqipe, si edhe i modelit kompjuterik të algoritmit për nxjerrjen e nyjës në gjuhën shqipe. Vehbi Neziri është autor i tri librave: “C++ Përmbledhje detyrash 1”, “C++ Përmbledhje detyrash 2” dhe VOTIMI ELEKTRONIK Anonimiteti dhe privatësia në epokën e teknologjisë Blockchain. Kontributi i tij në fushën e shkencës është i dukshëm, me më shumë se 20 punime shkencore të paraqitura në konferenca shkencore dhe të publikuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtar i institutit Alb-Shkenca që nga viti 2012 dhe mban pozitën e nënkryetarit të degës së Kosovës.[2][3]

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Vehbi Neziri – Ueb sajt personal/Personal web site" (në anglisht). Marrë më2024-11-06.
  2. Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 81,ISBN9789951518208
  3. "Vehbi Neziri".scholar.google.com. Marrë më2024-11-06.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Vehbi_Neziri&oldid=2715450"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp