Autorët,Trey Parker dheMatt Stone, që në fëmijëri vizatonin figura dhe historia për të qeshur. Pasi talenti i tyre u zbulua me filmin e shkurtër të tyte Jezusi kundër Frosti,Brian Graden, drejtori iFOX, e pa atë në 1995, dhe në 1997 ato filluan të punonin përComedy Central, dhe ato filluan të bënin episodet e para të "South Park".
South Park filloj me dy filma me metrazh të shkurtër ku talleshin personazhe siJezusi,Satani dheBabagjyshi i vitit të ri. Më vonë u krjiuan personazhet e rëndsishme.
Stanley(Stan) Marsh:Një djalë që është shumë i veçantë.Ai ka marrëdhënie të mirë me të gjithë shokët e tij.Është i sinkronizuar nga i zëri i krijuesit të "South Park"-ut Trey Parker.
Kyle Broflovski: Një djalë i qetë që nuk shanë shokët, por që është viktimë e Erik Kartman-it gjithmonë. Mami i tij është shumë e rreptë.Kurse është i sinkronizuar nga zëri i krijuesit tjetër të South Park-ut Matt Stone.
Kenneth (Kenny) McCormick: Personazh i çuditshëm, gjithmonë vesh një kapuç portokalli në kokë. Ai vdes në mënyrë të ndryshme në gati çdo episod të South Park-ut.Kur ai vdes shoku i tij Stani thotë"O Zot i madh ata vranë Kenin".Është i aktruar nga zëri i krijuesit tjetër të "South Park"-ut Matt Stone.
Eric Theodore Cartman: Një djalë i shëndoshë, ai që përdor më shumë llafe të pista.Kryesisht shokët e thërrasin me mbiemrin e tij "Cartman". Ai shan gjitmonë Kajlin, duke kënduar këngën "Mami i Kajlit është një kurve e madhe". Në filmin e South Park-ut zbulohet se mami i tij ka bërë disa video pornografike gjermane.Është i sinkronizuar nga zëri i krijuesit të South Parkut Trey Parker bashkë me shokun e tij Stan.
Filmi flet për katër personazhet kryesore që mësojnë llafet e pista duke parë një film të aktorëve kanadez Tarrasi dhe Pompaxhiu, që thirret kështu se bën gojore si pompa për cigaren. Kështu mamatë e fëmijëve të South Park-ut, me në krye mamin e Kajilit, I shpallin luftë Kanadasë. Filmi është i mbushur me pjesë komike si ajo e seksit midisSaddam Hussenit dhe Satanit.