Nësistemin nervor, njësinaps[1] është një strukturë që lejon njëneuron (ose qelizë nervore) të kalojë njësinjal elektrik ose kimik në një neuron tjetër ose në qelizën efektore të synuar.
Sinapset janë thelbësore për transmetimin e impulseve nervore nga një neuron në tjetrin. Neuronet janë të specializuar për të transmetuar sinjale në qelizat individuale të synuara, dhe sinapset janë mjetet me të cilat ata e bëjnë këtë. Në një sinaps,membrana plazmatike e neuronit që tejçon sinjalin (neuroniparasinaptik ) vjen në një pozicion të ngushtë me membranën e qelizës objektive (passinaptike ). Të dy vendet parasinaptike dhe passinaptike përmbajnë grupe të gjera tëmakinerive molekulare që lidhin dy membranat së bashku dhe kryejnë procesin e sinjalizimit. Në shumë sinapse, pjesa parasinaptike është e vendosur në njëakson dhe pjesa passinaptike ndodhet në njëdendrit ose soma. Astrocitet gjithashtu shkëmbejnë informacion me neuronet sinaptike, duke iu përgjigjur aktivitetit sinaptik dhe, nga ana tjetër, duke rregulluarneurotransmetimin .[2] Sinapset (të paktën sinapset kimike) stabilizohen në vendodhjen e tyre nga molekulat e ngjitjes sinaptike (SAM) që dalin nga neuroni para dhe pas-sinaptik dhe ngjiten së bashku aty ku mbivendosen; SAM mund të ndihmojnë gjithashtu në gjenerimin dhe funksionimin e sinapseve.[3]
^Foster, M.; Sherrington, C.S. (1897).Textbook of Physiology, volume 3 (bot. 7th). London: Macmillan. fq. 929.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)