Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Shtëpia e Urtësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shiko gjithashtu:Shtëpia e Diturisë
Dorëshkrim nga koha eSundimit Abasid
Përkthimi arab nga shek XIII i veprësDe Materia Medica.

Shtëpia e Urtësisë oseBejt ul-Hikmet (arabisht: بيت الحكمة - Bayt al-Ḥikmah;anglisht:House of Wisdom) e njohur gjithashtu edhe siBiblioteka e Madhe e Bagdadit, ishte një akademi, qendër intelektuale dhe bibliotekë e madheabasideBagdad gjatëEpokës së Artë Islame.[1][2] Shtëpia e Urtësisë u themelua fillimisht si një bibliotekë për koleksionet e kalifitHarun er-Reshid (766 - 809) në fund të shekullit të VIII ndërsa kulminacionin e zhvillimit të saj e arriti gjatë sundimit të të birit Al-Me'mun (786 - 833) kur edhe u shndërrua në një institucion të rëndësishëm edukativ, arsimor dhe kulturor. Al-Me'muni solli në Shtëpinë e Urtësisë shumë studiues të njohur të cilët sollën me vete edhe ide dhe kulturë të gjërë.[1][3] Përveç studiuesvemyslimanë, këtu studiuan edhe të krishterë dhehebrenjë.[4] Krahas përkthimit të librave në arabisht dhe ruajtjen e tyre, studiues nga Shtëpia e Urtësisë gjithashtu kontribuan me vepra të rëndësishme origjinale në fusha të ndryshme.[5][2]Gjatë sundimit të el-Ma'munit, u ndërtua gjithashtu edhe observatoriumi astronomik dhe Shtëpia e Urtësisë u bë një qendër prestigjioze për studimin e shkencave natyrore dhe shoqërore në Mesjetë, përfshirë matematikën, astronominë, mjekësinë, kiminë dhe alkiminë, zoologjinë, gjeografinë dhe hartografinë. Duke u mbështetur kryesisht në tekstet greke, por edhe siriane, indiane dhe persiane, krahas me kontributin e tyre, studiuesit dhe dijetarët e këtij institucioni kanë grumbulluar një koleksion të jashtëzakonshëm të njohurive botërore. Nga mesi i shekullit IX, Shtëpia e Urtësisë kishte koleksionin më të madh të librave në botë.[2] Sipas disa burimeve, zanafilla e saj qëndron në një koleksion më të hershëm privat të librave të rrallë dhe koleksioneve të poezive në gjuhën arabe dhe persiane të Al-Mansurit (754–775).[1][3] Shtëpia e Urtësisë u shkatërrua plotësisht gjatë pushtimit Mongol të Bagdadit në vitin 1258.[3]

Personalitete të shquara

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Këta janë disa nga personalitetet më të shquara veprimtaria dhe kontributi i të cilëve lidhet me Shtëpinë e Urtësisë.[6]

  • Jabir Ibn Hayyan (721 - 815) - i njohur për punën e tij me metalurgjinë praktike, puna e tij u përkthye në latinisht gjatë shekullit XII.
  • Muhamed ibën Musa al-Khwarizmi (vdiq në vitin 850) polimat persian dhe drejtues i Shtëpisë së Urtësisë.
  • Al-Jahiz (781-861) - autor dhe biolog i njohur sidomos për veprën Kitāb al-Hayawān dhe veprat e shumta letrare.
  • Thābit ibn Kurra (826-901) matematicien, astronom dhe përkthyes që reformoi sistemin e Ptolemeut. Konsiderohet si themelues i statikës.
  • Avicena (980-1037) - filozof dhe mjek i famshëm persian, autor i veprës Kanuni i Mjekësisë, tekst mbizotërues mjekësor në Botën Islame dhe Evropë deri në Shekullin XIX.
  • Averrosi (1126-1198) - ishte një filozof i famshëm musliman i njohur për komentet e tij mbi veprat e Aristotelit.
  • El-Ghazali (1058-1111) - teolog i shquar persian i cili sfidoi filozofët që favorizuan aristotelianizmin.
  • Muhammed el-Idrisi (1099-1169) - gjeograf arab i cili punoi nën Rogjerin II të Siçilisë dhe kontribuoi në hartën e botës.
  • Omar Khayyami (1048-1131) - poet, matematicien dhe astronom persian i njohur për zgjidhjen e tij të ekuacioneve kubike.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 123Gutas, Dimitri (1998).Greek Thought, Arabic Culture: The Graeco-Arabic Translation Movement in Baghdad and Early ʻAbbāsid Society (2nd–4th/8th–10th Centuries). Psychology Press. fq. 53–60.ISBN 978-0-415-06132-2.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  2. 123Jim Al-Khalili (31 mars 2011)."5: The House of Wisdom".The House of Wisdom: How Arabic Science Saved Ancient Knowledge and Gave Us the Renaissance. Penguin Publishing Group. fq. 53.ISBN 978-1-101-47623-9.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  3. 123Brentjes, Sonja; Morrison, Robert G. (2010). "The Sciences in Islamic Societies".The New Cambridge History of Islam. Vëll. 4. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 569.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  4. Hyman & WalshPhilosophy in the Middle Ages Indianapolis, (1973). fq. 204, Meri, Josef W. and Jere L. Bacharach, Editors,Medieval Islamic Civilization Vol.1, A-K, Index, (2006). fq. 304.
  5. Meri, Josef W.; Bacharach, Jere L. (2006).Medieval Islamic Civilization: A-K, index. Taylor & Francis. fq. 304.ISBN 978-0-415-96691-7.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  6. Lyons, Jonathan (2009).The house of wisdom : how the Arabs transformed Western civilization. New York: Bloomsbury Press.ISBN 9781596914599.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Shtëpia_e_Urtësisë&oldid=2473609"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp