Shkolla normale është një terminologji nga fusha e historisë së pedagogjisë me të cilin emërtohet një institucion i cili merret me përgatitjen profesionale të mësimdhënësve duke i aftësuar ata në fushën e normave profesionalepedagogjike dhekurrikulare. Shumica e shkollave të tilla, aty ku ato ende ekzistojnë, quhen "akademi pedagogjike", "shkolla të larta pedagogjike" ose "kolegje mësuesish" dhe mund të organizohen si pjesë e një universiteti gjithëpërfshirës. Shkollat normale nëShtetet e Bashkuara dheKanada merren me arsimimin profesional të mësuesve të shkollave fillore, ndërsa nëEvropën kontinentale, ekzistojnë kolegjet ekuivalente për mësuesit e shkollave fillore, të mesme dhe të larta.[1]
Shkolla e parë normale,Ecole Normale, është themeluar nëReims,Champagne,Francë në vitin 1685. Termi "normal" këtu i referohet qëllimit të këtyre institucioneve e që ishte njohja e studentëve me"normat profesionale" të mësimdhënies. "Normat" përfshinin normat historike të sjelljes së kohës, si dhe normat të cilat përforconin vlerat shoqërore të synuara, ideologjitë dhe narracionet mbizotëruese në formë të kurrikulës.
Shkolla e parë normale publike në Shtetet e Bashkuara u themelua në Concord, Vermont, nga Samuel Read Hall në vitin 1823. Në vitin 1839, shkolla e parë e përkrahur nga shteti (Komonuelthi iMasaçusetsit) u themelua në Lexington Battle Green - tani Framingham State University. Shkolla e parë normale moderne nëKinë u themelua nga ana e Profesor Qingut në Sheng Xuanghuai në vitin 1895, si shkollë normale e njohur, e njohur me emrin Shkolla Publike Nanyangut (tani Shanghai Jiao Tong University) nëShangai tëKinës.[2]
Shkolla e parë normale ku u përgatitën mësuesit shqiptarë, fillimisht në gjuhë të huaj e më vonë edhe në gjuhën shqipe ështëShkolla normale e Zarës, e themeluar nëArbnesh tëZarës (sot nëKroaci) në vitin 1816 (1866). Kjo shkollë ka funksionuar deri në vitin 1921 kur është suprimuar nga italianët.[3] Ligjërues në këtë shkollë kanë qenëPashk Bardhi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Shtjefën Gjeçovi, etj. Disa nga nxënësit e kësaj shkolle kanë punuar si mësues të shkollave shqipe nëMitrovicë dhe rrethinë, në vitet 1916 - 1918. Shkolla e parë normale me mësim në gjuhën shqipe është hapur nëBukuresht të Rumanisë. Ajo ka filluar punën më 10 maj të vitit 1892 me kontributin e Shoqërisë Kulturore Atdhetare "Drita" tëBukureshtit. Për përgatitjen e mësuesve shqiptarë edhe pse në gjuhë të huaj, një kontribut të konsiderueshëm ka dhënë edhe Shkolla Normale e Shkupit (Dar-Ul-Mualimin).
Shkolla e parë Normale në që dha mësimet shqip ndër viset shqiptare u hap më 1 dhjetor të vitit 1909 nëElbasan. NëKosovë, shkolla e parë normale është hapur nëPrishtinë, më 17 dhjetor të vitit 1941 gjatë bashkimit tëTokave të Lirueme ngapushtimi italian i Shqipërisë.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)