Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Shiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Reshje shiu

Shiu është forma më e zakonshme ereshjeve që krijohet nga bashkimi i pikave të imta tëujit me madhësi dhe Pluhurit nga 0,5 mm deri 6-7 mm, të cilat për shkak tëforcës së rëndesës bien ngaretëqiell përposhtë drejttokës. Forma të tjera të shiut janë:dëbora,lloha,breshëri dhevesa. Sasia e shiut të rënë matet nëmilimetra (mm). 1 mm reshje nënkupton 1litër përmetër katror. Jo i gjithë shiu bie në tokë, pasi një pjesë e tijavullon gjatë rënies për shkak tëajrit të thatë. Kur shiu nuk arrin të bjerë në tokë ai quhetvirga, një dukuri që ndeshet shpesh në rajonet e nxehta dhe të thata tëshkretëtirave.

Shtrëngatë shiu mbi çatinë e shtëpisë
shimatësi

Klasifikimi i reshjeve

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Klasifikimi i rreshjeve të shiut bëhet:

1.) sipas intensitetit

  • Pika shiu kur bien më pak se 1 mm në orë.
  • Shi i dobët 1-2mm në orë
  • Shi mesatar 2-6mm në orë
  • Shi i fortë me shumë se 6 mm në orë.
  • Shtrëngata më shumë se 10 mm në orë
  • Shi i rrëmbyer më shumë se 30 mm në orë

2.) sipas natyrës së rënies

  • Shi i butë quhet kur përbëhet nga pika uji të imëta me diameter 0.5 mm. Këto lloj reshjesh vijnë ngaretë shtresore jo grummbullore. Nuk është i rrëmbyeshëm për një orë mund të bien 0.5 mm
  • Shi i zakonshëm quhet ai që nuk përbehet nga pika të imta me diametër më të madh se 0.5 mm. Matet me sasinë e përgjithshme të rënë në njësinë e kohës. Ky lloj shiu vjen nga re të ulëta ose të mesme grumbullore. Hapësire jo e kufizuar. Qielli ka ngjyrë gri në të murrme. Nuk ka të çara në qiell. Ky shi nuk kthehet nështrëngatë.
  • Shi rrebesh quhet i rrëmbyeshem dhe zgjat shume pak kohë, vjen nga re grumbullore te shiut. Gjithmonë kemi intensitet variabël, zë një hapësire të vogël, shpesh e quajmë shi me diell. Ai mund të kthehet në shtrëngatë të zakonshme kur kemi rryma tropikale.

3.) sipas kohëzgjatjes

  • në formë vese.
  • i vazhdueshëm.
  • në formë shtrëngate.

Rëndësia e shiut në natyrë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Shiu ka rëndësi gjeografike dhe ekonomike, pasi ndikon në pastrimin e ajrit, në rritjen e bimësisë, në furnizimin e burimeve dhe të rrjedhave ujore, në bujqësi, në energjitikë etj. Por kur shiu është në sasi të mëdha mund të sjell edhe fatkeqësi natyrore si rrëshqitje, përmbytje, erozion etj.

Ndikimi i njeriut

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Shiu artificial

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Shiu&oldid=2545164"
Kategoria:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp