Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Savana

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Page version status

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqeje

This is thestable version,checked on23 tetor 2021.1 pending change awaits review.

StatusiKthjellët

Savana është zonë e rrafshtë ose pak e valëzuar, që shtrihet në brezin tropikal, në veri dhe në jug të pyjeve tropikale. Në savanë kryesisht dominojnë bimët barishtore të familjeve të ndryshme. Savana karakterizohet për dy stinë: verë të nxehtë e të lagësht dhe verë te nxehtë e të thatë. Ka pak rrjedha lumore. Botën bimore e përfaqësojnë barishtat e larta gjatë stinës së lagësht, dhe drunjtë e rrallë.Drurë tipikë të Savanës janë : baobabi , eukalipti dhe akaciet.Nga bota shtazore e savanës mund të përmendim kafshët barngrënëse si : antilopat , zebrat , gjirafat , elefanti. Kafshët mishngrëse si : luani , tigri i zi , leopardi etj. Në savanë ka dhe kafshë të veçanta si : kanguri dhe struci. Savanet shtrihen nëAfrikë, nëAmerikën Jugore, nëAzi dhe nëAustrali.

Parku Nacional Tarangire në Tanzani, savanë tipike e thatë

Fjala"Savana" rrjedh nga fjala spanjolle"sabana", që në gjuhën shqipe do të thotërrafsh i gjerë aporrafsh me barëra.Savanet janë Ekosisteme, të cilat karakterizohen me kaçube, lisa të vetmuar dhe para së gjithave me barishta tropike. Këto ekosisteme shtrihen në të dy anët e ekuatorit dhe kufizohen me pyjet e lagështa tropikale në njërën anë dhe shkretëtirat subtropikale në anën tjetër.Savanet mbulojnë rreth 15% të sipërfaqes kontinentale të tokës.

Varësisht nga sasia e reshjeve gjatë vitit dhe lloji i përhapur i vegjetacionit, savanet mund të t'i ndajmë ne tri lloje apo tipe të veçanta:savane të lagështa ,savane të thata dhesavane me therra apo kaçubePranë pyjeve tropike shtrihet savanet e lagështa, ndërsa në drejtim të poleve vijojnë savanet e thata dhe ato me ferra.


Stub iconKy artikull ngagjeografia ështëi cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke ezgjeruar atë.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Savana&oldid=2270458"
Kategoria:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp