Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Arabia Saudite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaSaudi Arabia)
Mbretëria e Arabisë Saudite
ٱلْمَمْلَكَة ٱلْعَرَبِيَّة ٱلسُّعُوْدِيَّة (arabisht)
Al-Mamlakah al-ʿArabīyah as-Suʿūdīyah
Flag of Arabia Saudite
Flag
Coat of arms of Arabia Saudite
Coat of arms
Motto: لَا إِلٰهَ إِلَّا ٱلله، مُحَمَّدٌ رَسُوْلُ ٱلله
"Lā ʾilāha ʾillā Llāh, Muḥammadur rasūlu Llāh"
"S'ka zot tjetër pos Allahut, Muhammedi është i dërguari i Allahut."[1] (Shehadeti)
Anthem: ٱلنَّشِيْد ٱلْوَطَنِي ٱلسُّعُوْدِي
"an-Našīd al-Waṭanīy as-Suʿūdī"
"Himni Kombëtar i Arabisë Saudite"
Location of Arabia Saudite
Capital
and largest city
Rijadi
24°39′N46°46′E / 24.650°N 46.767°E /24.650; 46.767
Official languagesArabisht[2][3]
Ethnic groups
(2014[4])
90%Arab
10%Afro-Arab
Religion
(2010)[5]
Demonym(s)
GovernmentMonarkia absoluteunitareislamike
• Mbreti
Selman bin Abdulaziz
Muhamed bin Selman
Legislaturenuk ka[a]
Themelimi
1744
1824
13 janar 1902
23 shtator 1932
• Antarësimi nëKombet e Bashkuara
24 tetor 1945
31 janar 1992
Area
• Total
2,149,690[2] km2 (830,000 sq mi) (12-të)
• Water (%)
0.7
Population
• 2019 estimate
34,218,169[9] (40-të)
• Density
15/km2 (38.8/sq mi) (174th)
GDP (PPP)2019 estimate
• Total
$1.924 trilion[10] (14-të)
• Per capita
$56,817[10] (12-të)
GDP (nominal)2019 estimate
• Total
$779.289 miliardë[10] (18th)
• Per capita
$23,566[10] (35th)
Gini (2013)45.9[11]
medium inequality
HDI (2019)Decrease 0.854[12]
very high (40-të)
CurrencyRijali saudit (SR) (SAR)
Time zoneUTC+3 (AST)
Date formatdd/mm/yyyy (Viti hixhri)
Calling code+966
Internet TLD

Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet nëAzinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet nëGadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia nëbotën arabe (pasAlgjerisë), i pesti për nga madhësia nëAzi dhei 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet meIrakun,Jordanin,Kuvajtin,Omanin,Katarin ,Emiratet e Bashkuara Arabe dheJemenin; ndahet ngaEgjipti dheIzraeli ngaGjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje nëDetin e Kuq, dhe nëGjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018,ekonomia sauditeishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë.[10] Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç.[13] Vendi është i njohur për qytete e shenjta tëMekës dheMedinës dhe si vendlindje e fesëislame.

Zona e Arabisë Saudite të sotme më parë përbëhej nga kryesisht katër rajone të dallueshme:Hixhazi,Nexhdi dhe pjesë të Arabisë Lindore (Al-Ahsa) dhe Arabisë Jugore ('Asir). Mbretëria e Arabisë Saudite u themelua në vitin 1932 ngaIbn Saudi. Ai bashkoi të katër rajonet në një shtet të vetëm përmes një serie pushtimesh duke filluar në vitin 1902 me kapjen eRiadit, shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij,Shtëpisë së Saudit. Arabia Saudite që atëherë ka qenë një monarki absolute totalitare, në të vërtetë një diktaturë e trashëgueshme e qeverisur përgjatë vijave islamike. Arabia Saudite ndonjëherë quhet "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" në lidhje meXhaminë e Shenjtë (në Mekë) dheXhaminë e Profetit (në Medinë), dyvendet më të shenjta në Islam. Gjuha zyrtare e shtetit ështëarabishtja.

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profetiMuhamed në shekullin e VII-të.Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.

Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtëArabia humbi rëndësinë politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen Reformuese IslamikeVehabistet që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë EmiriSaud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktojiveziri isulltanit në Egjipt,Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdullah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexhd u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike tëPerandorisë Osmane.

Emiriibn Saudi (sundoi nga viti 1902) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e Perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemitëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta.

Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.

Politika

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Arabia Saudite ështëMonarki islame absolute e udhëhequr nga Salman Bin Abdul Azis i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë ngafamilja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.

Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara nëSheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe nëKuran dhe “Synet”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .

Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira meShBA-të të cilat janë ftohur paksa passulmeve të 11 shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet bashkëpunuese në dy luftuat e Gjirit Persik.

Mbretërit e Arabisë Saudite

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Njësitë territoriale

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Provincat e Arabisë Saudite
Provincat e Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).

  1. Al Bahah
  2. Al Hudud ash Shamaliyah
  3. Al Jawf
  4. Al Madinah
  5. Al Gassim
  6. Ar Riyad
  7. Ash Sharqiyah
  8. 'Asir
  9. Ha'il
  10. Jizan
  11. Makkah
  12. Najran
  13. Tabuk

Gjeografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit tëAzisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshinë afro 80% tëGadishullit Arabik. Asnjë shtet i këtij rajoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli Arabik është i ngjashëm me kontinentin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli Arabik ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.

Në aspektin reliever, Arabinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme: çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit. Dhe eshte shteti i vetem qe nuk ekzistojne lumenjte .

Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujtonSaharën në kontinentin eAfrikës.

Ekonomia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga tetori 2018, Arabia Saudite është ekonomia më e madhe nëLindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhe në botë.[10] Arabia Saudite karezervat e dyta më të mëdha të naftës në botë dhe ështëeksportuesi më i madh i naftës. Ai gjithashtu ka rezervat e pestë më të mëdha të provuara të gazit natyror. Arabia Saudite konsiderohet si një “superfuqi energjetike”. Ajo ka vlerën e tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore, vlerësuar në 34.4 trilionë dollarë në vitin 2016. Ekonomia e komandës së Arabisë Saudite është e bazuar në naftë; afërsisht 63% e të ardhurave të buxhetit dhe 67%[14] e fitimeve nga eksporti vijnë nga industria e naftës. Ajo varet fuqimisht nga punëtorët e huaj me rreth 80% të të punësuarve në sektorin privat që janë jo-sauditë. Sfidat ndaj ekonomisë saudite përfshijnë ndalimin ose kthimin e rënies së të ardhurave për kokë banori, përmirësimin e arsimit për të përgatitur të rinjtë për fuqinë punëtore dhe sigurimin e tyre me punësim, diversifikimin e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat dhe ndërtimin e shtëpive dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe pabarazisë.

Industria e naftës përbën rreth 45% të produktit të brendshëm bruto nominal të Arabisë Saudite, krahasuar me 40% nga sektori privat. Arabia Saudite zyrtarisht ka rreth 260 miliardë fuçi rezerva nafte, që përbëjnë rreth një të pestën e rezervave të naftës totale të provuara në botë.[15]

Demografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]


Kultura

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Një pelegrin duke u lutur nëMesxhidi Haram (Xhamia e Shenjtë) nëMekë.Qabeja është ndërtesa kubike përballë pelegrinit.

Arabia Saudite ka qëndrime dhe tradita shekullore, shpesh rrjedhin nga civilizimi arab. Faktorët kryesorë që ndikojnë në kulturën e Arabisë Saudite janë trashëgimia islame dhe traditat beduine, si dhe roli i saj historik si një qendër e lashtë tregtare.[16]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons has media related toArabia Saudite.
Wikimedia Commons has media related toArabia Saudite.

Shënimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Ekziston njëAsamble Konsultative, ose Këshilli Shura, i cili nuk ka fuqi legjislative.[7] Duke qenë se roli i tij është vetëm konsultativ, ai nuk konsiderohet të jetë legjislativ.[8]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^"About Saudi Arabia: Facts and figures" (në anglisht). The Royal Embassy of Saudi Arabia, Washington, DC. Arkivuar ngaorigjinali më 17 prill 2012.
  2. ^abSaudi Arabia.The World Factbook.Central Intelligence Agency.
  3. ^"Basic Law of Governance".Ministry of Education (në anglisht). Ministry of Education – Kingdom of Saudi Arabia. Arkivuar ngaorigjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më1 shtator 2020.
  4. ^"The World Factbook" (në anglisht). 2 korrik 2014. Arkivuar ngaorigjinali më 2014-07-02.
  5. ^"Religious Composition by Country"(PDF) (në anglisht). Arkivuar ngaorigjinali(PDF) më 23 mars 2018. Marrë më16 dhjetor 2021.
  6. ^"Saudi Arabia - The World Factbook".CIA (në anglisht). CIA. Marrë më30 maj 2021.
  7. ^Hefner, Robert W. (2009).Remaking Muslim Politics: Pluralism, Contestation, Democratization (në anglisht). Princeton University Press. fq. 202.ISBN 978-1-4008-2639-1.
  8. ^"Analysts: Saudi Arabia Nervous About Domestic Discontent".www.voanews.com (në anglisht). VoA News - English. Marrë më2021-06-06.
  9. ^"The total population – General Authority for Statistics".stats.gov.sa (në anglisht). Arkivuar ngaorigjinali më 3 prill 2019. Marrë më31 tetor 2019.
  10. ^abcdef"Saudi Arabia" (në anglisht). International Monetary Fund.
  11. ^"The World Factbook".CIA.gov (në anglisht).Central Intelligence Agency. Marrë më28 maj 2019.
  12. ^Human Development Report 2020 The Next Frontier: Human Development and the Anthropocene(PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 15 dhjetor 2020. fq. 343–346.ISBN 978-92-1-126442-5. Marrë më16 dhjetor 2020.
  13. ^"Why Saudi Arabia".Invest Saudi (në anglishte amerikane). Arkivuar ngaorigjinali më 13 shkurt 2020. Marrë më17 shkurt 2019.
  14. ^"OEC – Saudi Arabia (SAU) Exports, Imports, and Trade Partners".oec.world (në anglisht). Marrë më15 gusht 2019.
  15. ^"World Proved Reserves of Oil and Natural Gas, Most Recent Estimates" (në anglisht). Eia.doe.gov.
  16. ^"Culture, Traditions and Art".Saudi Arabian Cultural Mission | SACM (në anglishte amerikane). Arkivuar ngaorigjinali më 24 prill 2019. Marrë më24 prill 2019.


Azia
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Arabia_Saudite&oldid=2702925"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp