Sailor Moon (sqt. Luftëtarja e Hënës) është serialmanga dheanime i transmetuar në shumë vende të botës, përfshirëShqipërinë. Seriali u krijua nëJaponi gjatë viteve1992-1997. Ka gjithsej 200 episode të përbëra prej 5 sezoneveSailor Moon,Sailor Moon R,Sailor Moon S,Sailor Moon SuperS dheSailor Stars. NëShqipëri ky serial u transmetua përmes kanalit televiziv për fëmijëBang Bang.
Protagonistja e serialit Sailor Moon është një vajzë 14 vjeçare që quhet Serenity, ose siç e quajnë në Tokë Sabrina. Sabrina është një vajzë hutaqe, e shkujdesur por shumë e dashur dhe e bukur. Ajo takon një mace që flet,Luna e cila i tregon për identitetin e saj si Sailor Moon, një luftëtare që është e destinuar të shpëtojëTokën nga forcat e së keqes. Detyra e saj është që të gjejë princeshën e hënës. Gjatë rrugëtimit ajo takon luftëtaret e tjeraEmi,Rei,Lita,Mina,Rini si dheNjeriun me Maskë, dashurinë e saj të vërtetë. Në rrugëtimin e saj ajo zbulon se është princesha e hënës, po gjithashtu edhe luftëtaret e tjera janë princesha të planeteve të tyre. Rini eshte vajza e saj dhe e Njeriut me Maskë në të ardhmen.
- Luftëtarja e Hënës (Sabrina) -Manjola Merlika
- Njeriu me Maskë (Darian) -Indrit Çobani
- Luftëtarja e Mërkurit (Emi) -Jessika Kasemi
- Luftëtarja e Marsit (Rei) -Nigela Ruka
- Luftëtarja e Jupiterit (Lita) -Desantila Kristo
- Luftëtarja e Venusit (Mina) -Nigda Dako
- Luftëtarja e Mini Hënës (Rini) -Gerona Karabashi
- Luftëtarja e Plutonit (Trista) -Luli Bitri
- Luna -Jetmira Dusha
- Artemis -Gëzim Rudi
- Mbretëresha Beril -Aneta Malaj
- Moli -Anisa Dervishi