Ky artikull është rreth Rumanisë. Fjala Rumania ka më shumë kuptime, për kuptimet tjera të fjalës shihe:Rumania (kthjellim).. Për përdorime të tjera, shikoRumania (kthjellim).
Rumania (rumanisht:România) është shtet i pavarur në pjesënjuglindore tëEvropës dhe shtrihet në qendër tëSiujdhesës Ballkanike, ku kufizohet meUkrainën dheMoldavinë në veri-lindje,Hungarinë dheSerbinë në perëndim dheBullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë nëDetin e Zi dhe shtrihet deri nëFushën e Panonisë. Ky vend ka një sipërfaqe prej 238,397 km² dhe me një popullsi prej nën 18.9 milionë banorë (2023), prej të cilëve afro 2 milion banojnë dhe jetojnë nëBukuresht, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.
"Rumania" rrjedh nga emri lokal përrumanishten (rumanisht:român), i cili nga ana e tij rrjedh ngalatinishtjaromanus, që do të thotë "Romak" ose "iRomës".[17] Ky etnonim për rumunët është vërtetuar për herë të parë në shekullin e 16-të nga humanistët italianë që udhëtonin nëTransilvani,Moldavi dheVllahi.[18][19][20] Dokumenti më i vjetër i njohur i mbijetuar i shkruar nërumanisht, një letër e vitit 1521 e njohur si "Letra e Neacșu nga Câmpulung",[21] është e dukshme për përfshirjen e shfaqjes së parë të dokumentuar të rumanishtes në një emër vendi: Vllahia përmendet siȚeara Rumânească.
Historia e Rumanisë mund të ndahet nga historia e përgjithshme e kësaj hapësire që nga shekulli XIX (1862), kur dy principatat e Danubit, ajo eMoldavisë dhe e Vllahisë, u bashkuan.
Sipas kushtetutës së nxjerrë më 21 gusht 1965, Rumania ishte njëRepublikë Socialiste ndërsa më parë ishte Republikë Popullore. Organ kryesor në këtë kohë kishte Kuvendin e Madhë Kombëtar me 349 të dërguar që kishin mandatin katër vjeçar.
Ky organ kishte edhe të drejtën mbi nxjerrjen e ligjeve. Sipas statutit ky kuvend duhej të takohej së paku dy herë në vit dhe duhej të zgjidhte 28 anëtarët të Këshillit me mandate prej katërvjeçare. Ky këshill përfaqësonte Kuvendin e Madhë Kombëtarë dhe merrte përsipër detyrat e kryetarit të shtetit, nxirrte dekrete e nxirrte ligje pa pasur të drejtë ndryshimi të Kushtetutës. Me ndryshimet e bëra më 1974 në kushtetutë, funksioni i krytarit të shtetit lidhej ngushtë me funksionin e presidentit të republikës. Kështu që presidenti i republikës tani kishte më shumë ente dhe të drejta nën kontrollin e tij. Bashke ketu mund te permendim edhe titon.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00V, 25 00L dhe 230,340 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km² ujë.
Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë.
Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.
Pjesa qendrore e jugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.
Kushtetuta e Rumanisë bazohet nëkushtetutën e Republikës së Pestë të Francës dhe u miratua në një referendum kombëtar më 8 dhjetor 1991 dhe u amendua në tetor 2003 për ta sjellë atë në përputhje me legjislacionin e BE-së. Vendi qeveriset mbi bazën e një sistemi demokratik shumëpartiak dhe ndarjes së pushteteve ndërmjet pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Është një republikëgjysmë-presidenciale ku funksionet ekzekutive mbahen ngaqeveria dhepresidenti.[22] Ky i fundit zgjidhet me votë popullore për maksimum dy mandate pesëvjeçare dhe emëron kryeministrin, i cili nga ana e tij emëronKëshillin e Ministrave. Dega legjislative e qeverisë, e njohur kolektivisht siParlamenti (që banon nëPallatin e Parlamentit), përbëhet ngady dhoma (Senati dheDhoma e Deputetëve) anëtarët e të cilëve zgjidhen çdo katër vjet me shumicë të thjeshtë.[23][24]
Sistemi i drejtësisë është i pavarur nga degët e tjera të qeverisjes dhe përbëhet nga një sistem hierarkik gjykatash meGjykatën e Lartë të Kasacionit dhe të Drejtësisë si gjykata e lartë e Rumanisë.[25] Ekzistojnë gjithashtu gjykata të apelit, gjykata të qarkut dhe gjykata lokale. Sistemi gjyqësor rumun është i ndikuar fuqishëm ngamodeli francez, bazohet në të drejtën civile dhe ka natyrë inkuizitore.Gjykata kushtetuese (Curtea Constituțională) është përgjegjëse për të gjykuar përputhshmërinë e ligjeve dhe rregulloreve të tjera shtetërore me kushtetutën, e cila është ligji themelor i vendit dhe mund të ndryshohet vetëm përmes një referendumi publik.[23][26] Hyrja e Rumanisë në BE në vitin 2007 ka pasur një ndikim të rëndësishëm në politikën e saj të brendshme, duke përfshirë reformat gjyqësore, rritjen e bashkëpunimit gjyqësor me shtetet e tjera anëtare dhe masat për të luftuar korrupsionin.[27]
Trupa detarë rumunë gjatë një stërvitje të kombinuar holandez-rumune në plazhinVadu
Forcat e Armatosura Rumune përbëhen ngaforcat tokësore,ajrore dhedetare të udhëhequra nga njëKomandant i Përgjithshëm nën mbikëqyrjen eMinistrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe nga presidenti si Komandant Suprem gjatë kohës së luftës. Forcat e Armatosura përbëhen nga afërsisht 15,000 civilë dhe 75,000 personel ushtarak—45,800 për tokë, 13,250 për ajër, 6,800 për forcat detare dhe 8,800 në fusha të tjera.[28] Shpenzimet totale të mbrojtjes në vitin 2007 përbënin 2.05% të PBB-së totale kombëtare, ose afërsisht 2.9 miliardë dollarë, me një total prej 11 miliardë dollarësh të shpenzuar midis 2006 dhe 2011 për modernizimin dhe blerjen e pajisjeve të reja.[29]
Rumania ndahet në 41qarqe (rumanisht:judeţe) dhe komuna eBukureshtit. Çdo qark administrohet nga një këshill qarku, përgjegjës për çështjet vendore, si dhe njëprefekt përgjegjës për administrimin e çështjeve kombëtare në nivel qarku. Çdo qark ndahet më tej nëqytete dhekomuna, të cilat kanë kryetarin e tyre dhe këshillin vendor. Ka gjithsej 320 qytete dhe 2,861 komuna në Rumani. Gjithsej 103 nga qytetet më të mëdha kanë statusin e bashkisë, gjë që u jep atyre pushtet më të madh administrativ mbi çështjet lokale. Bashkia e Bukureshtit është një rast i veçantë, pasi gëzon një status të barabartë me atë të qarkut. Ai është i ndarë më tej në gjashtë sektorë dhe ka një prefekt, një kryetar të përgjithshëm (primar) dhe një këshill të përgjithshëm të qytetit.
Rumania është e banuar nga rumunët, cilit grup të popujve u takojnë, kurse në viset kufitare ka edhe hungarez (rreth 1,2 milion), gjerman dhe serbë etj. Përbërja etnike e popullsisë së Rumanisë (sipas numrimit të vitit2011):[33]
Gjuha zyrtare e Rumanisë ështëgjuha rumune, një gjuhë romance lindore e ngjajshme meVllahishtën (gjuha Arumune). Gjuha Rumane ngjan edhe me gjuhët tjera romance, si për shembull gjuhëtItaliane,Spanjolle,Franceze, dhePortugeze. Alfabeti Ruman i ka 31 shkronja. 85% e popullit e kan gjuhën Rumane gjuhë të parë, kurse gjuha hungareze flitet nga 6.2% i popullit. Anglishtja dhe Frengjishtja jan gjuhët kryesore që studentet mësojn në Rumani. 31% e Rumuneve flasin gjuhën Angleze, 17% flasin frengjisht, dhe 7% flasin italisht.
Rumania është njështet laik dhe nuk kafe shtetërore. Një shumicë dërrmuese e popullsisë e identifikon veten si të krishterë. Në regjistrimin e vitit 2021 të vendit,[3] 73,86% e të anketuarve u identifikuan sitë krishterë ortodoksë, me 73,42% që i përkisninKishës Ortodokse Rumune. Emërtime të tjera përfshijnëprotestantizmin (6.22%),katolicizmin romak (3.89%) dhekatolicizmin grek (0.61%). Nga popullsia e mbetur, 128,291 njerëz i përkasin besimeve të tjera të krishtera ose kanë një fe tjetër, e cila përfshin 58,335myslimanë (kryesisht të etnisë turke dhe tatare) dhe 2,707hebrenj (hebrenjtë përbënin dikur 4% të popullsisë rumune - 728,115 persona në regjistrimin e vitit 1930). Përveç kësaj, 71,417 njerëz janëjofetarë, 57,205 janëateistë, 25,485 janëagnostikë dhe 2,895,539 njerëz zgjodhën të mos deklarojnë fenë e tyre.[3]
Kisha Ortodokse Rumune është njëKishë Ortodokse Lindoreautoqefale në kungim të plotë me kishat e tjera ortodokse, me njëPatriark si udhëheqës. Është kisha e tretë më e madhe ortodokse lindore në botë,[34] dhe ndryshe nga kishat e tjera ortodokse, ajo funksionon brenda një kulture latine dhe përdor një gjuhë liturgjikeromane.[35] Juridiksioni i saj kanonik mbulon territoret e Rumanisë dhe Moldavisë.[36] Rumania ka popullsinë e tretë më të madhe ortodokse lindore në botë.[37][38]
Për shqiptarët në Rumani përkujdeset Liga e shqiptarëve në Rumani (Liga Albanezilor din România) e cila zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore.[39] Përndryshe Bukureshti rumunë ka traditë në zhvillimin kulturorë të etniciteteve. Në të kaluaren ai ishte qendër përmërgatën, pas Stambollit. Në këtë qytet ishin themeluarë shoqëri të ndryshme kulturore që shtrin ndikimin e tyre kulturor në tërë hapsirën e Rumanis. Nga këto shoqëri kulturore e bamirës dallohen dega e Shoqërisë së StambollitDeg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe (1884) pastaj shoqëria e studentëve shqiptarë të lindur në RumaniQarku i studentëvet shqiptarë dhe maqedono-rumunë (1889) apo shoqëria bamirësDrenova (1894) si dhe shumë shoqata tjera që kishin arritur të ndihmonin lloj-llojshmërin kulturore Ballkanike, jo vetëm të Bukureshtit por edhe më gjërë.
^Cl. Isopescu (1929). "Notizie intorno ai romeni nella letteratura geografica italiana del Cinquecento".Bulletin de la Section Historique (në rumanisht).XVI: 1–90.... si dimandano in lingua loro Romei ... se alcuno dimanda se sano parlare in la lingua valacca, dicono a questo in questo modo: Sti Rominest ? Che vol dire: Sai tu Romano, ...
^Holban, Maria (1983).Călători străini despre Țările Române (në rumanisht). Vëll. II. Ed. Științifică și Enciclopedică. fq. 158–161.Anzi essi si chiamano romanesci, e vogliono molti che erano mandati quì quei che erano dannati a cavar metalli ...
^Cernovodeanu, Paul (1960). "Voyage fait par moy, Pierre Lescalopier l'an 1574 de Venise a Constantinople, fol 48".Studii și Materiale de Istorie Medievală (në rumanisht).IV: 444.Tout ce pays la Wallachie et Moldavie et la plus part de la Transilvanie a eté peuplé des colonies romaines du temps de Traian l'empereur ... Ceux du pays se disent vrais successeurs des Romains et nomment leur parler romanechte, c'est-à-dire romain ...