Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Qymyri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaQymyr)

Page version status

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqeje

This is thestable version,checked on7 shkurt 2023.1 pending change awaits review.

StatusiKthjellët

Qymyri.
Një shembull nga struktura kimike e qymyrit

Qymyri (apothëngjilli) është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se qymyri është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojne procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u liruahidrogjeni dheoksigjeni si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri.

Qymyri ështëlëndë djegëse me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafeje, përbëhet kryesisht nga karbonit dhesasia e nxehtësisë që lirohet gjatë djegies qymyri klasifikohet në katër lloje : linjiti, subitimunizoz, butiminoz dhe antracit.

Qymyrii natyror

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Është qymyr me moshë të re, te i cili vërehet struktura të drurit nga i cili është formuar. Ky përmban 25-35 % karbon, digjet shpejtë, përdoret si lëndë djegëse në termocentrale, për prodhimin e avullit për të vënë në lëvizje turbinat e gjeneratorëve, për prodhimin e energjisë elektrike.Kosova është shumë e pasur me linjit.

Qymyri subbituminozë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Thëngjilli (qymyri) subbituminozë ose qymyri i murrmë është cilësor se linjiti, sepse përmban 35-45 % karbon dhe liron sasi të mëdha të nxehtësisë.

Antraciti

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Antraciti ka përmbajtje më të madhe të karbonit 86-97 %. Përdoret për prodhimin e energjisë për ngrohje dhe prodhimin e produkteve të ndryshme kimike. Thëngjillet artificiale janë: koksi, qymyri i drurit, qymyri aktiv etj.

Qymyri në Shqipëri

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Albanologu dhe eksploratoriHahn kur kaloi në këto vise, i interesuar për zbulimet e fosileve dhe xeherorët e nëndhesës, vuri në dukje shqiptarët e quanin qymyri e linjitin me përcaktimin poetike "gjak drangoi".[1]

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Burime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Hahn J.,Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 31.ISBN 99927-738-8-X
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Qymyri&oldid=2519128"
Kategoria:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp