Tarantino u rrit si një fans i filmave dhe punonte në një dyqan filmash me qera ndërkohë që studionte aktrimin. Karriera e tij filloi në fund të viteve 1980, kur ai shkroi dhe drejtoi filminMy Best Friend's Birthday, skenari i të cilit formoi bazën për filminTrue Romance. Në fillim të viteve 1990, ai e filloi karrtierën e tij si prodhues filmi i pavarur me daljen e filmitReservoir Dogs në 1992; i quajtur si klasik dhe hit kulti, ai u quajt edhe si "Filmi i Pavarur më i Bukur i të Gjitha Kohërave" nga revistaEmpire. Popullariteti i tij u rrit nga dalja e filmit të tij të dytë në 1994,Pulp Fiction, një film kriminalistik neo-noir që u bë një sukses i madh komercial dhe kritik, i quajtur edhe si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. I bazuar në filmat e viteve 1970 blaxploitation, Tarantino lëshoiJackie Brown në 1997, një përshtatje e novelësRum Punch.
Kill Bill, një film me temë hakmarrjen ("revenge flick") me zhanre të filmave: arte marciale japoneze, spaghetti western dhe horror italian, u krijua gjashtë vite mbas filmit të fundit, dhe ishte i ndarë në dy pjesë:Vol. 1 në 2003, dheVol. 2 në 2004. Tarantino lëshoiDeath Proof në 2007 si pjesë e një projekti meRobert Rodriguez, me titullinGrindhouse. Filmi i shtyrë gjatëInglourious Basterds, i cili tregon një histori alternative fiktive të dy tentativave për të vrarë lidreët e Gjermanisë Naziste, u lëshua në 2009 dhe u bë filmi i tij i dytë për nga fitimet deri më sot ($321 milionë). Puna e tij më e fundit dhe më fitimprurësja është filmi uestern i vitit 2012Django Unchained.
Filmat e Tarantinos kanë korrur sukses si kritik po ashtu edhe komercial. Ai ka fituar shumë çmime kinematografike, duke përfshirë dyAcademy Award, dyGolden Globe, dy BAFTA, dhe Palme d'Or (palma e artë), dhe është nominuar për çmimet Primetime Emmy Awards dheGrammy Award, dhe është quajtur si një nga100 Njerëzit më Influencues në Botë nga revistaTime në 2005.[1]
Tarantino ka lindur në Knoxville,Tennessee. Ai është djali i aktorit dhe muzikantit amator, Tony Tarantino, dhe i infermieres, Connie McHugh.[2][3] Ai ka një gjysëm-vëlla më të vogël me emrin Ron. I ati i Tarantinos, ngaQueens, New York, është me prejardhje italiane, ndërsa e ëma me prejardhje irlandeze dhe Cherokee.[4][5][6] His stepfather was Curt Zastoupil, a musician.[7] Tarantino u rrit nga e ëma, pasi prindërit e tij u ndanë para se ai të lindte.[8] Tarantino thështe se e ëma e tij dilte me yllin e NBA Wilt Chamberlain.[9] Kur ishte dy vjeç, ai lëvizi në Torrance, California, dhe në vonë në Harbor City afër Los Anxhelesit. Atje, ai mori mësime drame në shkollën "Fleming Junior High School".[8] Ai vazhdoi shkollën "Narbonne High School" në qytetin Harbor në vitin e parë para se të linte shkollën në moshën 15 vjeçare që të vazhdonte mësimet e aktrimit me kohë të plotë tek "James Best Theater Company" në Toluca Lake.[10] Në një intervistë në 2013 me NPR, Tarantino fliste se si të dashurit e mamasë së tij e çonin të shihte në kinema filmat blaxploitation.[11]
Tarantino u rrit i mërzitur me shkollën "James Best Acting School" dhe e la pas dy vitesh, megjithëse i ruajti lidhjet me shokët e aktrimit. Më pas ai filloi një punë e cila i kërcënoi ambiciet e tij të gjata në aktrim.[12] Si punonjës i Video Archives, një dyqan filmash me qera në Manhattan Beach, ai dhe dhe shokët e tij entuziastë të filmave (përfshirë edhe Roger Avary) diskutonin rreth kinemasë dhe rekomandimet mbi filmat e porositur nga klientët. Ai i kushtoi vëmendje tipave të filmave që njerëzit pëqenin të merrnin me qera dhe citon se se ajo eksperiencë ishte inspiruese për karrierën e tij si regjisor.[13] Tarantino ka thënë: "Kur njerëzit më pyesin nëse kam shkuar në shkollë filmi, unë iu them, 'jo, kam shkuar tek filmat'."[4]
Pasi Tarantino takoi Lawrence Bender në një festë në Hollywood, Bender e inkurajoi të shkruante një skenar. Tarantino bashkë-shkruajti dhe drejtoi një filëm të quajturMy Best Friend's Birthday në 1987. Bobina e fundit e filmit pothuajse u shkatërrua në një zjarr që ndodhi gjatë redaktimit në laborator, por skenari i tij do të formonte bazën përTrue Romance.
Në janar 1992, filmi i TarantinosReservoir Dogs u shfaq në Sundance Film Festival dhe ishte një sukses i menjëhershëm. Filmi mori përgjigjje pozitive nga karitikët.Reservoir Dogs ishte një filëm i nisur nga dialogu në një vjedhje, ky vendosi tonin për filmat e tij të mëvonshëm. Tarantino shkroi skriptin për tre javë e gjysëm dhe Benderi ia dërgoi regjisorit Monte Hellman. Hellman ndihmoi Tarantinon që të siguronte fondet nga Richard Gladstein tek Live Entertainment (e cila u bë më vonë Artisan, tashmë njihet si Lionsgate). Harvey Keitel lexoi skriptin dhe po ashtu dha kontributin financiar, duke marrë rolin e bashkë-producentit, dhe një rol në filëm.[14]
Tarantino ka pasur shumë bashkëpunime me regjisorinRobert Rodriguez.
Skenari i TarantinosTrue Romance u aprovua dhe më vonë u lëshua në 1993. Skripti i dytë që Tarantino shiti ishteNatural Born Killers, i cili u revizionua nga Dave Veloz, Richard Rutowski dhe regjisori Oliver Stone. Tarantino iu dha atributi i historisë, dhe në një intervistë ai tha se i uronte filmit sukses.[15][16] Enmity e lidhi filmin dhe publikimin e një libri të quajturKiller Instinct nga Jane Hamsher, me të cilën Don Murphy kishte një mundësi për skenarin dhe prodhoi filmin, gjë që e çoi Tarantinon ta sulmojë fizikisht Murphy në një restorant në Hollivud në tetor 1997. Murphy lëshoi një padi në gjykatë me një dëmshpërblim prej 5,000,000USD kundër Tarantinos, më pas çështja u zgjidh jashtë gjykatës.[17] Pas suksesit tëReservoir Dogs, Tarantino u afrua nga Hollywoodi dhe iu ofruan shumë projekte, duke përfshirëSpeed dheMen in Black. Por ai vendosi të tërhiqej nëAmsterdam që të punonte në skriptin ePulp Fiction.
TekPulp Fiction (1994), Tarantino mbajtiestetikizimin e dhunës, për të cilën ai njihet, po ashtu edhe historinë jo lineare. Tarantino fitoi një Academy Award në kategorinë Shkrimi më i Mirë, dhe Çmimin Skenar i Shkruar Vetëm për Filmin, të cilin e ndau me Roger Avary. Ai po ashtu u nominua për çmim në kategorinë Regjisori më i Mirë. Filmi mori edhe 5 nominime, duke përfshirë edhe filmi më i mirë. Tarantino fitoi edhe Palme d'Or tekFestivali i Filmit në Kanë përPulp Fiction. Filmi shiti mbi 200 milionë $ dhe mori vlerësime të shkëlqyera.
PasiPulp Fiction mbaroi, ai drejtoi Episodin Katër tëFour Rooms, "The Man from Hollywood", një tribut i episoditMan from the South, nga emisioni televizivAlfred Hitchcock Presents, tel i cili luanteSteve McQueen me një përshtatje të historisë sëRoald Dahl.Four Rooms ishte një përpjekje bashkëpunimi me prodhuesit e filmave Allison Anders, Alexandre Rockwell, dheRobert Rodriguez. Filmi u u tërhoq shumë pak nga kritika. Ai luajti dhe shkroi skriptin për filmin e Robert RodriguezFrom Dusk till Dawn, nga e cila pa vlerësime të përziera nga kritikët.
Filmi i trëtë i Tarantinos ishteJackie Brown (1997), një përshtatje eRum Punch, novelë e Elmore Leonard. Në këtë filëm luante edhe Pam Grier.
Tarantino kishte planifikuar të bënte filmin e luftës të titulluar provizorishtInglourious Basterds, por e shtyu atë që të shkruante dhe të drejtonteKill Bill (i lëshuar në dy filma, Vol. 1 dhe Vol. 2), një filëm me temë hakmarrëse me traditën kinematografikeWuxia (artet marciale kineze),Jidaigeki (periudha e kinemasë japoneze), Spaghetti Western dhe Horror italian. Ishte bazuar në karakterin kryesor (Nusja) dhe një kastë që ai dhe aktorja kryesore eKill Bill,Uma Thurman, kishin planifikuar kur po xhirohejPulp Fiction. Në 2004, Tarantino u rikthye nëKanë, ku ai u caktua President i Jurisë. MegjithëseKill Bill nuk ishte konkurrent. Tarantinos iu atribua titulli "Regjisor i Ftuar Special" në filmin neo-noir të Robert Rodriguez të 2005Sin City për punën e tij në sekuencën me makinë me aktorëtClive Owen dhe Benicio del Toro.
Tarantino në 2009
Projekti tjetër filmik ishteGrindhouse, të cilin ai e bashkë-drejtoi me Rodriguez. Lëshuar në teatro në 6 prill 2007, kontributi i Tarantinos tek projektiGrindhouse u titulluaDeath Proof. Projekti ishte dështim nga ana financiare pasi biletat nuk u shitën pavarësisht se kiritikët e pëlqyen.
Bashkë me atributin e tij si producent në filmin horrorHostel, përshtatje e Elmore Leonard meKillshot (për të cilin Tarantino iu dha atributi si producent ekzekutiv, megjithëse nuk u lidhe më me filmin pas daljes së tij në 2009.)[18] dheHell Ride (shkruar dhe drejtuar nga Larry Bishop dhe Jonny Lane, të dy dolën tek filmiKill Bill Vol. 2).
Filmi i Tarantinos në 2009Inglourious Basterds është historia e një grupi guerrilas Amerikano-Hebre në Francën e pushtuar nganazistët gjatëLuftës së Dytë Botërore. Filmimi filloi në tetor 2008.[19] Filmi doli në 21 gusht 2009 me kritika shumë pozitive[20] dhe zuri vendin e parë për të ardhurat në rang botëror.[21] Ai u bë filmi me të ardhurat më të mëdha të Tarantinos deri sa u kalua nga Django Unchained tre vite më vonë.[22]
Tarantino në Paris në janar 2013, tek premiera Franceze eDjango Unchained.
Në 2011, filloi prodhimi iDjango Unchained, rreth hakmarrjes së një skllavi në jugun e Sh.B.A-ve në 1858. Filmi doli nga dëshira e Tarantinos që të prodhojë një filëm të zhanrit spaghetti western me vundodhe në jugun e thellë të Amerikës; Tarantino e ka quajtur këtë stil "një jugor",[23] duke thënë se ai donte "të bënte filma që merren me të kaluarën e tmerrshme të Amerikës me skllavërimin por ti bënte ata si filmat spaghetti western. Dua ti bëj ata si një zhanër i ri, por ata merren me gjithçka që Amerika nuk është përballur kurrë sepse ishte e turpëruar nga kjo gjë, dhe vendet e tjera nuk merreshin me to sepse nuk e ndjenin se kishin të drejtën për ta bërë".[23] Filmi u lëshua në 25 dhjetor 2012.
Në nëntor 2013, Tarantino zbuloi në emisininThe Tonight Show se ai po punon në një film të ri dhe se do të jetë një tjetër Western. Nuk do të jetë seria e dytë e Django.[24]
Në vitet e fundit, Tarantino ka përdorur fuqinë e tij në Hollywood për të fuqizuar filmat e vegjël dhe të huaj për të marrë më shumë vëmendje nga çdo të kishin marrë në rastin e kundërt. Në këto filma shënohej zakonisht "Presented by Quentin Tarantino" (sq: Prezantohet nga Quentin Tarantino) ose "Quentin Tarantino Presents" (sq: Quentin Tarantino Prezanton). I pari i këtyre filmave ishte në 2001 filmi nga Hong Kongu i arteve marcialeIron Monkey i cili fitoi rreth $14 milionë në Sh.B.A., shtatë herë më shumë se buxheti i tij. Në 2004 ai solli filmin Kinez me arte marcialeHero. Ai doli Nr. 1 në arkëtimet e tij duke arritur fitime $53.5 milionë. Në 2006, produksioni i fundit i "Quentin Tarantino presents",Hostel, doli Nr. 1 në arkëtime duke kapur $20.1 milionë në fundjavën e hapjes. Ai prezantoi në 2006The Protector, dhe producent në filmin (2007)Hostel: Part II.
Përveç këtyre, në 1995 Tarantino formoi Rolling Thunder Pictures bashkë me Miramax, e cila do të lëshonte dhe ri-lëshonte disa filma të pavarur dhe të jashtëm. Në 1997, Miramax e mbylli kompaninë për shkak të "mungesës së interesit" për filmat e lëshuar. Këto filma u lëshuan nga Rolling Thunder Pictures:Chungking Express (1994, regj. Wong Kar-wai),Switchblade Sisters (1975, regj. Jack Hill),Sonatine (1993, regj. Takeshi Kitano),Hard Core Logo (1996, regj. Bruce McDonald),The Mighty Peking Man (1977, regj. Ho Meng-Hua),Detroit 9000 (1973, regj. Arthur Marks),The Beyond (1981, regj. Lucio Fulci) dheCurdled (1996, regj. Reb Braddock).
ParaInglourious Basterds, Quentin Tarantino mendoi të fillojë filminThe Vega Brothers. Filmi do të kishte aktorët Michael Madsen dheJohn Travolta duke vazhduar rolet e tyre si Vic (Mr. Blonde) ngaReservoir Dogs dhe Vincent ngaPulp Fiction. Në 2007, për shkak të moshës së aktorëve dhe vdekjes në filëm të të dy karaktereve, ai tha se filmi (të cilin ai donte ta quanteDouble V Vega) është pak i pamundur tani."[25]
Në 2009, në një intervistë për një televizion Italian, pasi u pyet për suksesin e dy filmaveKill Bill, Tarantino tha "Ju nuk më keni pyetur për të tretin", dhe nënkuptoi se do të bënte serinë e tretë të filmitKill Bill me fjalët "Nusja do të luftojë sërisht!"[26] Më vonë në atë vit, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Morelia,[27] Tarantino lajmëroi se do të pëlqente të prodhonte filminKill Bill: Vol. 3. Ai shpjegoi se donte që të kalonin dhjetë vjet nga konflikti i fundit i Nuses, në mënyrë që ti jepte asaj dhe vajzës së saj një periudhë paqeje.[28]
Në 2012 në një intervistë për faqen webWe Got This Covered, Tarantino tha se një film i tretëKill Bill ka mundësi të mos ndodhë. Ai po ashtu tha nuk do të drejtojë një filëm të ri të James Bond, duke thënë se ishte i interesuar vetëm për filminCasino Royale në një farë kohe.[29] Në fund të 2012 në një intervistë me revistën elektronikeThe Root, Tarantino qartësoi se hyrja e fundit filmike për trilogjinë ″Django-Inglourious Basterds″ do të quhejKiller Crow.[30]
Në një intervistë të 2013 në Tonight Show tëJay Leno, Tarantino zbuloi se filmi i tij i ardhshëm do të ishte një tjetër western, megjithëse jo një pasardhës iDjango Unchained.[31] The Hollywood Reporter tha se filmi do të quhejThe Hateful Eight dhe se Tarantino e ka shkruar një pjesë specifikisht përChristoph Waltz.[32]
Tarantino ka qënë i lidhur romantikisht me aktoren amerikane Mira Sorvino,[33] regjisoret Allison Anders dhe Sofia Coppola, aktoren Julie Dreyfus dhe aktoren/modelen Didem Erol në periudhën 2007–2011,[34] po ashtu me komedianet Margaret Cho dhe Kathy Griffin.[35] Ka pasur zëra për mardhënie meUma Thurman, të cilën ai e ka quajtur si "muza" e tij.[36] Tarantino ka thënë "Nuk po them se nuk do të martohem kurrë ose se nuk do të kem fëmijë para se të jem 60 vjeç, por e kam bërë një zgjedhje, deri tani, që të vazhdoj në këtë rrugë vetëm. Sepse kjo është koha ime të bëj filma."[37]
Shoku i tij i ngushtë është kolegu regjisor dhe shpesh bashkëpunëtorRobert Rodriguez i cili, në kreditet e filmitKill Bill Volume 2, e cilëson atë si vëlla. Ai është po ashtu mik i afërt me Fiona Apple, Eli Roth, Paul Thomas Anderson, Kevin Smith, dhe Harvey Keitel. Ai ka thënë se beson në Zot por nuk i përket ndonjë feje specifike.[38]
Tarantino po ashtu ka thënë se planifikon të tërhiqet nga filmi në moshën 60 vjeçare, që të fokusohet në shkrimin e novelave dhe literaturë filmike. Ai po ashtu është skeptik që industria filmike që të kalojë në format dixhital, duke thënë, "Nëse arrihet në një pikë ku nuk mund të projektosh më filmat 35mm në teatro dhe gjithçka bëhet me projektim dixhital, nuk do të arrij deri në 60."[39] Në 18 shkurt 2010, u lajmërua se Tarantino ka blerë teatrin New Beverly Cinema. Tarantino lejoi pronarët ekzistues që të vazhdinin të menaxhonin teatrin, por ai do të bëjë sygjerime programi herë pas here. Ai ka thënë se: "Për sa kohë të jem gjallë, dhe për sa kohë që jam i pasur, dhe New Beverly do të jetë aty, duke dhënë filma në filëm 35mm."[40]
Në një ceremoni për Çmimet e Critics Choice Awards ku ishte Tarantino, ku ai tregon se fillimi i tij me filmat ishte tek të 20-at.Muzika është një pjesë e rëndësishme e stilit të tij filmik. Ai thotë se dëgjon muzikë në dhomën e gjumit dhe krijon skena filmike të lidhura me muzikën që dëgjon.[41]
Në anketimin e regjisorëve të vitit 2012 tëSight & Sound, Tarantino tregon 12 filmat e preferuar:Apocalypse Now,The Bad News Bears,Carrie,Dazed and Confused,The Good, the Bad and the Ugly,The Great Escape,His Girl Friday,Jaws,Pretty Maids All in a Row,Rolling Thunder,Sorcerer, dheTaxi Driver, por filmiThe Good, the Bad and the Ugly ishte më i preferuari.[42] Në 2009, ai e quajti filmin aksion të Kinji FukasakuBattle Royale si filmin e tij më të mirë që kur është bërë regjisor në 1992.[43] Ai është po ashtu fans i filmit të 1981 filmBlow Out i drejtuar ngaBrian DePalma, aq shumë e pëlqente sa që mori aktorin kryesor të filmit (John Travolta) për tek filmi i tijPulp Fiction.[44] Tarantino çmoi filmin e vitit 2006 tëMel GibsonApocalypto, duke thënë, "Unë mendoj se është një kryevepër. Ai mund të jetë filmi më i mirë i këtij viti."[45]
↑"3 Quentin Tarantino".Entertainment Weekly. 30 dhjetor 1994. Arkivuar ngaorigjinali më 22 tetor 2012. Marrë më12 dhjetor 2013.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
↑Keitel heard of the script through his wife, who had attended a class with Lawrence Bender (seeReservoir Dogs special edition DVD commentary).
↑Fuller, Graham (1998). "Graham Fuller/1993". përmbledhur nga Peary, Gerald (red.).Quentin Tarantino: Interviews. University Press of Mississippi. fq.57–59.ISBN1-57806-051-6.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
↑Glauco Ferrari (2 prill 2012)."Mira Sorvino".lifeinitaly.com. lifeinitaly.com. Arkivuar ngaorigjinali më 29 shtator 2012. Marrë më20 gusht 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)