Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Propolisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Propolis është prodhim i bletëve për të cilin shumë studime kanë vërtetuar se i zhduk bakteriet, këpurdhat, viruset dhe infeksionet poashtu ka veti anestetike, antioksiduese dhe antitumorale, nxit rigjenerimin e indeve dhe e forcon sistemin imunologjik. Është një substsncë smole të cilën vetëm disa prej bletëve punëtore duke filluar nga dita e 21 të e jetës së tyre e mbledhin nga lulet dhe lëvozhgat e druve dhe të bimëve. Propolisin bletët e përdorin për ndërtimin e hyrjes në zgjua mbylljen e plasaritjeve dhe vrimave dhe për sterilizimin e hojeve. Propolisi i bletës është një substancë mbrojtëse kafe që bletët marrin nga një përzierje e dyllit të bletës, rrëshirave, lëngut, përbërjeve bimore dhe pështymës së tyre. Emri i tij vjen nga greqishtja pro, që do të thotë "në mbrojtje", dhe polis, që do të thotë "qytet", duke e bërë atë fjalë për fjalë të thotë "në mbrojtje të qytetit" (ose koshere). Propolisi është "ngjitësi i bletës" që mbron dhe mban koshere së bashku.[1]

Përdorimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Njerëzit e përdorin si parandalues të sëmundjeve sepse i zbut pasojat dhe parandalon gripin, virozat, ndezjet e fytit dhe gojës kundër paradontozës, aftës etj. Është antibiotik natyral, nxit qarkullimin e gjakut epitelizimin e indeve gjatë djegjes, dhe plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe kundër herpesit.

Përbërja kimike

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Propolisi përmban 60 supstanca të ndryshme natyrale të cilat ende nuk janë studjuar me saktësi, përmbajtja: 55%smola, 30%dylli, 10% vajra eterike dhe 5% vitamina E dhe B,hekur,zing,enzime, acide organike ...

Veprimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Karakteristikë e propolisit është se bakteriet ndaj tij nuk mund të zhvillojnë rrezistencë nga e cila vuajnë antibiotikët sintetik. Propolisi si antibiotik poashtu nuk ka efekte anësore të dëmshme. Me sukses i lufton edhe viruset e gripit dhe herpesit, Parandolon ndezjet e fytit dhe paradontozën. Rezultate të mira jep edhe gjatë shërimit të infeksioneve, djegjeve, plagëve të hapura dhe ndezjeve në traktin digjestiv. Me përdorim të rregullt e rrit imunitetin e organizmit.

Vetitë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikimi antioksidues

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Veti Shkaterruese te qelizave

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Ruajtja dhe grumbullimi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Ruhet dhe grumbullohet në vende të errëta ku nuk depërton drita e diellit dhe në temperatura jo më të larta se 20 gradë C.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^"https://orihiro.ru/propolis-primenenie-poleznost-i-sekrety-ispolzovaniya/".{{cite web}}:Lidhje e jashtme në|title= (Ndihmë!);Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Propolisi&oldid=2426319"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp