U lind në Novum Komum, tëItalisë së veriut diku në vitin23 ose24. Gjatë jetës së tij, punoi në zyra të ndryshme të larta shoqërore dhe ushtarake të perandorisë romake. Plini plak shërbeu edhe si prokurator perandorak në Spanjë dhe në provinca tjera. Në vitin79 ai komandonte flotën romake në Mizenum të Kampanjës mirëpo në gusht të po këtij viti bie viktimë e katastrofës së madhe të shkaktuar nga shpërthimi i Vezuvit.[2]
Plini plaku është autor i disa veprave të cilat kanë karakter të shumëllojshëm. Një pjesë e veprave, kryesisht veprat mbi retorikën, mbi artin ushtarak, mbi historinë dhe filologjinë kanë humbur. Fatbardhësisht nga veprat e tij është ruajtur punimi i fundit i cili ishte sipas studiuesve më i madhi i tij. Kjo vepër e quajtur "Naturalis Historia" (Historia e natyrës) përbëhet nga 37 libra. Nga studiuesit merret si enciklopedi e njohurive të asaj kohe mbi natyrën.[3][4]
Në veprën e tij që i ka qëndruar kohës, ka shumë të dhëna gjeografike dhe ekonomike tëIlirisë. Po ashtu në këtë vepër gjejmë edhe të dhëna të përgjithshme mbi shoqërinë ilire.