Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Pleuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaPleurati)

Stampa:Infobox royalty/short description

Pleuri

Pleuri osePleuria (greqishtja e lashtë:Πλευρίας; i njohur edhe siPleurati, sundoi mes viteve 337 - 335 pes) ishte një mbretilir.[1] Sipas disa studiuesve Pleuria ishte ndoshta mbreti iAutariatëve. Një mbret ilir i quajtur Pleuria përmendet vetëm ngaDiodori (16.93.6). Emri është diku tjetër i paprovuar në burimet e lashta, prandaj disa studiues e kanë identifikuar atë mePleuratin I,[1] i cili është përkundrazi një emër shumë i zakonshëm midis ilirëve.

Biografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas tregimit historik të Diodorit, në vitin 337 para Krishtit Pleuria pothuajse arriti të vristeFilipin II të Maqedonisë kur ai ishte në fushatat e tij ballkanike.[2]

Në vitin 337 para Krishtit, qëllimi i Filipit ishte të nënshtronte shtetin ilir nën Pleurian, gjatë fushatave tëtij ballkanike. Ndërsa Pleuri ishte i përfshirë në një betejë me Filipin, ai pothuajse arriti të vriste Filipin nëse jo truproja e tij Pausania që merrte shpatën e Pleurias. Pasi mori në trupin e tij të gjitha goditjet e drejtuara ndaj Filipit, Pausania vdiq.[3][4]

Në vitin 335 para Krishtit, Pleuria hyri në një aleancë me mbretinGlaukudheKlitin e dardanëve për Kryengritjen Ilire. Kleiti kishte bindur Pleurin që të sulmonte Aleksandrin në marshimin e tij në jug. Ndërkohë, Glauku dhe Kleiti do të bashkonin forcat dhe do të takonin Aleksandrin në qytetin e Pelionit në jug. Langari, një aleat i Aleksandrit i premtoi atij se ai do të merrej me shtetin e autariatëve ndërsa Aleksandri do të përparonte drejt Kleitit. Langari pushtoi territorin e tyre dhe mundi Pleurin, dhe kështu solli një ngecje të kryengritjes ilire që në fillim.

Në shekullin V para Krishtit, Shteti Autariatëve arriti kulmin e zhvillimit politik dhe ekonomik. Në kohën e sundimit të Pleurit, Shteti Autariatëve ishte në rënie për shkak të migrimevekeltike. Pasardhësit e Pleurit u përballën me vështirësi të mëdha dhe rënien graduale të Shtetit Autariat e cila përfundoi në vitin 310 para Krishtit me zhdukjen e papritur të tyre.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^abHowe, Müller & Stoneman 2017, f. 98
  2. ^Readings in Greek History: Sources and Interpretations by D. Brendan Nagle and Stanley M. Burstein, 2006, page 245: "For a few days later, when Philip joined battle with Pleurias, the king of the Illyrians,..."
  3. ^(Hamond, Kingdoms in Illyria)
  4. ^Diodorus (16.93,6)

Bibliografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Pleuri&oldid=2429402"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp