Perestrojka (Rusisht: перестройка) ishte një lëvizje reformatore politike brëndaPartisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBSH) gjatë fundit të viteve 80' e filluar nga sekretari i përgjithshëmMikhail Gorbaçov dhe reforma politike e tij egllasnostit. Përkthimi fjalë për fjalë i perestrojkës është "ristrukturim", duke iu referuar ristrukturimit të sistemit ekonomik dhe atij politik të Bashkimit Sovjetik, si një përpjekje për të ndaluarPeriudhën e Stanjacionit.
Perestrojka lejoi veprime më të pavarura nga ministri të ndryshme dhe prezantoi shumë reforma të ngjashme meekonominë e tregut. Qëllimi i supozuar i perestrojkës, megjithatë, nuk ishte t'i jepte fund ekonomisë së komanduar, por përkundrazi ta bëntesocializmin të funksiononte në mënyrë më efikase për të përmbushur më mirë nevojat e qytetarëve sovjetikë duke përshtatur elementë të ekonomisë liberale.[1] Procesi i zbatimit të perestrojkës përkeqësoi mungesat ekzistuese dhe krijoi tensione politike, sociale dhe ekonomike brenda Bashkimit Sovjetik.[2][3] Për më tepër, shpesh fajësohet për ngritjen e nacionalizmit politik dhe partive politike nacionaliste në republikat përbërëse.[4]
Gorbaçovi e përdori për herë të parë termin në një fjalim gjatë vizitës së tij nëTolyatti në 1986. Perestrojka zgjati nga viti 1985 deri në vitin 1991 dhe shpesh argumentohet se është një shkak i rëndësishëm irënies së Bllokut Lindor dheshpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.[5]
Në lidhje me politikën e jashtme, Gorbaçovi promovoi "të menduarit e ri politik": deideologjizimin e politikës ndërkombëtare, braktisjen e konceptit tëluftës së klasave, përparësinë e interesave universale njerëzore mbi interesat e çdo klase, rritjen e ndërvarësisë së botës dhe të bazuar në sigurinë reciproke. mbi instrumentet politike dhe jo ushtarake. Doktrina përbënte një ndryshim të rëndësishëm nga parimet e mëparshme tëpolitikës së jashtme sovjetike.[[6][7][8] Kjo shënoi fundin eLuftës së Ftohtë.[9]
^Mikhail Gorbachev, Perestroika (New York: Harper Collins, 1987), quoted in Mark Kishlansky, ed.,Sources of the West: Readings in Western Civilization, 4th ed., vol. 2 (New York: Longman, 2001), p. 322.