Patrikana e Stambollit osePatrikana Ekumenike e Konstandinopojës (Greqisht: Οἰκουμενικὸν Πατριαρχεῖον Κωνσταντινουπόλεως, romanizuar:Oikoumenikón Patriarkhíon Konstantinoupóleos,Latinisht:Patriarchatus Oecumenicus Constantinopolitanus;[1]Turqisht:Rum Ortodoks Patrikhanesi oseİstanbul Ekümenik Patrikhanes "Patrikana Ortodokse Roman, Patrikana Ekumenike" ) është një nga katërmbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë kishat (ose "juridiksionet")autoqefale që së bashku përbëjnëKishën Ortodokse. NëTurqi, jozyrtarisht quhet edheFener Rum Patrikhanesi, "Patrikana Romake e Fanarit". Ajo është nëStamboll dhe drejtohet ngaPatriku Ekumenik i Kostandinopojës, aktualishtBartolomeu I i Kostandinopojës, Kryepeshkopi i Kostandinopojës.
Për shkak të vendndodhjes së saj historike si kryeqyteti i ish-Perandorisë Romake Lindore (Bizantine) dhe rolit të saj si kisha nënë e shumicës së kishave moderne ortodokse,Kostandinopoja mban një vend të veçantë nderi brenda Ortodoksisë dhe shërben si selia për Patrikun Ekumenik, i cili gëzon statusin eprimus inter pares (i pari ndër të barabartët) midis prelatëveortodoksë të botës dhe konsiderohet si përfaqësuesi dhe udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.