Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Pamfile Epidauri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamfila - ilustrim modern

Pamfila osePamfile Epidaurusi (greqisht:Παμφίλη ἡ Ἐπιδαυρία,Pamphílē hē Epidauría, Shek. I pas Krishtit) ishte një historiane me origjinë egjiptiane, e cilia jetoi nëGreqinë e lashtë gjatë sundimit të perandorit romakNero (54 - 68 Pas Krishtit). Pamfila veprat e saj i shkroi nëgjuhën greke. Ajo ishte historiania e parë femër e njohur greko-romake dhe, së bashku me historianen kinezeBan Zhao,janë historianet e para femra të njohura deri më tani. Ajo është e njohur më së shumti për veprën e saj të humburKomente historike, një koleksion me anekdota të ndryshme historike në tridhjetë e tre libra. Megjithëse kjo përmbledhje është humbur, ajo citohet shpesh nga shkrimtari romak Aulus Gellius (rreth 125 - pes 180 pes) nëNetët Atike dhe nga biografi grekDiogjen LaërtiusJetët dhe Opinionet e Filozofëve të Shquar. Ajo përshkruhet gjithashtu në enciklopedinëbizantine të shekullit të dhjetë,Suda, dhe nga shkrimtari bizantin Photios (rreth 810/820 - 893). Sipas veprësSuda, ajo gjithashtu shkroi një numër të madh të epitomeve të veprave të historianëve të tjerë, si dhe traktate mbi mosmarrëveshjet dhe seksin. Ajo mund të jetë autore e traktatit anonim grek të mbijetuarTractatus De Mulieribus Claris In Bello, i cili jep të dhëna të shkurtra biografike të jetës së grave të famshme.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Pamfile_Epidauri&oldid=2215516"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp