Nigel Short | |
---|---|
![]() Nigel Short në 2013 | |
Emri i plotë | Nigel Short |
Shteti | ![]() |
Lindi më | 1 qershor 1965 (59 vjeç) Leigh,Mançester,Britani e Madhe |
Titulli | Mjeshtër i madh (1984) |
VlerësimiFIDE | 2594 (nëntor 2024) |
Vlerësimi më i lartë | 2712 (prill 2004) |
Najxhëll DejvidShort oseNigel David Short i lindur më 1 qershor 1965 në Leigh,Mançester është njëshahist britanik, mbajtës i titullitMjeshtër i Madh Ndërkombëtar.
Në vitin 1993, ai luajti kundërGeri Kasparov në finalen e kampionatit botëror të shahut të organizuar ngaShoqata e Shahut Profesionist (Professional Chess Association), të cilën e humbi me rezultatin 12,5 - 7,5. Për të arritur në finale, atij iu desh të mundte ish-kampionin botërorAnatoli Karpov dheJan Timan.
Në vitin 2008, kandidoi për president tëFederatës Botërore të Shahut (FIDE), por nuk u zgjodh.
Sipas Najxhëll Short dhe Geri Kasparov, kreu i FIDE,Florencio Campomanes, vendosi vendndodhjen e ndeshjes (Mançester) dhe fondin e çmimeve pa konsultuar lojtarët, duke shkelur rregullat. Në mungesë të një oferte të vlefshme për kampionatin nga FIDE, Short dhe Kasparov krijuan një organizatë rivale, Shoqata e Shahut Profesionist (Professional Chess Association osePCA). Ndeshja, sponsorizuar nga gazetaThe Times, u zhvillua në Londër në shtator dhe tetor 1993. Kasparov fitoi bindshëm.
Revolta e pashembullt e organizuar nga Short dhe Kasparov solli një përballje paralele tëKampionatit Botëror nga FIDE, ku Anatoli Karpov mundi Jan Timman në një ndeshje titulli në 1993. Situata shkaktoi polemika dhe trazira në botën e shahut për disa vite.