Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Netflix

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull është rreth shërbimin transmetues online. Për kompaninë mediatike, shikoNetflix, Inc.

PageStampa:Infobox company/styles.css has no content.

Netflix
Company typeKompani Publike
NFLX
IndustryArgëtim
Founded29 gusht, 1997; 19 vite më parë
Founder
Headquarters,
Area served
Botëror(përveç se nëKina Kontinentale,Krimea,Koreja e Veriut, dheSiri)
Key people
RevenueIncrease $8,83 miliard (2016)
Increase $380 milion (2016)
Increase $187 milion (2016)
Total assetsIncrease $13,6 miliard (2016)
Total equityIncrease $2,7 miliard (2016)
Number of employees
3,500 (2015)
Websitenetflix.com

Netflix Inc. (gjithashtu njohur siNetflix) është një kompaniamerikane ndërkombëtare argëtimi krijuar më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley,Kaliforni, ngaReed Hastings dheMarc Randolph.[1] Kompania ofron media në formën e streaming në internet dhe gjithashtu shpërndarje DVD me anë të postës. Në vitin 2013, Netflix shtoi produksionin origjinal të filmave dhe serialeve. Zyrat qendrore për momentin ndodhen në Los Gatos,Kaliforni.

Në vitin 1998, një vit pas krijimit të kompanisë, Netflix u përhap duke nisur me biznesin e shpërndarjeve të DVD-ve me postë. Në 2007, Netflix u zgjerua duke paraqitur formën e streaming të mediave, ndërkohë që e vazhdonin biznesin e dhënies me qira të shërbimeve DVD dhe Blu-Ray. Kompania u zgjerua ndërkombëtarisht kur shërbimin streaming e bënë të mundur në Kanada në vitin 2010, vit kur nisi të fillonte zgjerimi i kompanisë; në janar 2016, Netflix ishte i disponueshëm në mbi 190 shtete.[2] Netflix hyri në industrinë e filmit dhe të televizionit në vitin 2013 duke debutuar me serialin e parë origjinal,House of Cards.

Në Korrik 2017, Netflix raportoi 103.95 milion të abonuar në mbarë botën, përfshirë 51.92 milion në Shtetet e Bashkuara.

Histori

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Netflix u themelua më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley,Kaliforni, ngaMarc Randolph dheReed Hastings, të dy ish-punonjës në kompaninë Pure Software. Randolph ishte një nga bashkë-themeluesit e MicroWarehouse, një kompani për porosi postare online; dhe me vonë u mor në punë nga Borland International si zëvëndës president i marketingut. Hastings, një ish-mësues matematike, kishte themeluar Pure Software, të cilën e shiti së fundmi për $700 milion.

Hastings investoi $2.5 milion para të thata për nisjen e Netflix. Randolph fillimisht kishte idenë për të nisur një kompani që shiste gjëra nëpërmjet internetit, por nuk po vendoste dot për objektivin e saj. Netflix lulëzoi kur Hastings u detyrua të paguante $40 gjobë pasi ktheu filminApollo 13 me shumë vonesë, megjithëse kjo histori mund të jetë krijuar nga vetë Hastings për të shpjeguar modelin e biznesit të Netflix.

Netflix u lëshua më 14 prill, 1998, me vetëm 30 punonjës dhe me 925 tituj në dispozicion përmes modelit paguaj-për-qira: 50¢ Amerikan për dërgesën me postë, tarifa të tjera të aplikuara më vonë.

Tarifa e anëtarësimit, oferta nga Blockbuster, nisja e zhvillimit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Netflix paraqiti konception e anëtarësimit mujor në shtator të vitit 1999, dhe më pas e la modelin e qirasë në fillimin e vitit 2000. Që nga ajo kohë, kompania e ka ndërtuar reputacionin në modelin e pafundësisë së zgjedhjes së titujve pa pasur datë kthimi, gjoba, apo pagesa transporti dhe dorëzimi, në këmbim të një page fikse.

Logoja origjinale e Netflix ndërmjet viteve 1997 dhe 2000.

Në vitin 2000, Blockbuster ofroi ta blinte Netflix për $50 milion, por oferta u refuzua. Netflix nisi të bëhej kompani publike më 29 maj, 2002, duke shitur 5.5 milion aksione me çmimin $15.00 për aksion. Më 14 qershor, 2002, kompania shiti dhe 825,000 aksione të tjera me po të njëjtin çmim. Pasi doli me humbje të konsiderueshme gjatë viteve të para, Netflix tregoi fitimin e parë gjatë vitit fiskal 2003, duke përfituar $6.5 milion nga $272 milion të ardhura. Në vitin 2005, Netflix kishte 35,000 tituj filmash në dispozicion, dhe shpërndante 1 milion DVD çdo ditë.

Randolph, një nga themeluesit dhe anëtar drejtues i Netflix, doli në pension nga kompania në vitin 2004.

Paraqitja e video on demand, rënia e shitjeve të DVD, zgjerimi botëror

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Netflix zhvillon dhe mirëmban një sistem të gjerë të personalizuar të rekomandimit të video-ve bazuar në vlerësimet dhe recensionet e përdoruesve. Më 1 tetor, 2016, Netflix ofroi një çmim prej $1,000,000 për zhvilluesin e parë të një algoritmi për rekomandimin e video-ve që do mundte algoritmin ekzistues të kompanisë Cinematch, në parashikimin e vlerësimeve të njerëzve në më shumë se 10%.

Logoja e Netflix nga viti 2000 deri në vitin 2014

Në shkurt të vitit 2007, kompania dorëzoi DVD-në e një-miliard-të, dhe filloi të largohej nga modeli origjinal i biznesit të DVD-ve, duke paraqitur video on demand nëpërmjet internetit. Netflix u rrit ndërkohë që shitjet e DVD-ve ranë gjatë viteve 2006 dhe 2011.

Në janar të vitit 2013, Netflix raportoi se kishte shtuar dy milion përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë çerekut të katërt të vitit 2012, me një total prej 27.1 milion klientë nga Shtetet e Bashkuara, dhe 29.4 milion klientë gjithsej. Veç kësaj, të ardhurat u rritën me 8% në $945 milion për të njëjtën periudhë. Numri u rrit në 36.3 milion të abonuar (29.2 milion në Shtetet e Bashkuara) në prill të vitit 2013. Në raportin e çerekut të tretë të vitit 2013, Netflix raportoi se numri total i klientëve shkoi në 40.4 milion (31.2 vetëm në Shtetet e Bashkuara). Deri në fund të atij vitit, numri i të abonuarve në SHBA arrit 33.1 milion. Nga shtatori 2014, Netflix kishte përdorues nga mbi 40 shtete, me qëllimin që do i zgjeronte shërbimet e saj në më shumë shtete.

Përmbajtja e dikurshme e Netflix Original

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Netflix ka luajtur një rol me rëndësi në shpërndarjen e filmave të pavarur. Nëpërmjet sektorit të saj Red Envelope Entertainment, Netflix liçensoi dhe shpërndau filma të pavarur siBorn into Brothels dheSherrybaby. Nga fundi i vitit 2006, Red Envelope Entertainment gjithashtu u zgjerua duke prodhuar përmbajtje origjinale me regjisorë dhe producentë filmash si John Waters. Netflix e mbylli Red Envelope Entertainment në vitin 2008, për të shmangur konkurrencën me studio-t partnere të saj.

Produkte

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Netflix zbuloi një prototip të një pajisjeje të re të quajtur "The Switch" gjatë edicionit të vitit 2015 të World Maker Faire në New York. "The Switch" lejon përdoruesit e Netflix të fikin dritat kur pajisja është e lidhur me sistemin e dritave të shtëpisë. Gjithashtu mund të lidhet me rrjetin lokal të përdoruesit që t'i mundësojë serverat të porosisin ushqim, dhe të çaktivizojë zërin e celularit vetëm me një shtypje butoni. Megjithëse pajisja nuk është patentuar, Netflix lëshoi udhëzime në faqen e saj të internetit, se si ta ndërtoje vetë në shtëpi. Udhëzimet mbulojnë pjesën e strukturës elektrike dhe proceset e programimit.

Në maj të vitit 2016, kompania krijoi një mjet të ri të quajtur FAST për të përcaktuar se sa i shpejtë është interneti i përdoruesit.

Përmbajtja

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Një "Netflix Original" është një përmbajtje e cila prodhohet, bashkë-prodhohet, apo shpërndahet ekskluzivisht nga Netflix në shërbimet e saj. Netflix i sponsorizon serialet origjinale të saj ndryshe nga rrjetet televizive kur firmosin një projekt, duke i dhënë paratë që në fillim dhe duke kërkuar menjëherë dy sezone për shumicat e serialeve.

Në Mars të vitit 2011, Netflix filloi të përvetësonte përmbajtje origjinale për librarinë e saj, duke e nisur me dramën politikeHouse of Cards, i cili debutoi në shkurt të vitit 2013. Seriali u prodhua ngaDavid Fincher, me aktor kryesorKevin Spacey. Në fund të vitit 2011, Netflix mori dy sezone me nga tetë episode tëLilyhammer dhe një sezon të katërt të komedisëArrested Development. Netflix lëshoi serialin dramë supernatyroreHemlock Grove në fillim të vitit 2013.

Logoja eHouse of Cards

Në shkurt të vitit 2013,DreamWorks Animation dhe Netflix bashkë-prodhuanTurbo FAST, bazuar në filminTurbo, i cili u shfaq për herë të parë në korrik. Netflix ka shpërndarë mbi një duzinë serialesh të tjera familjarë dhe për fëmijë, përfshirëAll Hail King Julien,The Mr. Peabody & Sherman Show,Dawn of the Croods,Voltron: Legendary Defender, dheKulipari: An Army of Frogs.

Logoja eOrange is the New Black

Orange Is the New Black debutoi në shërbimin streaming në korrik 2013. Drejtuesit e Netflix kanë komentuar se ky serial është seriali origjinal më i shikuar i Netflix. Në shkurt të vitit 2016,Orange Is the New Black, u rinovua për një sezon të pestë, të gjashtë dhe të shtatë.

Në nëntor 2013, Netflix dhe Marvel Television shpallën një marrëveshje prej pesë sezonesh për prodhimin e serialeve me fokus në superheronjtë e Marvel: Daredevil, Jessica Jones, Iron Fist dhe Luke Cage. Marrëveshja përfshin lëshimin e katër sezoneve me nga 13-episode që kulminojnë në një mini-serial të quajturThe Defenders.Daredevil dheJessica Jones debutuan në vitin 2015. SerialiLuke Cage u shfaq më 30 shtator, 2016, me miniserialinThe Defenders dheIron Fist të programuar për shfaqje në vitin 2017. Në prill të vitit 2016 seritë e Netflix në Universin Marvel u zgjeruan më tej, duke përfshirë një seri me 8-episode tëThe Punisher. Përtej marrëveshjes me Marvel,Disney lajmëroi se seriali televizivStar Wars: The Clone Wars do lëshonte sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit në Netflix, bashkë me pesë sezonet e mëparshme dhe një film me metrazh të gjatë. Kjo përmbajtje eStar Wars u lëshua në shërbimin streaming të Netflix më 7 Mars, 2014.

Në prill të vitit 2014, Netflix firmosi një marrëveshje disa-vjeçare me krijuesin eArrested Development Mitch Hurwitz dhe me kompaninë e tij të produksionit The Hurwitz Company për të krijuar projekte origjinale për shërbimin. Seriali dramatikMarco Polo u shfaq për herë të parë më 12 dhjetor, 2014. Komedia e animuarBoJack Horseman u shfaq në gusht të vitit 2014, duke marrë komente mikse në fillim, por kritika të mira me sezonet e ardhshme.

Seriali dramatik fantastiko-shkencorSense8 debutoi në qershor 2015, i cili u shkrua dhe u prodhua nga The Wachowskis dhe J. Michael Straczynski.Bloodline dheNarcos ishin dy seriale të tjera dramatike që Netflix nxorri në vitin 2015. Më 6 nëntor, 2015,Master of None u shfaq për herë të parë, me Aziz Ansari në rol kryesor. Seriale të tjera komedi që u shfaqën në vitin 2015 përfshijnëUnbreakable Kimmy Schmidt,Grace and Frankie,Wet Hot American Summer: First Day of Camp, dheW/ Bob & David.

Netflix vazhdoi ta zgjeronte përmbajtjen e saj origjinale në vitin 2016. Seriali dramatik fantastiko-shkencor mbinatyrorStranger Things doli në korrik 2016, seriali dramatik muzikorThe Get Down në gusht, dhe premierat e vitit përfshinin seriale komedi siLove,Flaked,Netflix Presents: The Characters,The Ranch, dheLady Dynamite. Netflix do lëshojë rreth 126 seriale origjinale apo filmi në vitin 2016, më shumë se çdo rrjet tjetër apo kanal kabllor.

Kompania ka filluar t'i financojë vetë përmbajtjet origjinale, siThe Ranch apoChelsea, nëpërmjet studiove të saj të produksionit Netflix Studios.

Zgjerimi ndërkombëtar

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Disponueshmëria e Netflix, që nga marsi 2022:
  E disponueshme
  E padisponueshme (Kinë,[3]Korea e Veriut,Rusi[4] andSiri.)

Netflix është i disponueshëm në çdo vend dhe territor, përveçKinës,Korenë e Veriut,Krimea,Siri dheRusi.[5]

2007Netflix filloi transmetimin nëShtetet e Bashkuara të Amerikës.
2010Kompania e ofroi për herë të parë shërbimin në tregun ndërkombëtar më 22 shtator, 2010 nëKanada.[6]
2011Netflix e zgjeroi shërbimin nëAmerikën Latine.[7]
2012Netflix filloi zgjerimin në Europë në vitin 2012, duke e lëshuar shërbimin nëMbretërinë e Bashkuar dheIrlandë më 4 janar. Deri më 18 shtator ishte zgjeruar dhe nëDanimarkë,Finlandë,Norvegji dheSuedi.
2013Kompania vendosi të ngadalësojë zgjerimin për të kontrolluar kostot e abonimeve.[8] Shërbimi u ofrua vetëm nëHollandë.
2014Netflix u bë i disponueshëm nëAustri,Belgjikë,Francë,Gjermani,Luksemburg, dheZvicër.
2015Netflix u zgjerua nëAustrali dheZelandën e Re,Japoni,Itali,Portugali, dheSpanjë.
2016Netflix deklaroi gjatë Consumer Electronics Show në janar të vitit 2016 se ishte bërë i disponueshëm në të gjithë botën përveç se në Mainland China,Siri,Korenë e Veriut dhe në territorin eKrimesë.[9]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ""Netflix Media Center: A brief history of the company that revolutionized watching of movies and TV shows"" (në anglisht). Netflix. Marrë më6 maj 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. "How does Netflix work?".Help Center (në anglisht). Marrë më 24 nëntor 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. The ban does not includeHong Kong andMacau.
  4. The ban also includesCrimea peninsula.
  5. Ma, Wenlei (8 shtator 2022)."Gulf nations and Egypt demand Netflix remove 'offensive' titles".News.com.au. Marrë më27 shtator 2022.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  6. Star Staff."Netflix stumbles as it launches in Canada".Toronto Star (në anglisht). Marrë më3 dhjetor 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. Pepitone, Julianne."Netflix expands to 43 new countries" (në anglisht). CNN. Marrë më1 dhjetor 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. Wallenstein, Andrew."Netflix 2014 European Expansion: A Look Ahead".Variety (në anglisht). Marrë më1 dhjetor 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. "CES 2016: Reed Hastings on the Future of Netflix" (në anglisht). The Motley Fool. Marrë më14 prill 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Netflix&oldid=2872942"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp