Pasi e nisi karrierën teYlli i Kuq i Beogradit gjatë viteve 2000, Vidić lëvizi teSpartak Moska në verën e vitit 2004. Ai më pas rriti reputacionin e tij kur ishte pjesë e "Katër të famshmëve" të mbrojtjes së Serbisë që pësoi vetëm një gol gjatë kualifikueseve tëKupë së Botës 2006. Ai më vonë firmosi me klubin anglezManchester United për shumën e 7 milion£ në janar 2006 përpara se të krijonte një partneritet me anglezinRio Ferdinand në sezonin e ardhshëm, duke fituar reputacionin si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të botës për shkak të saktësisë dhe ndërgjegjsimit të tij në mbrojtje, forcës, udhëheqjes dhe aftësisë në ajër.[4] Ai u largua nga Manchester United pas mbarimit të kontratës së tij dhe u bashkua me klubin italian Inter si transferim i lirë në korrik 2014.
Vidić ka koleksionuar një mori me tituj gjatë karrierës së tij te United, duke fituar tre tituj rresht tëPremier Ligës (pesë tituj gjithsej), një titull tëLigës së Kampioneve, tre medalje tëLeague Cup, dhe duke qënë qënë i përfshirë tre herë rresht (katër herë gjithsej) nëPFA Skuadrën e Vitit nga viti 2007 e deri në vitin 2009. Në sezonin 2008–09, ai ndihmoi United për të vendosur rekodin e 14 ndeshjeve pa pësuar dhe u nderua me çmimin Barclays Lojtari i Sezonit. Ai gjithashtu koleksionoi çmimet e Lojtarit të Vitit nga Tifozët dhe Lojtarët. Në fillim të sezonit 2010–11, Vidić u zgjodhkapiteni i ri i Manchester United.[5] Ai u zgjodh për herë të dytëPremier League Lojtari i Sezonit në sezonin 2010–11.[6]
Nemanja Vidić ka lindur nga Dragoljub, tani një ish puntor në një fabrikë bakri, dhe Zora, një nëpunës banke. Vidić filloi të luante futboll në moshën gjashtë vjeçare, sëbashku me vëllain e tij më të vjetër Dušanko, me skuadrën lokaleJedinstvo Putevi. Ai përparoi shpejtë, duke kaluar teSloboda Užice në moshën dymbëdhjetë vjeçare.[7][8]Luftërat në Jugosllavi shpërthyen gjatë viteve të tij të hershme të adoleshencës, ku familja e tij jetonte nën frikën e vazhdueshme se mund të bombardoheshe.[9]
Dy vite e gjysëm pasi firmosi me Sloboda Užice, përpara ditëlindjes së tij të 15të, Vidić u bë pjesë e akademisë sëYllit të Kuq të Beogradit.[9] Ai nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2000 duke kaluar në huazim teSpartak Subotica. Pasi huazimi përfundoi, Vidić u rikthye te Ylli i Kuq dhe filloi të luante rregullisht nëligën e parë jugosllave nën drejtimin e trajneritZoran Filipović. Ai fitoi Kupën Jugosllave në sezonin 2001–02.[10] Vidić e fitoi shpejt shiritin e kapitenit, dhe gjatë tre viteve të tij si kapiten, ai shënoi 12 gola në 67 ndeshje. Ai e mbylli karrierën e tij te Ylli i Kuq duke udhëhequr ekipin drejt fitimit të dy titujve vendor. Në vitin 2004, ai fitoi kampionatin dhe kupën e Serbisë dhe Malit të Zi. Në korrik 2004, Vidić u bë pjesë e klubit tëPremier Ligës RuseSpartak Moska. Detajet e kontratës nuk u zbuluan, pavarësisht se ishte raportuar se Vidić u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës Ruse.
Pas dy sezoneve të kaluara në Rusi, më 25 dhjetor 2005, Vidić firmosi meManchester United për një shifër të raportuar rreth 7 milion£.[11] Ai u bashkua me ekipin më 5 janar 2006 pasi ju dha leja e punës.[12] Kjo marrëveshje u krye pas dy vitesh e gjysëm interes që Manchester United kishte treguar për mbrojtësin.[13] Klubi anglez u përball me konkurencë të ashpër për transferimin e Vidić; mbrojtësi ishte pranë kalimit te klubi italianFiorentinës, me drejtorin sportivPantaleo Corvino i cili ishte gati për të finalizuar marrëveshjen. Megjithatë, Fiorentina duhej të priste për të mbyllur marrëveshjen pasi nuk kishte vënde bosh për lojtarët që nuk ishin pjesë të BE-së, por në fund United triumfoi.[14]
Atij ju dha fanella me numrin 15 dhe bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 25 janar 2006, duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Kupës së Ligës kundërBlackburn Rovers; ekipi fitoi 2–1.[15] Më 16 shkurt, Vidić luajti të fitoren ndajWigan Athletic në finalen e Kupës së Ligës, duke fituar edhe trofeun e parë me klubin; ai zëvëndësoi anglezinWes Brown në minutën e 83të/[16] Vidić mori një medalje për shkak se luajti në finale, por vendosi tja dhuroj shokut të ekipitGiuseppe Rossi si shenjë mirënjohje për kontributet e sulmuesit italian në raundet e para të kompeticionit.[17]
Vidić në aksion me Manchester United në vitin 2006.
Gjatë sezonit 2006–07 në Premeir Ligë, Vidić krijoi një dyshe në qëndër të mbrojtjes me anglezinRio Ferdinand, e cila më vonë u bë një nga dyshet më të mirënjohura në futbollin evropian. Ky ishte edhe sezoni ku Vidić fitoi vendin e titullarit përfundimisht.[18] Në sezonin e tij të parë të plotë me Manchester United, ai luajti 25 ndeshje në kampionat dhe e mbylli sezonin si fituesi i medaljes së këtij kompeticioni.[19][20]
Vidić shënoi golin e tij të parë me United më 14 tetor 2006 në fitoren 3–1 kundër Wigan Athletic.[21] Goli i dytë erdhi në fitoren 3–0 kundërPortsmouth më 4 nëntor; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë nëOld Trafford.[22] Ai shënoi golin e tij të parë nëLigën e Kampioneve në fazën e grupeve kundërBenficës më 6 dhjetor 2006; United fitoi me rezultatin 3–1.[23]
Më 8 nëntor 2007, Vidić firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte në klub deri në vitin 2012.[24] Në fund tësezonit 2007–08, ai mori medaljen e tij të dytë rresht tëPremier Ligës.[25] Në maj 2008, Vidić luajti nëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër ekipit rivalÇelsi, duke ndihmuar ekipin të fitonte pas gjuajtjeve të penalltive; koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1.[26] Në kampionat, ai luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol.[27]
Vidić në momentetin e përjashtimit gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Liverpoolit më 14 mars 2009 Old Trafford.
Gjatësezonit 2008–09, Vidić luajti një rol thelbësor në mbrojtjen e Untied e cila u kushtëzua nga dëmtimet e disa mbrojtësave në etapa të ndryshme të sezonit. Ai luajti si titullar në të 38 ndeshjet në Premier Ligë, ku United vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol (14) Ai ndihmoi shokun e ekipit, portierinEdwin van der Sar të mos pësonte gol për 1,311 minuta, duke vendosur një rekord të ri botëror.[28][29] Vidić u shpall lojtari i muajit në Premier Ligë për janarin 2009.[30]
Drejt fundit të sezonit 2008–09, Vidić ishte kandidat për të fituar për çmiminPFA Lojtari i Vitit sëbashku me katër lojtarë të tjerë të United; ai cilësohej si favoriti kryesor për të fituar këtë çmim edhe pse në fund triumfoi uellsianiRyan Giggs.[31] Vidić më vonë u zgjodh si Lojtari i Vitit i tifozëve dhe lojtarëve të Manchester United, duke lënë mbrapa portugezinCristiano Ronaldo, i cili i kishte fituar të dy çmimet në sezonin e kaluar.[32] Gjatë finales së Kupës së Ligës, Vidić luajti si mbrojtës i djathtë pasi zëvëndësoiJohn O'Shea.[33]
I vlersuar për agresivitetin e tij, ai gjithashtu u vlersua gjerësisht për guximin që shfaqi në fushë.[34][35] duke u krahasuar me ish mbrojtësin e ekipitSteve Bruce për shkak të karakteristikave të ngjashme të stilit të lojës.
Më 25 tetor 2009, Vidić u përjashtua me karton të kuq në disfatën 2–0 kundërLiverpoolit; kjo ishte ndeshja e tretë rresht ku ai merr karton të kuq kundër këtij ekipi. Ai e prishi këtë rekord negativ më 21 mars 2010, duke luajtur 90 minuta të plota në ndeshjen e dytë në Old Trafford, ku United fitoi 3–2.[36]
Më 23 korrik 2010, u raportua se Vidić kishte rinovuar kontratën e tij me Manchester United duke pranuar kushtet e kontratës, duke i dhënë fund spekullimeve të gjata për një transferim të tij teReal Madrid.[37] Kontrata e re katër-vjeçare u firmos më 20 gusht.[38] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 11 shtator në transfertën kundërEvertonit duke i dhënë ekipit avantazhin e përkohëshëm 2–1; ndeshja në fund u mbyll në një barazim dramatik 3–3.[39] Pasi kishte qënë kapiten i ekipit për pesë ndeshjet e para, trajneriAlex Ferguson se mbrojtësi do të ishte kapiteni i përhershëm i ekipit, duke zëvëndësuar anglezinGary Neville. Më 30 tetor, Vidić shënoi golin e parë të sezonit në shtëpi në fitoren 2–0 në ligë kundërTottenham Hotspur;[40] ky ishte goli i 100të i shënuar nëOld Trafford në ndeshjet nëPremier Ligë. Më 13 nëntor 2010, Vidić shënoi golin e tretë të sezonit në barazimin 2–2 në transfertë kundërAston Villës, goli i tij erdhi në minutën e 85të në momentin që ekipi ishte në disavantazh të dy golave, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2.[41]
Më 1 shkurt 2011, Vidić shënoi sërisht kundër Aston Villës në Old Trafford me një gjuajtje të fuqishme në zonë duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen 3–1.[42] Më 1 mars, në disfatën 2–0 kundër ekipit rival për titullÇelsi, Vidić u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë për një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit brazilianRamires. Çelsi fitoi ndeshjen 2–1.[43] Ai u "hakmorr" më 8 maj në ndeshjen e dytë në Old Trafford, duke shënuar një nga golat e fitores 2–1; kjo fitore i prishi shpresat për titull të Çelsit, me United që tashmë ishte e shkëputur në vendin e parë me gjashtë pikë dy javë nga përfundimi.[44] Titulli u konfirmua zyrtarisht një javë më pas në barazimin 1–1 në transfertë ndajBlackburn Rovers. Vidić e mbylli sezonin me 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 5 gola. Manchester United fitoi kampionatin por u mposht ngaBarcelona nëfinalen e Ligës së Kampioneve. Ai u shpall Lojtari i Sezonit në Premier Ligë për herë të dytë në karrierën e tij.[45]
Në gusht 2011, Vidić luajti si titullar në ndeshjen hapëse të sezonit,FA Community Shield 2011 nëWembley Stadium kundërManchester Cityt. Ai u zëvëndësua në përfundim të pjesës së parë sëbashku me partnerin e tij të mbrojtjesRio Ferdinand; United ishte në disavantazh të dy golave. Në pjesën e dytë,Djajtë e Kuq përmbysën rezultatin duke fituar në fund 3–2. Vidić më pas shkoi për të ngritur trofeun si kapiten, duke marrë medaljen e tij të katërt të Community Shield. Një javë më vonë, ai e nisi si titullar ndeshjen e parë të skuadrës në Premier Ligë kundërWest Bromwich Albion, por u zëvëndësua në fund të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës. Pas ndeshjes, u mendua fillimisht se Vidić do të humbiste disa javë. Megjithatë, pas disa diagnozave, ata e gjetën dëmtimin e cila ishte më i keq se i pari, gjë që e majti atë jashtë fushave të lojës për pesë javë. Ai humbi fitoret kundërTottenham Hotspur,Arsenal,Bolton Wanderers,Çelsit, dhe barazimin 1–1Stoke City.[46] Ai gjithashtu humbi dy ndeshjet e para në fazën e grupeve tëLigës së Kampioneve kundërBenficës dheBaselit, të dy të mbyllura në barazim.
Pasi humbi edhe fitoren 2–0 në shtëpi kundërNorwich City më 1 tetor 2011, trajneri Ferguson tregoi se ai shpresonte se Vidić do të rikthehej për ndeshjen kundërLiverpoolit dy javë më pas. Ai nuk luajti në ndeshjen nëAnfield, por u rikthye në ndeshjen e rradhës në Ligën e Kampioneve kundërOțelul Galați. United fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0, por Vidić doli nga loja me karton të kuq pas ndërhyrje të gabuar në një duel ajërore; vendimi i gjyqtarit për të përjashtuar lojtarin u konsiderua i nxituar.[47] Pas ndeshjes, Ferguson tha se e shihte se pse gyqtari e përjashtoi mbrojtësin, duke shtuar se klubi nuk do të apelonte vendimin; Vidić qëndroi i pezulluar për një ndeshje.[48]
Pasi humbiDerbin e Manchesterit në javën e ardhshme, ku United humbi me rezultatin e turpshëm 6–1 nga Manchester City, Vidić luajti 90 minutshin e parë të sezonit kundërAldershot Town në raundin e katërt të Kupës së Ligës, ku United fitoi 3–0. Ai bëri rikthimin e tij në Premier Ligë në stadiuminGoodison Park, ku United fitoi minimalisht 1–0 kundër Evertonit. Në katër ndeshjet e ardhshme në kampionat, ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoret e këtyre ndeshjeve si dhe mbajtjen e portës së paprekur kundërSunderland (1–0) në Old Trafford dheSwansea City (0–1) nëLiberty Stadium. Ferguson vendosi të mos e aktivizonte Vidić në ndeshjen çerek-finale të Kupës së Ligës kundërCrystal Palace, ku United pësoi një humbje surprize 2–1 dhe u eliminua nga kompeticioni.
Më 7 dhjetor 2011, Vidić përdrodhi gjurin e tij gjatë ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Basel, duke u larguar nga fusha me barrelë.[49] Ferguson më vonë konfirmoi se Vidić do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[50]
Vidić u rikthye në aksion me skuadrën e parë më 20 gusht 2012 në humbjen 0–1 në transfertë kundër Evertonit. Pesë ditë më pas, në ndeshjen e rradhës në shtëpi ndajFulhamit, ai shënoi një autogol pas një dalje të portieritDavid de Gea i cili nuk e largoi topin siç duhet por u ngatërrua me lojtarin kundërshtarMladen Petrić, me topin i cili shkoi aksidentalisht në pjesën e mbrapme të këmbës të Vidić dhe përfundoi në rrjetë; megjithatë, Manchester United fitoi 3–2.[51]
Më 25 shtator, Vidić pësoi një tjetër dëmtim në gju, duke qëndruar jashtë fushave edhe për tetë javë të tjera. Ai parashikohej të kthehej në aksion për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundërCFR Cluj më 5 dhjetor, por mungoi në këtë ndeshje si dhe në ndeshjen pasardhëse në kampionat kundër ekipit rival Manchester City. Ai u rikthye zyrtarisht më 15 dhjetor në fitoren 3–1 në shtëpi kundërSunderland, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të në vend të Rio Ferdinand.[52]
Më 13 janar 2013, në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Liverpoolit, Vidić shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, duke mposhtur portierin me një gjuajtje me kokë pas një pasimi po me kokë ngaPatrice Evra. Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 22 ndeshje dhe 1 gol në Premier Ligë, me United që fitoi titullin e 20të në histori. Ai gjithashtu luajti nga dy ndeshje në kupë dhe Ligën e Kampioneve.
Më 7 shkurt 2014, Vidić njoftoi se do të largohej nga Manchester United në fund tësezonit 2013–14 ku kontrata e tij do të përfundonte. Ai deklaroi: "Unë nuk po e konsideroj qëndrimin në Angli pasi klubi i vetëm që doja të luaja këtu ishte Manchester United".[53][54]
Më 16 mars, Vidić mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli jashtë në minutën e 77të të humbjes 3–0 në shtëpi kundër Liverpoolit.[55] Kjo ishte hera e kartërt që Vidić përjashtohej me karton të kuq në ndeshjet kundër Liverpoolit, duke u bërë lojtari me më shumë përjashtime ndaj një ekipi të vetëm në historinë e Premier Ligës.[56]
Më 1 prill, Vidić shënoi golin e parë në ndeshjen e parë çerek–finale të Ligës së Kampioneve kundërBayern München, e cila u mbyll në barazim 1–1.[57] Megjithatë, United u eliminua nga kompeticioni pasi u mposht 3–1 në ndeshjen e kthimit nëAllianz Arena.[58]
Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me Manchester United më 6 maj kundërHull Cityt, ku ai u duartrokit tre herë në këmbë: një herë gjatë nxemjes para ndeshjes ku u prezantua nga SirBobby Charlton, e dyta kur hyri në fushën e lojës si zëvëndësues për Phil Jones, dhe e treta kur preku topin për herë të parë.[59]
Më 5 mars 2014,Interi njoftoi se Vidić do të bëhej pjesë e ekipit për sezonin e ri 2014–15.[60][61]
Ai u grumbullua nga trajneriWalter Mazzarri për turnamentin miqësor verorInternational Champions Cup që u zhvillua nëShba. Ai bëri debutimin e tij për Interin më 27 korrik në ndeshjen e parë të Grupit A kundërReal Madrid, duke fituar një penallti që u shënua ngaMauro Icardi. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1–1, por Inter fitoi nga gjuajtjet e penalltive, ku Vidić shënoi penalltinë e parë të ekipit.[62] Tre ditë më pas, ai luajti kundër ish skuadrës së tij Manchester United; ai shënoi me penallti në gjuajtjet e penalltive ku Inter humbi 5–3.[63] Në ndeshjen e fundit të grupit kundërRomës më 2 gusht, Vidić shënoi golin e parë me Interin me kokë pas një krosimi tëDodô Pires në minutën e 45të. Inter fitoi ndeshjen 2–0, por nuk e kaloi dot grupin.[64]
Vidić bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen hapëse të Serie A kundërTorinos, ku Interi barazoi 1–1. Ai u kritikua për performancën e tij, fillimisht duke shkaktuar një penallti për një ndërhyrje të gabuar ndajFabio Quagliarellas dhe më pas u përjashtua me karton të kuq në momentet e fundit të ndeshjes për shkak se duartrokiti në mënyrë ironike një vendim të gjyqtarit.[65] Më 18 shtator, Vidić u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes së Ligës së Evropës kundërDnipro Dnipropetrovsk ku Inter fitoi 1–0 falë golit të mbrojtësitDanilo D'Ambrosio.[66] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A, ai bëri një gabim që lejoi sulmuesinFranco Vázquez të shënonte golin e vetëm tëPalermos në barazimin 1–1Stadio Renzo Barbera.[67]
Pas largimit tëWalter Mazzarrit si trajneri i skuadrës, i rikthyeriRoberto Mancini e vendosi mbrojtësin serb në stolin e rezervave në favor të mbrojtësve të rinjAndrea Ranocchia dheJuan Jesus.[68][69] Më 11 janar 2015, Vidić u rikthye në aksion pas gati dy muajsh në fitoren 3–1 në San Siro kundërGenoas, duke shënuar golin e tretë të ekipit të tij në minutën e 88të me kokë.[70]
Vidić gjatë një grumbullimi me kombëtaren në nëntor 2010.
Pasi u aktivizua me të rinjtë e Jugosllavisë, Vidić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 12 tetor 2002 kundërItalisë në një ndeshje kualifikuese tëUEFA Euro 2004.[7][71] Vidić ishte pjesë e mbrojtjes së "Katër të famshmëve" tëSerbisë dhe Malit të Zi,[72] sëbashku meMladen Krstajić,Ivica Dragutinović dheGoran Gavrančić, që pësuan vetëm një gol gjatë kualifikueseve tëKupës së Botës 2006, duke vendosur rekodin për numrin më të vogël të golave të pësuar. Vidić luajti një rol madhor në ndeshjen e fundit kualifikuese kundërBosnjes dhe Hercegovinës, ku Serbia dhe Mali i Zi fituan 1–0 duke siguruar kualifikimin; Vidić u ndëshkua me karton të kuq në pesë minutat e fundit të ndeshjes.[7] Kjo gjë bëri që ai të humbiste ndeshjen e parë të fazës së grupeve në finalet e turnamentit kundërHolandës,[73] dhe më 12 qershor, ai dëmtoi ligamentin e gjurit të tij të majtë gjatë një seance stërvitore duke mos luajtur asnjë ndeshje gjatë Kupës së Botës 2006.[74]
Pas Kupës së Botës, Vidić vazhdoi të përfaqsonte kombëtaren e tij, tani i pavarur sikombëtarja serbe. Ai ishte një lojtar i rregullt gjatëkualifikueseve të Kupës së Botës 2010 duke qënë një element i rëndësishëm për Serbinë që e përfundoi Grupin 7 në vendin e parë me mbrojtjen më të mirë duke lënë mbrapaFrancën dheRumaninë. Serbia zhgënjeu nëturnament, duke e përfunduarGrupin D në vendin e fundit. Në ndeshjen e dytë në grupe kundërGjermanisë, Vidić shkaktoi një penallti në pjesën e dytë gjatë kohës që Serbia po kryesonte 1–0, megjithatë gjuajtja eLukas Podolskit u prit ngaVladimir Stojković.
Më 11 tetor 2011, Vidić humbi një penallti vendimtare kundërSllovenisë. Trembëdhjetë ditë më pas, ai njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja serbe për shkak të komenteve negative nga tifozët rreth performancave të tij.[3][75]
Më 17 korrik 2006, Vidić u martua me Ana Ivanović, një studente ekonomie nëUniversitetin e Beogradit. Sëbashku ata kanë tre djem: Luka, Stefan dhe Petar.[76][77]
↑"Premier League clubs submit squad lists"[Klubet e Premier Ligës dorëzojnë listat e ekipeve](PDF) (në anglisht). Premier League. 2 shkurt 2012. fq.23. Arkivuar ngaorigjinali(PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më2 shkurt 2012.
↑"Nemanja Vidić".inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar ngaorigjinali më 24 maj 2015. Marrë më12 janar 2015.
↑Nick Coppack (17 shtator 2010)."Vidic retains armband"[Vidic vazhdon të mbajë shiritin].ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më17 shtator 2010.
↑"Profile: Nemanja Vidic"[Profili: Nemanja Vidic] (në anglisht). The Guardian. 26 nëntor 2006. Marrë më18 janar 2015.
↑"Nemanja Vidić – Biografija"[Nemanja Vidić – Biografia].nemanjavidic.com (në serbisht). 23 nëntor 2005. Arkivuar ngaorigjinali më 3 janar 2007. Marrë më18 janar 2015.
↑"Football: Nemanja Vidić"[Futboll: Nemanja Vidić].StretfordEnd.co.uk (në anglisht). Marrë më18 janar 2015.
↑"Nemanja Vidić" (në anglisht). Football Database. Marrë më18 janar 2015.