Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Namazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pozicione
Ky artikull është pjesë e koleksioneve:
Islam

Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, detyrim i cili i shpalletMuhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur siMiraxhi. Namazi ështëdetyrim për të gjithëmyslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (përtë gjymtit fizikisht namazi është i detyrueshëm por me lehtësime). Detyrim vendimtar i namazit ështëabdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Detyrim gjithashtu është qënamazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjetezanit. Gjatë kryerjes së namazit myslimanët kthehen kahQabja.

Argumente mbi faljen e namazit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesorë:Ajete Kuranore mbi faljen e namazit
Artikulli kryesorë:Hadithe mbi faljen e namazit

Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, praKur'anit dhehadithit. Myslimanët gjatë të gjitha veprimeve para, gjatë dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. Nëse në ndonjë veprim këto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasysh konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm.

Kushtet e namazit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi si tërësi ka 12 kushte (detyrime, farze), pa llogaritur nënkushtet të cilat i kanë këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ketë për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vetë aktit të namazit.

Kushtet para hyrjes në namaz
  1. Trupi,Petku dheVendi i pastër i pastër - për të kryer namazin duhet të kemi trupin e pastër si pikë nisje pa të cilën nuk kemi namaz edhe pse e kryejmë fizikisht, poashtu edhe petku duhet të jetë i pastër, gjithashtu dhe vendi i faljes duhet të jetë i pastër, posaçërisht pjesa ku vendosetballi dhehunda.
  2. Abdesi - pastrimi i trupit para faljes.
  3. Veshja sipas rregullave - për të kryer namazin duhet veshur sipas rregullave islame ku burri më së paku duhet të jetë i mbuluar nga gjunjtë gjer mbi kërthizë, kurse femra më së shumti mund të ketë të zbuluar këmbët gjer në nyje, duart gjer në nyje dhe fytyrën.
  4. Koha e namazit - asnjë namaz nuk mund të falet para kohe, e as nuk e ka vlerën e vetë pas kohës së caktuar, pra secili namaz ka kohën e vet.
  5. Drejtimi kahQabeja - kusht i faljes së namazit është të drejtuarit kah Qabja.
  6. Nijeti - për të kryer një namaz duhet vendosur për të falë atë me sinqeritet kështu që duhet bërë nijet (me zemër) për faljen e tijë përAll-llah (Zot) dhe jo për sy e faqe.
Kushtet e lidhura drejt përdrejt me faljen
  1. Tekbiri fillestarë - është thëniaAll-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) dhe me këtë hyhet në namaz.
  2. Të ndenjurit në këmbë -
  3. Rukuja -
  4. Sexhdeja -
  5. Të ndenjurit ulur -
  6. Dalja nga namazi -

Pjesët e namazit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Falja e namazit
Artikulli kryesor:Reqati

Namazi, si lutje e organizuar dhe e caktuar sipas rregullave islame, ka disa pjesë përbërëse të cilat e përcjellin para dhe gjat kryerjes dhe pa të cilat namazi nuk llogaritet.

Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë ështëabdesi.

Pjesët që e përbëjnë namazin janë:

  1. Tekbiri Fillestar
  2. Të ndenjurit në këmbë
  3. Rukuja
  4. Sexhdeja
  5. Të ndenjurit ulur
  6. Dalja nga Namazi

Prishja e namazit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor:Prishja e namazit

Namazi ka kushte të caktuara përmes të cilave duhet të kryhet. Njerëzit nga padituria ose nga pa vetëdija (mos përqëndrimi i duhur) gjat kryerjes së namazit qoft vetë ose meimam bëjnë gabime të shumta të cilat mund të shpien deri në uljen e vlerës së namazit ose edhe prishjen (shkatërrimin) në tërësi që nënkupton ri përsëritjen e namazit.

Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar të gjitha detyrimet e abdesit.

Si falet namazi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rregullat e faljes së namazit nga femrat

Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës.

Namazi në përgjithësi është i detyrueshëm për të gjithëmyslimanët e moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit prap se prap e kanë të detyrueshme.

Gratë kanë një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës sëmenstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.

  • Rregullat e faljes së namazit nga meshkujt

Namazi sipas kohës

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Lutjet (namazet) ditore të myslimanëve:
EmriKohaSuneteFarzeSunete të funditVitër
SABAHUPara lindjes së Diellit2 Rekat2 Rekats'kas'ka
YLEJAPasdite gjer ne Iqindi4 Rekat4 Rekat2 Rekats'ka
IQINDIAPas dreke gjer në perëndim të Diellit4 Rekat4 Rekats'kas'ka
AKSHAMIPas perëndimit te Diellit gjer në Jacis'ka3 Rekat2 Rekats'ka
JACIANga akshami gjer në mesnatë4 Rekat4 Rekat2 Rekat3 Rekat

Namazet tjera

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Namazet sipas detyrimit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Shih dhe këtë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Namazi&oldid=2883772"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2026 Movatter.jp