Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane shkurtAKAH, (anglisht:National Aeronautics and Space Administration,NASA) u themelua në vitin1958, ështëagjencia përgjegjëse për programehapësinore publike eShteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondi i saj vjetor për vitin 2007 kapi shumën prej 16.8 miliardëdollarësh. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për kërkime afatgjata aerohapësinore civile dhe ushtarake. AKAH dallohet nga organizata evropiane hapësinoreAHE, detyrë e së cilës është vetëm bashkërenditja e projekteve hapësinore në shërbimin civil të studim-kërkimit të hapësirës.
Shtysa e AKAH-s është shprehjalatinead astra per aspera, që do të thotë: tek yjet nëpër vështirësi.
Me4 tetor1957rusët arritën për herë të parë në historinë e njerëzimit të lëshojnë nëgjithësisatelitin e parë, të quajtur "Sputnik". Kjo risi botërore tërhoqi menjeherë edhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët nga ana e tyre iu kthyen përpjekjeve të tyre hapsinore që ishte ende foshnjë. Kongresi i SH.B.A-së i alarmuar nga kërcënimi i ndjerë i sigurisë së SH.B.A-së dhe udhëheqja teknologjike (e njohur siSputnik Shock -Tronditja Sputnikore), nxitoi menjëherë dhe veproi shpejt; presidentiDwight D. Eisenhower dhe këshilltarët e tij vendosën masa dhe hapa më të matura. Pas disa muaj debatesh u arrit marreveshja se nevoitej një agjensi federale të drejtonte të gjitha veprimtaritë joushtarake në hapësirë.
Me26 korrik 1958, presidenti Eisenhower (Ajzenhauer) shënoi Aktin Kombëtar Aeronautik dhe Hapsinor (National Aeronautics and Space Act) duke themeluar Administratën Kombëtare Aeronautike dhe Hapsinore (AKAH) - National Aeronautics and Space Administration (NASA).