Myslimanë dukeu falur në shtëpinë e një kreuarnaut (shqiptar).(Pikturë nga Jean-Léon Gérôme, viti 1857)
Njëmysliman, osemyslimane, është njëperson që ndjek ose praktikonfenë islame,[17] një femonoteiste e bazuar nëKuran. Myslimanët besojnë se Kurani është fjala eZotit, e shpallur njerëzimit përmesprofetitMuhammed. Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura sisynnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajturhadith.[18] Fjala "mysliman" rrjedh ngaarabishtja (مسلمmuslim), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".[19]
Shumica e myslimanëve do të pranojë si myslimanë të gjithë ata që e kanë dëshmuar publikisht shpalljen e fesë (shehadetin).[20] Shehadeti thotë:
Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Zotit.[21]
Dëshmia nga Zoti mund të gjendet në Kuran, nëSuren3:18, që thotë:[22] "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij", që është dëshmia me cilën Zoti shprehet.[23] Besimet e zakonshme të myslimanëve janë: se Zoti (arabisht: اللهAllah) është një, i përhershëm dhe suprem (monoteizmi); se Zoti është i pakrahasueshëm, i vetëqendrueshëm, nuk lind e as nuk është i lindur; se Islami është versioni i plotë dhe univerzal i një feje të qëmotshme, që i është zbritur shumëprofetëve, midis tyreIbrahimin,Musain,Ismailin dheIsanë; se shpalljet e mëparshme janë ndryshuar ose korruptuar gjatë kohës dhe se Kurani është shpallja përfundimtare e pandryshuar nga Zoti.[24]
Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura nëPesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi),agjërimin gjatë muajit islam tëRamazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.
^"Penduduk Menurut Wilayah dan Agama yang Dianut" [Popullsia sipas rajonit dhe fesë](PDF).Sensus Penduduk 2018 (në indonezisht). Jakarta, Indonesia: Badan Pusat Statistik. 15 maj 2018.Arkivuar(PDF) nga origjinali më 28 korrik 2021. Marrë më3 shtator 2020.Feja është besimi në Zotin e Plotfuqishëm që duhet të zotërohet nga çdo qenie njerëzore. Feja mund të ndahet në myslimane, të krishterë (protestante), katolike, hindu, budiste, hu Khong Chu dhe fe të tjera. Muslimanët 231,069,932 (86.7), Christian (Protestant)20,246,267 (7.6), Catholic 8,325,339 (3.12), Hindu 4,646,357 (1.74), Buddhist 2,062,150 (0.72), Confucianism 71,999 (0.03),Other Religions/no answer 112,792 (0.04), Total 266,534,836
^"Archived copy"(PDF) (në anglisht).Arkivuar(PDF) nga origjinali më 29 gusht 2021. Marrë më9 gusht 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
^Khan, Muhammad Mojlum (2013).The Muslim Heritage of Bengal: The Lives, Thoughts and Achievements of Great Muslim Scholars, Writers and Reformers of Bangladesh and West Bengal (në anglisht).England: Kube Publishing. fq. 2.Bengali-speaking Muslims... one of the largest linguistic groups... second only to the ArabsGrim, Brian J.; Johnson, Todd M. (2013).Chapter 1: Global Religious Populations, 1910–2010(PDF) (Reportazh) (në anglisht). Wiley. fq. 22. Arkivuar ngaorigjinali(PDF) më 20 tetor 2013. Marrë më10 mars 2017.