Indet muskulore ndryshojnë në bazë të funksionit dhe vendndodhjes në trup. Tekurrizorët tre llojet janë: muskujtskeletor; muskut elëmuar; dhe muskujtkardiak.Indet e muskujve skeletor janë përgjegjës për lëvizjet e trupit dhe përbëhen ngaqeliza të zgjatura muskulore shumëbërthamore të quajturafibra muskulore. Inde të tjerë që gjenden në muskujt skeletor janë edhetendinat. Muskujt e lëmuar dhe kardiak tkurren në mënyrë jovullnetare, pa ndërhyrje të ndërgjegjshme. Këta lloje muskujsh mund të aktivizohen nga ndërveprimi mesistemin nervor qendror si dhe duke marrë nxitje ngarrjeti nervor periferik ose aktivizimiendokrin (hormonal). Muskujt skeletor tkurren vetëm vullnetarisht, pas ndikimit të sistemit nervor qendror.Reflekset janë një formë e aktivizimit të pandërgjegjshëm të muskujve skeletor por gjithsesi krijohen si pasojë e aktivizimit tësistemit nervor qendror edhe pse informacioni kalon në strukturat ekorteksit cerebral vetëm pasi tkurrja ka ndodhur.
Ka tre lloje muskujsh tejokurrizorët sipas vijëzimit: të vijëzuar tërthorazi, të vijëzuar pjerrtasi dhe muskuj të lëmuar. Te artropodët nuk gjendet muskul i lëmuar. Muskujt e vijëzuar tërthorazi janë shumë të ngjashëm me muskujt skeletor te kurrizorët.[2]
Muskuli skeletor i kurrizorëve është ind muskulor i zgjatur, i vijëzuar dhe fibrat ndryshojnë në gjerësi duke filluar nga 3 deri në 8 mikrometër dhe në gjatësi nga 18 deri në 200 mikrometër. Në murin e mitrës gjatë shtatzanisë muskujt skeletor zgjerohen deri në gjatësi nga 70 deri në 500 mikrometër. Muskuli skeletor i vijëzuar është i përbërë nga tufa të rregullta dhe paralelemiofibrilesh të cilat përmbajnë shumë njësi tkurrëse të quajturasarkomerë, këta të fundit i japin muskujve pamjen e vijëzuar. Muskuli skeletor është një muskul vullnetar i cili lidhet mekockat me anë tëtendinave dhe përdoret për të ndikuar lëvizjet eskeletit sizhvendosjen dheqëndrimin. Mbajtja e qëndrimit të trupit bëhet me anë të një refleksi të pavetëdijshëm por muskujt e përgjegjshëm mund të reagojnë edhe në mënyrë vullnetare. Rreth 42% e masës trupore te një burrë i rritur përbëhet nga muskujt skeletor ndërsa te gratë është 36%.
Indi i muskujve kardiak, i cili gjendet vetëm në muret ezemrës simiokard, është një muskul jovullnetar i kontrolluar ngasistemi nervor autonom. Indi i muskulit kardiak është i vijëzuar ashtu si ai skeletor dhe përmban sarkomerë të rradhitur në tufa të rregullta. Muskujt skeletorë janë të rradhitur në tufa të rregullta paralele ndërsa ata kardiak lidhen në degëzime me kënde të çrregullt të quajturdisqe të ndërlidhur.
Indi i muskulit të lëmuar nuk është i vijëzuar dhe është jovullnetar. Muskuli i lëmuar gjendet në muret e organeve dhe strukturave të tilla siezofagu,stomaku,zorrët,bronket,uretra,fshikëza e urinës,enët e gjakut dhe arektor pili në lëkurë i cili kontrollon ngritjen e qimeve të trupit.
Qeliza të vijëzuara të muskujve skeletor të para nga mikroskopi. Miofibrat janë të drejta dhe në banda vertikale, ndërsa vijëzimet horizontale (banda të ndritshme dhe të errëta) janë të dukshme si rezultat i ndryshimit në dendësinë e fibrileve brenda qelizës. Pullat e erëta ndërmjet miofibrave janë bërthamat e qelizave muskulore.
Muskuli skeletor gjerësisht klasifikohet në dy lloje fibrash: Lloji I muskuj me tkurrje të ngadaltë dhe Lloji II muskuj me tkurrje të shpejtë.
Lloji I, tkurrës të ngadaltë, oksidues të ngadaltë ose muskuli kuq, është i dendur mekapilarë dhe i pasur memitokondri dhemioglobinë e cila i jep muskulit ngjyrën e kuqe karakteristike. Ai mund të mbajë më shumëoksigjen dhe të zgjasë akitvitetinaeorob të musklit.
Lloji II, tkurrës i shpejtë, ka tre nënlloje, në renditje sipas rendit rritës të shpejtësisë së tkurrjes:
Lloji IIa i cili si një muskul i ngadaltë është aerobik, i pasur me mitokondri dhe kapilarë dhe duket i kuq kur është i çoksigjenuar.
Lloji IIx (njihet edhe si lloji IId) i cili është më pak i dendur me mitokondri dhe mioglobinë. Ky është muskuli më i shpejtë te njerëzit. Ai mund të tkurret më shpejtë dhe me më shumë forcë sesa muskuli oksidues por mund të durojë vetëm hove të shkurtraanaerobe përpara se të bëhet e dhimbshme për t'a tkurrur (gabimisht lidhet me krijimin eacidit laktik).
Lloji IIb i cili është anaeorbik,glikolitk, muskul "i bardhë", përmban edhe më pak mitokondri dhe mioglobinë. Në kafshë të vogla si brejtësit ky është lloji kryesor i muskulit të shpejtë, ky fakt shpjegon ngjyrën e zbehtë të mishit të tyre.
Dendësia e indit të muskulit skeletor te gjitarët është rreth 1.06 kg/litër. Këtë mund ta krahasojmë me dendësinë eindit dhjamor i cili është 0.9196 kg/litër. Kjo e bën indin muskulor afërsisht 15% më të dendur sesa ai dhjamor.
Muskuli skeletor është një ind i cili konsumon shumë oksigjen dhe dëmtimi oksidues i ADN-së krijuar nga llojet veprues të oksigjenit priret të grumbullohet me moshën. Dëmtimi oksidues i ADN-së 8-OHdG grumbullohet në zemër dhe në muskujt skeletor të minjve. Fijet e dyfishta të ADN-së gjithashtu shpërbëhen me kalimin e kohës te muskujt skeletor të minjve.
Muskuli i lëmuar është i pavullnetshëm dhe i pavijëzuar. Ai ndahet në dy nëngrupe: muskul i lëmuar menjë njësi të vetme dhe meshumë njësi. Në qelizat me një njësi të vetme e gjithë tufa ose shtresa tkurret si një grup i vetëm qelizor. Në indet qelizore me shumë njësi nxiten qeliza individuale si pasojë mundësohet kontrollim më i mirë i përgjigjeve në mënyrë graduale, në mënyrë të ngjashme me angazhimin e njësive lëvizore në muskujt skeletorë.
Muskuli kardiak është njëmuskul i vijëzuar, jovullnetar i cili gjendet në muret ezemrës dhe në thelb të ndërtimit të saj mikroskopik, veçanërisht në miokard.Qelizat e muskulit kardiak (të quajtura edhe miokardiocite) kryesisht përmbajnë vetëm një bërthamë edhe pse grupime me dy deri në katër bërthama ekzistojnë.Miokardi është indi muskulor i zemrës dhe formon një shtresë të mesme midisepikardit të jashtëm dheendokardit të brendshëm.
Koordinimi itkurrjeve të muskujve kardiak bën të mundur shtyrjen dhe kalimin egjakut ngaatriumet nëpërventrikula dhe më pas për në enët e gjakut ku shkon për në organet e tjera. Ky mekanizëm i ndërlikuar ilustronsistolën e zemrës.
Qelizat e muskulit të zemrës, ndryshe nga qelizat e tjera të trupit, mbështeten në gjakun e disponueshëm dhe furnizimin e rrymës elektrike për të shpërndarë oksigjenin dhe nutrientët dhe për të larguar mbetjet sidioksidi i karbonit.Arteriet koronare ndihmojnë për të përmbushur këtë funksion.
Një embrion pule që tregon mezodermën parasomitike në të dyja anët e mbështjellave neurale. Pjesa e përparme ka filluar të formoje somite (shënuar si "segmente primitive")
Gjatë zhvillimit,mioblastet (qelizat muskulore paraprirëse) ose ngelen në formën somite ose formojnë muskuj të lidhur me shtyllën kurrizore ose migrojnë drejt trupit për të formuar të gjithë muskujt e tjerë. Migrimi i mioblasteve parapriret nga krijimi i strukturave tëindeve lidhor, të cilat formohen ngamezoderma e pllakës anësore. Mioblastet ndjekin sinjalet kimike për të shkuar në vendet e duhura ku ata shkrihen me qelizat skeletore të zgjatura.
Funksioni kryesor i indit muskulor ështëtkurrja. Tre llojet e indeve muskulor (skeletor, kardiak dhe të lëmuar) kanë ndryshime domethënëse. Gjithsesi ata përdorin të njëjtën mënyrë lëvizje me anë tëaktinës kundrejtmiozinës për të krijuar tkurrjen.
Në muskujt skeletor tkurrja nxitet ngaimpulset elektrike të transmetuara nganervat lëvizore. Tkurrjet e muskujve kardiak dhe të lëmuar nxiten nga qeliza stimuluese të cilat tkurren rregullisht dhe përhapin tkurrjet drejt qelizave muskulore me të cilat kanë lidhje. Të gjitha tkurrjet e muskujve skeletorë dhe të shumë muskujve të lëmuar mundësohen nganeurotransmetuesiacetilkolinë.
Muskuli i lëmuar gjendet pothuajse në të gjithasistemet e organeve sidomos nëorganet e zbrazët sistomaku dhefshikëza e urinës, në strukutra gypëzore sienët e gjakut dhelimfës dhe kanalet biliar dhe në organet me muskuj rrethor si mitra dhe syri. Ai luan një rol të rëndësishëm në kanale dhe gjendat ekzokrine. Ai përmbush detyra të ndryshme si mbyllja e hapjeve të ndryshme ose transportimi i kimës përmes tkurrjeve në formën e valëve në hapësirën e zorrës. Qelizat e muskujve të lëmuar tkurren më ngadalë se ato të muskujve skeletorë por ato janë më të forta, më të qëndrueshme dhe iu nevojitet më pak energji. Muskuli i lëmuar është gjithashtu jovullnetar ndryshe nga muskuli skeletor të cilit i nevojitet një nxitës për t'u tkurrur.
Muskuli kardiak është muskuli i zemrës. Ai vetë-tkurret, kontrollohet ngasistemi nervor autonom dhe duhet të vazhdojë të tkurret në të njëjtin mënyrë dhe ritëm gjatë gjithë jetës së organizmit. Prandaj ai ka veçori të ndryshme nga muskujt e tjerë.
↑Paniagua, R; Royuela, M; García-Anchuelo, RM; Fraile, B (janar 1996). "Ultrastructure of invertebrate muscle cell types".Histology and Histopathology (në anglisht).11 (1): 181–201.PMID8720463.